Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka urdhëruar revokimin e 121 lejeve minerare pas kontrollit të ushtruar në këto subjekte.
“Gjatë këtij auditimi, krahas subjekteve të cilat zhvillojnë aktivitet minerar në zbatim të kërkesave ligjore, janë evidentuar edhe disa subjekte të tjera, të cilat megjithëse janë pajisur me leje minerare të rregullta, nuk zbatojnë me korrektësi kërkesat për lejet minerare që kanë në zotërim dhe detyrimet financiare ndaj shtetit.
Në zbatim të ligjit, ministri Gjiknuri ka firmosur fillimin e procedurave për revokimin e 121 lejeve minerare, që përbëjnë rreth 16% të totalit të lejeve të lëshuara.
Disa prej këtyre subjekteve u ka përfunduar afati fillestar i lejes minerare dhe nuk kanë bërë në kohë kërkesë për zgjatjen e tij. Në përgjithësi, këto subjekte rezulton ta kenë ndërprerë aktivitetin minerar ndërsa AKBN dhe MEI u ka kërkuar rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar nga zhvillimi i këtij aktiviteti.
Një pjesë tjetër e subjekteve rezultojnë të zhvillojnë aktivitet të rregullt minerar por nuk janë korrekt me pagesat e garancive për zhvillimin e këtij aktiviteti. Këto subjekte nuk kanë paguar garancinë për rehabilitimin e mjedisit për vitet 2011-2012, duke mos zbatuar kërkesat e ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 dhe të V.K.M nr.440, datë 16.06.2011, “Për miratimin e formës të kushteve të rikthimit dhe mënyrës së llogaritjes së garancive financiare për rehabilitimin e mjedisit”,” thuhet në njoftim zyrtar.
“Një tjetër kategori subjektesh janë konstatuar se zhvillojnë aktivitet minerar në zona të mbrojtura mjedisore dhe që u ka mbaruar afati fillestar i lejes. Këto subjekte, megjithëse kanë kërkuar zgjatjen e afatit të lejes, kjo nuk u është pranuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pasi në zonën e licencuar nuk lejohet aktiviteti minerar.
Përveç këtyre 121 lejeve për të cilat ka nisur procedura e revokimit, për disa subjekte të tjera janë vendosur penalizime me gjoba.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaron se është në mbështetje të plotë të investitorëve duke i garantuar për mbështetjen maksimale në realizimin e detyrimeve kontraktuale me shtetin shqiptar. Gjithësesi, në asnjë rast, shteti nuk do të mbyllë sytë përpara rasteve kur investitorët shkelin detyrimet ligjore dhe nuk respektojnë marrëveshjet që kanë firmosur.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vazhdojë procesin e auditimit edhe për subjektet që veprojnë në minierat e bitumit dhe bakrit,” vijon njoftimi.
ME POSHTE LISTA E SUBJEKTEVE, TE CILEVE U REVOKOHET LEJA MINERARE
Bravo! keshtu dubet te behet!pasuria duhet lene te pergjegjshmeve e jo atyre qe u merte gjoben sala.
seriozisht e kane keta qe spo vene gjoba atyre bandava te mbushin xhepat vet? pse kshu keta? hahah.. pertej ironis nje BRAVO e madhe! eshte patriotike kjo veper! duhet re kujdesemi per pasurit e ketij vendi!
I lumtë qeverisë Rama sepse po i mban premtimet qe na ka dhene.
Shumë mirë qe janë revokuar lejet sepse punojne pa asnje siguri dhe pasiguria sjell vetem viktima.
#Rrespekt per qeverinë qe votuam me 23 qershor
vetem zhvillim do te sjelli perdorimi i mire i aseteve kombetare! me ne fund sdo te kemi m banda kromi qe terrorizojne dhe shfrytezojne femijet!
Leja e pare qe duhet anulluar eshte leja e firmes kanadeze Bankers Petrolum,
e cila po shkateron jeten e njerezve atje duke shkaktuar termete
Ajo firme kandeze qe vjedh naften tone dhe shkakton termete skandaloze .
…duhet ndjekur nga Shqiperia dhe duhet hedhur ne gjyq nderkombetar
Ajo eshte nje firme kriminale __
Te gjitha keto leje te revokuara nga ministri nuk kane rendesi fare,
jane sa per show,
perderisa lejon te punoje kompanine Bankers Petrolium te Kanadase,
nje kompani kriminale kundrejt ambjentit dhe jetes se njerezve tane
Ore, po këta të Qeverisë, sikur po e “teprojnë”…Me gjithë mënd e kanë ata, që ne duhet të zbatojmë të gjitha ligjet e shtetit…(???!!!). E kishim mirë Berishën…(“kthehu Salë, se bëmë shaka”…)
Ku eshte lista e subjekteve te cilave u eshte revokuar leja? Kur klikon, nuk del asgje.
komentues servila te pushtetit,keni nderuar vend me koment
uesit e gazetes 55 kur ishte rametlliu ne pushtet.as gjermanet qe i kan te gjitha gjerat ne terezi nga qeveria e tyre nuk i thone kur bravo asaj.militant legena nuk fshehet djelli me shosh.
Jan gjithe komentuesit deputete e drejtora skan ca bejne e lexojne temen
Ne tere boten kritikohet qeveria se gabimet permiresohen
Keta i bejne like vetes
U dhje kjo dynja mbushur me parazita
Kane plan te japin ndonje leje, apo vetem do te heqin leja!
BRAVO!!!!. Ku eshte lista e minierave te lira qe behet publike per investitore te vertete?!
Lista mungon. Eshte shaka e radhes nga Tema. Turp!
BRAVO !
Mire bejne qe i revokojne, kush paguan nqs prish kontraten.? Dhe mbi te gjitha kujt do ja japin? Se mos biem prej shiut ne bresher? Me falni por jam i prirur te mendoj te keqen…. Jo per gje por kane 45+24 vite qe tallen me ne.
I kane marre masat kane kaluar ne mbeshtetje te lsi. Pune ustallaresh i njoh mire, eh mo Edo cfare tu deshen, coji ne zgjedhje ta shohim sa u vlen lekura, e dine vet ndaj rine urte.
po ai i 700 mijeshit te Likes e ka akoma licencen apo ia kane hequr?