Gjendja e grave nё Shqipёri: dhunё, diskriminim dhe errёsirё statistikash

8 Mars 2014, 14:49Sociale TEMA

Sipas studiuesve të shoqërisë, gjendja e gruas shqiptare në harkun e një viti është përkeqësuar në nivelin e vendimmarrjes, të ekonomisë, mbrojtjes sociale.

Në parlament ka aktualisht vetëm 18 përqind gra, një nivel shumë i ulët se fillimi i tranzicionit dhe shumë më poshtë se gjithë vendet e tjera të rajonit.

Gratë sipërmarrëse drejtojnë vetëm 25 përqind të bizneseve në shkallë kombëtare. Ato përfitojnë 20 përqind më pak në pensione, sigurime shoqërore dhe përkrahje sociale.

“Nevojiten statistika të detajuara mbi gjendjen e gave, sepse gjithë të dhënat janë të pjesshme dhe ka një mungesë të madhe informacioni për çështjet e grave”, thotë Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e “Aleancës gjinore për zhvillim”.

Mungesa e studimeve zyrtare i ka shtyrë shoqatat dhe rrjetet e shoqërisë civile që të bëjnë vetë sondazhe për të ndriçuar realitetin e dhunshëm ndaj grave shqiptare.

Nga këto sondazhe doli se 30 përqind e grave dhunohen në familje.

“Por ende nuk dihet se sa gra janë pa punë, apo të divorcuara, sa janë të pambrojtura, çfarë aftësish, shkollimesh dhe paaftësish dhe punësimesh kanë, pa përmendur pjesëmarrjen e ulët në institucione”, thotë Edlira Çepani, përfaqësuese e “Rrjetit për barazi në vendimmarrje”.

Studiuesit dhe veprimtarë të shoqërisë civile mendojnë se vitin e fundit janë thelluar mendësitë e vjetra kundër grave dhe ndasitë gjinore.

Diskriminimi i gruas është përkeqësuar si në familjen e vet, në familjen e burrit dhe në shoqëri. Përveç dhunës në familje, gratë shqiptare dhunohen edhe në punë, ku marrin paga dhe mbrojtje minimale.

“Sondazhet tregojnë se pabarazia gjinore në punë dhe në paga është rreth 17 për qind. Po ashtu 30 për qind e grave punojnë pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore, 20 për qind punojnë në kushte shumë të vështira pune me kimikate dhe rreziqe”, thotë Aranita Brahaj, nga Instituti Shqiptar i Shkencave.

Studiuesit pohojnë se gruaja shqiptare është më shumë e shkolluar se burrat, dhe më pak e punësuar. Ajo është e diskriminuar në arsim dhe shëndetësi, pikërisht në fushat ku edhe numerikisht është mbizotëruese. Kjo ndodh sepse politikat sociale dhe vendimmarrjen e kontrollojnë burrat pothuajse plotësisht./VOA

2 komente në “Gjendja e grave nё Shqipёri: dhunё, diskriminim dhe errёsirё statistikash”

  1. Doni says:

    Dhe cfar kane bere ,apo bejne grate shqiptare per te drejtat e tyre ?
    padyshim asgje nga ajo qe kan bere grate e botes . Nqs grate vendeve te civilizuara ja kane arritur atyre te drejtave ne shoqerit perkatese ,qe gezojn sot , kjo ka ardhur nga ajo se ato kan luftuar te bashkuara ,kunder cdo dhune verbale apo fizike .
    Nqs do shikojm grate shqiptare , shumica eshte inkuardruar si servile te Partive te ndryshme poltike ose Organizata Fantazme dhe e gjitha kjo ,per qellime te qarta perfitimi .
    Kush lufton per momentin ka tradhetuar shitur te ardhmen .

  2. dir says:

    Po patjeter.Gruaja eshte trajtuar vetem ne kohen e xhaxhit.Ne demokraci,gruaja nuk eshte me grua por shkerdhate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje