Veliaj: Shqipëria, progres në luftën kundër dhunës ndaj grave

6 Mars 2014, 19:35Sociale TEMA
Veliaj: Shqipëria, progres në luftën kundër dhunës ndaj

“Fuqizimi i grave dhe vajzave është element thelbësor në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe për një shoqëri me barazi gjinore”.  Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iu drejtua me këto fjalë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vienë, duke vënë në dukje përpjekjet, strategjinë dhe sfidat e qeverisë shqiptare për të promovuar barazinë gjinore dhe luftuar dhunën në familje.

“Barazia mes grave dhe burrave është aspekti  thelbësor i një shoqërie të drejtë dhe demokratike, që mbështetet në zbatimin e ligjit. Miratimin e ligjeve dhe politikave për barazi gjinore qeveria shqiptare i vlerëson si progres në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Jemi të vendosur të punojmë fort me partnerët tanë evropianë për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave në Shqipëri,” tha Veliaj në fjalën e tij.

Ai shtoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se të drejtat e grave janë pjesë përbërëse e të drejtave të njeriut, duke theksuar faktin se ajo ka miratuar të gjitha instrumentet ligjore.

“Shqipëria është e angazhuar ta luftojë dhunën në familje,” u shpreh ministri Veliaj.

Sipas tij, përfshirja e gjashtë ministreve femra në qeveri është një shenjë që e reflekton këtë angazhim, ndonëse ka ende për t’u bërë për përfaqësim të denjë të femrave në jetën politike dhe publike.

Shefi i Misionit të SHBA-ve në OSBE, Ambasadori Daniel B. Baer, vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e femrave në vendimmarrje.

“Rritja e numrit të ministreve femra në qeveri këtë vit, përbën një shembull të rëndësishëm të vendosur nga Shqipëria”, tha ai.

Më pas, Veliaj paraqiti masat që Shqipëria ka ndërmarrë në mbështetje të viktimave të dhunës në familje duke forcuar legjislacionin, rritur bashkëpunimin e shoqërisë civile, si dhe duke rritur kapacitetet e të gjitha grupeve profesionale që trajtojnë dhunën ndaj grave.

Ai paraqiti nismat e fundit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për t’ua dhënë grave dhe vajzave të drejtën për të tërhequr ndihmën ekonomike, si dhe heqjen e tarifave për kurset e trajnimit profesional.

Këto masa janë vlerësuar nga vendet anëtare të OSBE-së duke u veçuar si një nga vendet që ka bërë progres në këtë drejtim.

“Megjithatë, pavarësisht progresit të arritur, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve në Shqipëri mbetet një dukuri shqetësuese,” tha ai, duke shtuar se “për të patur progres të qëndrueshëm në këtë fushë kemi nevojë jo vetëm për angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë, por edhe të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë shqiptare në tërësi”.

Veliaj tha se qeveria do të vazhdojë të punojë me OSBE në promovimin e mbrojtjes së të drejtave të grave, duke nënvizuar se viti 2014 shënon dhjetë vjet nga koha e krijimit të Planit të Veprimit të OSBE-së për Promovimin e Barazisë Gjinore. Këshilli i Përhershëm i OSBE-së është organ i rëndësishëm vendimmarrës i organizatës që përbëhet nga 57 vende anëtare. Ky Këshill mblidhet çdo javë në Vienë për të diskutuar zhvillimet në vendet ku OSBE-ja është prezentë dhe merr vendime mbi çështje të caktuara.

14 komente në “Veliaj: Shqipëria, progres në luftën kundër dhunës ndaj grave”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Ik o mavri se na lodhe. Sa here ta shohim surratin ne televizor na peshtillen zorret.

    1. agron says:

      Veliaj po ben pune shume te mire si minister

      1. desara says:

        po bravo dhuna ndaj grave nuk dhet te ekzisotje dhe kjo eshte nje nisme shume e mire

        1. bledi says:

          eh shqipera po perparon me njerez si ju

          1. Cufja says:

            ja bravo keshtu behen punet e mira avash avash

    2. deda says:

      po clidhje ka kjo me temen more zoteri. apo je nga ata VIQIDOLSAT QE E SHKERDHEN GRUAN NE DRU SE E KE TI TE VOGEL DHE SE KENAQ DOT?

      O ERION KETA NJEREZ DUAN VETEN GJAK E TYM. JEPI VLLA, BEJ NDRYSHIMET QE NEVOJITEN.

    3. Moza says:

      Barazia Gjinore eshte gjeja me e rendesishme. Ministri Veliaj po punon qe grate te marrin nje trajtim sa me te mire.

  2. tourkofagos says:

    c’flet budalleqe mor ministro,po c’progres do te besh mo me gyzelet shqipfoles???
    ata e shikojne gruan apo femrat ne pergjithesi si prone[saktesuar edhe nga Korani] ku mund tia heq koken kur te doje…..pune korrakesh!

  3. neti says:

    Po po, kaq progres ka bere Shqiperi ne drejtim te dhunes ndaj grave sa mjafton te lexosh komentet online per te kuptuar se ne cfare stadi jane gjerat. Provoni te lexoni komentet ne fund te nje artikulli qe flet per LGBT dhe do ta kuptoni akoma me mire. Nuk zgjidhe problemi i dhunes mbi grate duke vene disa mimoza llastica ne qeveri. Kemi nevoje per nje reforme edukuese qe te nise qe nga shkolla fillore.

    1. turi says:

      shqiperia po ben progres me gjthe keto nisma te mira qe po merren prdite e me shume

  4. geldi says:

    ky eshte minister 1sh

  5. al asad says:

    cfare thote ky injoranti se vetem per minister nuk ben ,, per cilat te drejta flet ky. se po te rrahe nje burre gruan e denojne me burge , ndersa po te rrah gruaja burrin i thote qyqetari aman burre qenke ti qe te rreh edhe gruaja,, rendi per cilin rend flasin keta injorantet..

  6. King ARTHUR says:

    Nuk rreh kush gruan me tani qe tha Velia ministri i besueshem i… Mireqenies. Shkalla e mireqenies tregon shkallen e besushmerise se partizanit te vogel Velo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje