Beqaj: Tendenca e gripit të derrit në ulje, janë shënuar vetëm dy viktima (VIDEO)

11 Mars 2014, 13:25Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në përgjigje të kërkesës së komisionit me rend dite: “Dhënie informacioni nga Ministri i Shëndetësisë për situatën epidemiologjike në vend”.

Beqaj ka bërë me dije se në Shqipëri ka patur vetëm dy viktima nga gripi AH1N1.

Ai bëri me dije se ministria ka ndjekur me intensitet dhe vëmendje situatën gripale në vend, dy javë më parë. Kjo pasi, tendenca e gripit sezonal në atë periudhë ka qenë më e predispozuar.

“Kemi pasur vetëm dy raste që kanë shkaktuar vdekje e tyre. Por tashmë, tendenca e gripit është në ulje”, bëri me dije ministri Beqaj.

7 komente në “Beqaj: Tendenca e gripit të derrit në ulje, janë shënuar vetëm dy viktima (VIDEO)”

  1. Lini says:

    Bravo ministrise püer punen e mire qe po ben, e para shperndau ilacin ne te gjitha spitalet gje qe ka munguar dhe ndermori dhe nje fushate sensibilizuese gjithashtu.

    1. herta says:

      Urime ministrit per menaxhimin e situates, ishte shume e mir por jo perfekte, duhet te kishe kushtuar pak me shume rendesi fushates sensibilizuese por keni bere nje gje qe ne shqiperi ska ndodhur kurr, dhe eshte absurde ne fakt, TE JENE ILACET GATI.

      1. pjeshka says:

        E tkishte punu shteti perher kshu si po punon tani ku deo ishte shqiperia.

    2. adi says:

      me ne fund kemi ilace se per 8 vjet rrjesht shkonim me farmaci me vete.

      1. ajsel says:

        para 3 viteshh kur plasi gripi i pulave te gjith besoj ngrimin koken nga qelli per te ruajt vetem sot jemi pak te ruajt nga kjo gje sepse sot kemi shperndare ilace ne cdo spital per ta ruajt kte vend nga cdo fatkeqsi.

        1. ana says:

          me ne fund qe te shkojm rehat ne spitale se per 8 vite ruheshim qe mos na zinte noi smundje se do vdisnim ne shpi.

  2. 1 says:

    urime ministrit per kete nisme, eshte shume e rendesishme te sensibilizohen njerezit, per kujdesin dhe masat qe duhet te marin kunder virusit vdekjeprures

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje