Dhoma Amerikane e Tregtisë: Statusin e humbët për shkak të hashashit. Legalizojeni dhe taksojeni!

10 Mars 2014, 19:28Sociale TEMA

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në një intervistë për ScanTV, thotë se Shqipëria nuk e ka marrë statusin pikërisht për shkak të hashashit.

Prandaj ai thotë se hashashi duhet legalizuar dhe taksuar.

“Arsyet e mungesës së statusit kandidat nuk janë feja e përhapur myslimane dhe as lëvizje të forta kundër Shqipërisë. Arsyeja kryesore është lufta e humbur kundër krimit të organizuar, pjesë e madhe e së cilës është dhe trafikimi i marijuanës. Ju jeni prodhuesi më i madh në Europë, dhe këtu nuk kemi kundërshtime”.

“Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekonomist. Pra nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të mendoni”.

“Ne e taksojmë në shtetin e Kolorados në masën 25% të fitimit. Ju duhet të kuptoni se marijuana kur largohet nga paligjshmëria dhe trajtohet si produkt në aspektin ekonomik, atëherë kemi të bëjmë me dicka krejtësisht ndryshe. Së fundmi presidenti amerikan është shprehur publikisht se, fitimet nga tregtia e marijuanës mund të përfshihen edhe në sistemin bankar, sigurisht pas disa kontrolleve”.

43 komente në “Dhoma Amerikane e Tregtisë: Statusin e humbët për shkak të hashashit. Legalizojeni dhe taksojeni!”

  1. Nardi says:

    A do investoje dhoma amerikane e tregetise ne kete biznes te ri ?

    1. loni says:

      ja dhe premtimi amerikan per shqiptaret ne vitin 1991 kur rrezuam regjimin komunist me ne fund u mbajt,ky eshte CEKU I BARDHE qe deri dje ne shqiptaret prisnim nga amerikanet per premtimin e pambajtur prejt tyre,ky eshte pluharizmi i sukseshem,te gjithe te DROGUAR per ti zgjatur jeten shqiptarit se ne komunizem pa HASHASH po vdisnim.URRA URRA URRA per cekun e bardhe.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Amerikoni don me na e fut keq,ene me na mbajt larg Evropit.
        Legalizimi i Hashashit do te thote vetvrasje per Qeverine Socialiste.
        Ather ta harrojme se Evropa ka me na pranu.
        Kjo qe thot ky Hamerikoni osht Bullshit i rrezikshem.

    2. Farudin Halimi says:

      E shikoni pra sa fort qe bashkepunojke PD & lazarati me Ameriken e madhe.
      Merruni me turqit ju socialistat.
      http://goo.gl/uvd8M1

    3. genci says:

      BORDELLO

      Dmth po ta LEGALIZOJME punohet me me rregullat e veprimtarise ekonomike.

      1. Marketing dhe Reklame

      2. Qellimi kryesor do te ishte “Te rrisim shitjet”

      3. Ti drejtohemi moshave te reja. Nje Perdorues sot, eshte nje klient neser.

      4. Hajvane qe shohin Big Brother, dhe konsumojne Produktet tona KULTURORE

      5. Shkojne ne rresht ne zgjedhjet ew rradhes,

      6. Parimi baze i Marketingut: SHIJET Krijohen

      sipas qejfit te atyre qe Duan te Shesin

  2. tourkofagos says:

    hahahahaha,cpo tallin ”edoganin”keta amerikonet …….!!!
    mire se hasisin e ligjezojme dhe taxojme,po me muslim brodhers si do te bejme….!!??

    1. kosovari says:

      O karagunis si ma ke karamalisin apo e di karaiskaqi,le qe ca merren me ty une, ti je karaloqja!!!!! Te fala mi beje karajanullatosit..:P

      1. raimondi Vlonjati says:

        Po te legalizohet hashashi, atehere gjithe Shqiperia hashash do mbjelle, hahahahahaha –dhe do na dale boja fare

      2. enea says:

        Janullatosit tia dish per nder qe bashkeatdhetareve te tu ne 1999 i mirepriti. As vellezerit e tu turq nuk e bene.

        Por nejse, e ke zakon te keq shqiptar qe harron te mirat qe te ben tjetri.

        Qendro larg nga Shqiperia. Shqiperia nuk eshte vendi i jot, eshte i joni.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Sipas ketij,Berisha qe vrojtoi me avionet special italian te droges,paska punuar kunder integrimit.
    Berisha ishte ai qe e toleroi mbjelljen e hashashit,ne fund te mandatit,kur do largohej,thiri evropianet per ta pare nga ajeri.
    U habiten,sa ishte rritur !

    1. ari says:

      kendveshtrim tjeter-tek Berisha leviznin me frige vetem me nje Qind gram.tashe te shoku i tyre rama i droguar levizin me tonelata.policet e tahirit lejuan 20 tone ne greqi dhe itali.kane bere konservim kur te ju vijen shoket ne pushtet ta shesin por ja qe Berisha e ka pallen e madhe po i komandon edhe policet italjane qe te ju zejne Drogen kokepalarve.tritoli behet vetem per shkak se po ju kapet droga tahirut e rames.tash ne vende qe blersit e votave te paguheshin me para droge do te paguhen me para te marra borgj nga banka botrore dhe fmn.

  4. Marko Nika says:

    E ke mire ti mer amerikano, po hajde mbushu mendjen mafiozeve me kollare ne parlament qe u leverdis te qendroje keshtu siç eshte situata. Ketu po fusin ne burg perdorues per pak grame ?
    Shifni tani si do vershojne komentet e injoranteve qe mendojne se kjo bime te vret sapo ti afrohesh afer!

  5. Mustaqelli Efendi says:

    Me ne fund. Po kur e thone dhe puritanistet amerikan, vaj medet ku jemi. Legalizojeni, ka te drejte.

    Po nje gje nuk eshte e qarte: Po u legalizua, si mund te tregtohet jashte shqiperise legalisht ??

    Prandaj zoti puritanist qafkuq, mos ia fut kot. Ne nuk prodhojme aq shume per veten tone, po per bardhucet e perendimit.

  6. Neorealizmi says:

    Jam pro kesaj ideje. Kush do ta pije le te urdheroje ne Shqiperi. Turistet e “sajuar” nuk kane mundesi te shohin plehrat dhe ambientin e piset tonin!

  7. Muzikanti says:

    Shume e drejte, duhet legalizuar para se ta beje ndonje fqin i yne Ballkanik e te mari triumfin e suksesit,civilizimit, turizmit dhe sigurisht te ardhurave te majme….

  8. vlora.aj says:

    Kujt ja thua??????????.

  9. WEB says:

    Ja paska futur me hashash edhe ky ,,,,pi me pak se te than trute

  10. BASHA DHE BERISHA I TRITOLIT LARGOHU, KURSE DO TE ISHTE VETEVRASJE PER C'DO SHQIPTAR PO TE DEGJONIN BERISHEN. says:

    Ju thoni se nuk eshte feja islamike e perhapur ne menyre skandale ne ish Shqiperine kristiane? Po mor po, shkak eshte sulltanirizmi islamik. I keni pare grate si vishen, pra si sorra te zeza. Shqiptaret nuk e njohin historine e tyre per hir te islamizmit. Si mund te futesh ne Evrope me sorra islamike? Tani mund te thoni se hashashi e paska fajin.

  11. shqiptari says:

    Po mire thuhet te legalizohet hashashi ne Shqiperi,por mire,por a e lejon Berisha-Basha,apo Rama e Meta me shoke nje fakt te tille,kur ato i marrin te pa prekura fitimet prej saj!
    Te thuash te legalizohet hashashi ne nje vend si shqiperia qe krimi ben ligjin,nese nuk eshte padije eshte idjotesi.

  12. Niko says:

    O burra shipetar u be deti kos.

  13. . says:

    ———————————————————————————————-

    TURP i madhe keto fjale qe thuhen.

    Shqiperia tashme me kete lloj populli qe ka mbetur apo zbritur nga malet, kodrat dhe provincat e thella malore dhe pa kulture,

    zbriten, shkaterruan, zabtuan pa leje gjithcka qe ju doli perpara (me deshiren e krimineli Sali Bisha) 23 vjet, kurre nuk kane pelqyer “Punen” por “kafenete” per thashetheme dhe korrupsion.

    —————————————————————————————————–

    “Legalizimi Hashashit” do te ishte “FUNDI TRAGJIK” i Shqiperise.

  14. perendimori says:

    e kam shkruar ato dite kur u refuzua statusi dhe zeri me i forti ishte Hollanda – sepse ky shtet e ka legalizuar dhe jemi konukrent i paligjshem i Hollandes per prodhimin e mariujanes. Pra sa muja duhet qe te kalojne qe Z. Tahiri dhe Z. Rama a e menduan se duhet te merren edhe me ket pune.

  15. perparimi says:

    HAHAH LEGALIZIMIN NUK DO TA LEJOJE EDI RAME HASHASHI

  16. Futja kot says:

    Po u legalizua hashashi dhe droga a nuk do shitet 1 kg droge baras me nje kg miell gruri?? Pra cmimi do shkoje per lesh dhe bosat politikane qe kontrollojne tregun do dalin me gishtin ne goje..Qeveritaret shqiptare u bene thirrje ne vitet 90 europianeve te investonin ne shqiperi dhe kur e pane qe kerkush nuk vinte se nuk na donin ,keta u thane do e bejme shqiperine me te begate me mariuane se hollanda,edhe flamurin do ja heqim shqiponjen dhe do vendosim gjethen e mariuanes se Bob Marley-it ngjyre verdhe,jeshile e te kuqe

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Legalizoje qe te rrine me dite (jo me ore) rinia ne kafene..Sipas vendit dhe kuvendi o konservatori yne..

  18. babec says:

    Jemi vone! Duhet menjehere!!!

  19. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Lazarati eksporton afer 5 miliarde dolare ne vit, nese e taksojme me 25% i bie WOWOOOOW 1 miliarde e 250 milione per Shqiperine ( per qeveritaret )!
    Tregu i heroines mbi 70 miliarde ne vit, 80% kontrollohet nga shqiptaret, nese i taksojme nga 30% i bie per Shqiperine…..lere se me iku truri ?

    Kanabisi nuk perdoret vetem per te vizituar Zotin, por edhe per gjera tjera. Te legalizohet prodhimi i kontrolluar dhe perdorimi per ceshtje medikale do ishte nje plus per ekonomine, dhe per imazhin e Shqiperise ( pozitiv kesaj radhe )…kemi nevoje per lek o njerez!

  20. _I_ says:

    Mendojeni mire kete ide o shqipetare, se nuk eshte aq e keqe sa ju duket disave prej jush qe komentoni.

    A mund t’a ndaloni kultivinin e marjuanes?
    – Te gjithe e dini qe JOOOOOO nuk mund t’a ndaloni
    A duhet t’a ndaloni kultivimin?
    – Jo nuk duhet ndaluar sepse sjell miljarda dollare fitim.
    Cfare do fitoje Shqiperia nga legalizimi i marjuanes:
    – Se pari do jete e ligjeshme dhe do mbildhen taksat per shtetin.
    – Do te vine turiste nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera per te bere pushime si ne dimer dhe ne vere duke e ditur qe de kene mindesi te bejne qejf edhe me marjuane pa u trembur nga policia – pra milona turiste qe do hane e pine ne Shqiperi
    – Perseri mijra vende pune ne turizem dhe miljarda dollare do vine ne Shqiperi.

    Marjuana nuk eshte me keqe se alkoli dhe duhani dhe askush nuk te detyron ta pishe me zor!

  21. tani says:

    Prandaj duhet mbyllur aktiviteti ne lazarat dhe populli ti kthehet punes se ndershme,te mbjelli patate, domate, qepe,grure, rrush,pras,etj,dhe me keto fitohen para,vetem nje fshat I vogel pengon gjithe shqiperine.

  22. Kacamilli says:

    Me legalizimin e marijuanes shteti do forcohej qamet, mafia do te rrezohej dhe Shqiperia sdo kishte nevoje ta transportonte ilegalisht kerrkund, por do i hapte rrugen “turizmit kreativ” ku gjithe europa dhe kina do dyndej ketu per te pire bar ne rehat (si ne Hollande). Shqiptaret do beheshin miliardere dhe per kete skam me te voglin dyshim… por kjo ndodh vetem nese amerikanet futen mik tek europa me gropa per te na e lejuar kete nisme.

  23. PARTIZANI says:

    O je ndonje trafikant droge, ose je koqe gomari. C’na tregon Coloradon?
    E PARA: nuk lejohet te vije nga jashte shtetit te Colorados, duhet te prodhohet aty.
    E DYTA: Te gjitha dyqanet marrin vetem cash (pare te thata) sepse bankat nuk pranojne te bejne bisnes me dyqanet dhe kultivuesit e droges(hashashit) Kjo ka rritur rastet e vjedhjeve dhe pronaret kane punesuar firma private sigurimi per te ruajtur duqanet dhe transportuar parate.
    E TRETA: Sipas mendjes tende te ndritur, po e legalizove ku do ta cosh? Ne te sat eme? Se vendet e tjera nuk e kane te legalizuar.
    Rruga e vetme Koqe kryetar eshte NDALIMI I kultivimit.

  24. Ustai says:

    Hej shqypni me ta lumsha

  25. Kujtimi says:

    Keni te drejte Hollanda po lulezon me taxa

  26. Limi, Kosove says:

    Shqiperia duhet te afrohet me Kinen e Rusine se BE-se dhe SHBA-ve osht ka ju cof morri

  27. enea says:

    o te dhjefsha mendimet e amerikanve injorante.
    Nje pyetje kam per keta mendje-ndriturit: Ju pse nuk e legalizoni ne amerike dhe ta taksoni????

  28. Ariu i murmë says:

    Deri tani, “taksën” e hashashit “e vjelin” vetë politikanët për xhepat e tyre. Pse ta legalizojnë, e paratë t’ marrë shteti…??? Budallenj janë…?

  29. Frasheri says:

    Sa mire na vleresojne si kavie?! Kot nuk thone me mire mut se i vogel.

  30. hari says:

    Po dhe hollanda nga kjo arsye ishte qe luftoi qe shqiperia te mos marri statusin se e ka shqipnine konkurent . Se.shperia po i merre tregun .

  31. shpetim says:

    ky lloj propozimi eshte nje poshtersi shqeto ndaj nesh. Medet ku kemi mbrritur .

  32. lexues says:

    c’ne dhoma e tregtise amerikane qe flet per vendimet e BE-se. Teorikisht keta jane ne konkurrence me BE-ne.

  33. TASO says:

    GJithe bota eshte drejte legalizimit,te pakten do i futen punes,dhe tokat djere do çfrytezohen,do shpetojme dhe 30% te buxhetit per burgjet,dhe djemte nuk do na futen ne burge,perfitimi financiare i shtetit do jete me i madhe se fitimet nga nafta e mineralet.

  34. Agron says:

    Ne qe po komentojme ketu kot qe flasim per konservatorizem dhe parime Thoni qe po u legalizua do te kemi shume pasoja per rinine per ambientin . Pak sy duhet per te pare qe rinia dhe ambienti yne i ka aktualisht keto deme. Gjithashtu duke qene i palegalizuar , vetem korrupsioni dhe krimi lulezon, Pse kaq e veshtire e ka shteti yne mos me e leju Lazaratin te prodhoje???????????. Po e lejon, se u intereson te mbushet xhepi i politikaneve. Po krimi , sa veta vriten per prishje pazaresh per hashsashin????? A e keni menduar qe futen ne burg ata qe jane per buken e gojes se nuk shohin zgjidhje tjeter dhe jo politikanet e korruptuar……….. Legalizimi do te thote kontroll nga shteti , dhe tatime mbi ate qe prodhohet . Me sa kuptoj nga kjo interviste ideja e propozimit per legalizim vjen per te qene te paret ne Europe. Pasi edhe Greqia dhe bende te tjera te evropes po e mendojne kete strategji. Por nese nuk je i pari qe e ben kete, do te humbasesh avantazhin e cmimit te tregut , cmimi do te bjere aq shume sa qe askush nuk do te jete me i interesuar te prodhoje hashash , Pra shkurt avantazhi i industrise sone te vetme qe lulezon ( te vjen keq , por keshtu eshte realiteti) eshte te legalizohet tani. Vendet e tjera ne amerike te veriut dhe te juut kane gati edhe legjislacionin per legalizimin e tij.

  35. Joe says:

    Lexoni dhe kuptojeni kete bim nga 1 Aspekt tjeter !

    Esht nj’ bim qe jo pak Shqiptar e kan provuar , por vetem pak nga kto Shqiptar i din efektet e ksaj Bime .
    Marijuhana esht nje lloj bime qe sulmon gripin , sulmon Kancerin , kuron Epilepsin [ semundjen e tokes ] etj etj .
    T’gjith Shqiptaret e din qe Edi Rama , aktualisht Kryeministri i Shqipris esht Mallist nr. 1 dhe jo per Hashash por per Kokain . A e keni menduar qe n.q.s Marijuhana do t’legalizohej dhe taksohej ne Shqipri , vendi jon mund t’ngjiste shum Shkall ne EKONOMIN e saj ???
    Pastaj kush mund t’ket shkuar n’Holland do ket par qe neper Dyqanet ose FARMACIT qe ndodhen andej ka Hashash Lazarati … !

    Epo , mendoj se problemi nuk qendron te Legalizimi i ksaj Bime , por dhunimi i Dinjitetit i 60 % t’adoleshentve ne Tirane nga ana e Policis .
    Problemi qendron qe per 1 cigare Hashash perfundon neper Komisariatet e Policis i gufmuar , fizikisht i dhunuar nga Policet , ku mallistet e vertet jan ato qe jan ne pushtet … !
    Keqinterpretimi i ketyre ngjarjeve sjell ket Shqipri ku jetojm , te rrenuar nga lojrat e ktyre qe gjoja bojn mir per Shqiprin , ku ajo c’ka bejn esht vetem Rrenimi saj …

    Epo sic’ thon t’mocmit

    ME UJIN , ZJARRIN DHE QEVERIN MOS LUAJ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje