Alfred Moisiu rrëfen 10 vite pa djalin: E kam plagë që nuk më la pasardhës

10 Mars 2014, 11:13Sociale TEMA

Ish- presidenti Alfred Moisiu rrëfen 10 vitet pa djalin e tij, Admirin, i cili humbi jetën në një aksident.

“Kisha kaluar një vit e gjysmë në detyrë. Gjithmonë më duket sikur Admiri nuk është këtu në Tiranë, por ka shkuar diku për ndonjë punë me shërbim. Vetëm kur vete në varreza, atje ndesh me realitetin që ai nuk është më në këtë jetë. Sigurisht që ne në familje e kujtojmë në vazhdimësi, është normale për çdo familje sepse iku në moshë shumë të re, por jeta kështu është, njeriu detyrohet ta përballojë atë ashtu si i vjen, sepse nuk ka fuqi të ndikojë në ndryshimin e rrjedhës së saj”, shprehet Moisiu për Shekullin.

“Admiri ishte djali im i vetëm. Për fatin e keq në familjen tonë Moisiu, dhe vëllait tim disa vite më parë i vdiq djali i vetëm. Dhe ai ka një vajzë, unë kam 3 vajza, kështu që është direkt një problem që lidhet me trashëgiminë, se Admiri nuk më la as një pasardhës dhe e kam plagë. Është një peng i madh për mua”.

Admir Moisiu humbi jetën në aksident tragjik mëngjesin e 10 marsit 2004, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë.

Moisiu rrëfen se shkon shpesh në varreza për ta përkujtuar.

“Shkoj, megjithëse vajzat nuk më lënë që të shkoj shpesh. Shkoj sipas rasteve, kur ka ditëlindjen, kur përkujtoj time shoqe, është aty pranë dhe ajo. Sigurisht, kur njeriu shkon në varreza, shkon për të respektuar kujtimin e e atij që është aty, por në të njëjtën kohë ndjen edhe njëfarë lehtësimi kombinur edhe me hidhërimin bashkë”.

Moisiu tregon se lajmin e hidhur e ka marrë nga ish- kryeministri Nano.

“Erdhi Ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Pandeli Majko.Erdhi në zyrë edhe i ndjeri Sabri Godo dhe disa të tjerë, sepse nuk ishte gjetur trupi dhe nuk dihej se çfarë kishte ndodhur. Megjithëse është e çuditshme, por e ndjeva menjëherë se djali kishte mbaruar, sepse ai ishte edhe notar i mirë, i fuqishëm fizikisht dhe, po të mos kishte ndodhur ndonjë vdekje e menjëhershme, ai do e kishte përballuar”, shprehet ish –presidenti Moisiu.

Për sa i përket marrdhënieve të djalit me familjen dhe shoqërinë, Moisiu e përkufizon kështu: “Lidhjen më të veçantë e mbante me Rubenën, sepse ajo ndihmonte të ëmën derisa u rrit, e kishte si nënë të dytë. Kujdesej shumë për motrat, por në mënyrë të veçantë për mbesat. Ishte shumë xheloz si natyrë, mund të themi gjysmë fanatiku, gjë që femrat nuk e parapëlqejnë sot. Por motrat e ndiejnë shumë mungesën e tij, dhe mbesat po ashtu. Kishte një zemër shumë të dhimbsur dhe gjithmonë përpiqej që të bënte mirë. Thonë që njeriu që bën mirë ka jetë sa më të gjatë, por nuk qenka kështu. Ai ka qenë zemërmirë, donte të bënte mirë për njerëzit, ishte dhe shumë i sjellshëm në shoqëri. Interesant është fakti se kishte lidhje me një grup shokësh që kishin profile të ndryshme të punës, por në mënyrë të veçantë u lidh me ata të muzikës, si me djem dhe vajza. Ishte shumë i shoqërueshëm. Kishte një vesh shumë shumë të mirë për muzikë. Po dinte dhe të imitonte shumë mirë dhe për këtë bënin shaka shoqëria dhe motra e vet, dukesh që je Moisi, i thoshin”.

34 komente në “Alfred Moisiu rrëfen 10 vite pa djalin: E kam plagë që nuk më la pasardhës”

  1. net says:

    Gjynah i madh . Allahu te lehtesofte dhimbjen!

    1. Mira says:

      Harrove të thoje që kishte dhe një portofol të majmë me pare..!
      Para që kanë çuar në vdekje shumë e shumë familje të varfëra shqiptare..!
      Vetëm vdekja juaj na shpëton si komb, vetëm vdekja juaj i hap rrugën integrimit, vetëm vdekja juaj është një dhuratë prej Zotit..!
      Ajde dhe në kokën tate…!

    2. hitleri says:

      Qa ka te bejne allahu ktu more i mrapambetur,

  2. endi says:

    ndjese por zoti Moisiu nuk e meritonte ate djale, zoti Moisiu eshte nje zotri i vertete, mjaft mburrem cdo te vdekur. me mire heshtni shqiptar te shtirur.

  3. Vunoi i Himares says:

    Ky eshte burre shteti.Per te tille burra ka nevoje Shqiperia.

  4. Kaini says:

    Moisiu u mor nga dominoja e e bene President e tani eshte kthyer prap dominose dhe nganjehere ben shkrime me porosi nga qeveria sot.

    1. tironsi says:

      Ja ke cut kot , kokrra e budallait.
      shkrimi siper nuk ka lidhje fare me qeverine.

    2. kaposhi says:

      ashtu te duket si shkrim qeverie ky mor i mjere z moisi eshte burre shteti nje prej presidentet me te mire qe ka patur shqiperia

  5. elinor says:

    “Thonë që njeriu që bën mirë ka jetë sa më të gjatë, por nuk qenka kështu.”
    Kete kemi pasur president ne??? Normal qe fisi Zulu do kishte nje magjistar fshati si ky!
    Nuk dua ta gjykoj pa e njohur mire por nje djale i vetem mbas tri vajzave…..them se ka qene llastuar pak me shume se duhej. Pervec kesaj edhe djale presidenti….

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Ai ka fol si prind,dhe ne nji situat dhimbjeje.
      Tregohu pak me tolerant dhe me i kuptushem.
      Alfred Moisiu osht burre me vlera dhe nje shqiptar me gjak e shpirt.

      1. elinor says:

        Nuk me pelqen mentaliteti “djali eshte bota”, aq me pak nga nje ish-president. “Ishte djale i vetem, fanatik,….nuk kam me trashegimtar….” Mentalitet tipik maskilist! Gjithashtu, ajo e thena qe ai paska degjuar per “nje qe ben mire duhet te jetoje sa me gjate” eshte krejtesisht e palogjikshme. Duhet ta kete shpikur ai vete, i zhgenjyer qe djali i tij “i mire” (nuk e kam njohur dhe nuk kam pse e dyshoj si i tille) nuk jetoi gjate. Dalloj njefare egoizmi ketu. Ne fakt eshte e kunderta — te keqin nuk e do as djalli. Gjithnje i miri shkon. Pastaj, djemte e te gjithe ne te tjereve jane te mire te mire, apo jo? A mos duhej te ikte ndonje nga ata ne vend te djalit te presidentit?
        Nje burre i mencur pranon ate qe jeta i sjell dhe nuk mendon “pse me ndodhi mua”!

        1. Tarrasi says:

          Elinor je nje injorante e paskrupullt dhe nje seksiste e pa pare pavarsisht qe jeton ne USA me vjen keq per menyren se si shprehesh jo vetem ketu por ne cdo koment tjeter.

          Kur u martove a more mbiemrin e burrit?
          Te paskan bere shume te padrejta meshkujt qe te rrethojne qe me zor pret te nxjeresh dufin ketu.

          Sinqerisht me vjen keq per ty.

          1. elinor says:

            Jam mashkull o Tarrasa dhe nuk jetoj ne USA. Nje nga arsyet qe femrat shqiptare vuajne kaq shume eshte se jetojne ne mes te nje shoqerie maskiliste qe shtin me pushke kur lind djale. Jane vajzat ato qe shqetesohen vazhdimisht per prinderit megjithese ka kohe qe jane larguar nga shtepia nderkohe qe vellai i vetem rritet i llastuar duke mos prekur pune me dore ne shumicen e rasteve.
            “Nje injorant i paskrupullt”?! Zakonisht keqberesit jane te paskrupullt, jo injorantet. Apo po mundohesh t’i rreshtosh ofendimet si te te vijne per mbare pa ja u ditur kuptimin??

        2. lab says:

          te uroj te te bjere ta provosh pastaj te te degjojm se si do nxjeresh brockulla nga ajo mendja jote fycke

  6. Ne radhe te pare admiroj kete njeri te madh te kombit
    tone ,per permbajtjen qe tregon ne aparence.
    Por ,te humbesh djalin e vetem ,,,nuk besoj se
    ndodhesh mbi dhe !
    Mbi te gjitha do te thoja ,se ky njeri na duhej tani per
    te bere shtet. Shtet dhe me disa lloj myslimanesh
    nuk behet. Shtetin do ta bejne vetem kristianet.
    Ky eshte gjak me te Madherishmin Aleksander Moisiu.
    I cili ka qene dhe mbetet nji nga figurat me te medha
    boterore,dhe ne Shqiperi nuk ja permend njeri emrin
    se kane frike se mos ndricon me shume se sa ndricojne
    njemije myslimane te artit ,se bashku.
    E them kete gje ,sepse Moisiun e kam lexuar
    qe kur isha i vogel ,kisha dhe nji album te tij
    ne rolet e Homerit,Shekspirit,dhe te shume figurave
    boterore.

    1. Shqptari says:

      vazhdo te lexosh dhe mendo se shqiptaret qe i perkasin konfesionit musliman nuk din shkrimlexim pasi e ke gjet vendin ku me u prononcu perndryshe z.Moisiu i madh ishte dhe ashtu mbeti keshtu mendojne edhe shume musliman , por keni gabuar sepse ky nuk ishte Aleksander Moisiu por ishte nji kryetar qe i mbajti te bashkuar te gjith shqiptaret pa marr parasyshe perkatesit e tyre konfesionale , sa per dijeni juve me shume me leni pershtypje si nji njeri qe keni fyer z.Alfred Moisiun me keto mendime. Z.Moisiut ngushllimet te perjetshme , kjo eshte jeta.

      1. Shqiptari says:

        Moderator te nderuar kerkoj ndjes per disa gabime drejtshkrimore por thelbi mbetet i pandryshuar dhe i kuptuar flm.ne mirkuptim.

  7. Emigranti says:

    Ju me lart qe beni komente ofenduese dhe vulgare a jeni njerez a jeni kafshe….zoti ju dhene fatkeqesi te tilla ne familje dhe provoni si ndjehet nje prind pastaj…kaq per ju shpellare
    Zoti Moisiu, Ngushellime te sinqerta per ju dhe familjen tuaj..nuk jua njoh djalin por imagjonoj dhimbjen qe keni por mbahuni ne kujtimet e tij..jete te gjate per ju dhe shqiptaret e ndershem si ju.

  8. Genti says:

    Kujtime interesante keto per nje djale si Adi i dashur shume per shoqerine.Kam nje njohje tangente me te por me ka ngelur ne memorje sinqeriteti dhe ciltersia e tij ndoshta jo e duhura per shoqerine shqiptare, gjithsesi mbetet ne djale i mire dhe me famijle te shquar si ajo e Moisive.

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Pershendetje Z Mojsiu
    djali te paste drite atje ku te jet po jeta keshtu qenka shkruar
    ke qene dhe je burr zotni me autoritet dhe respekt edhe nji here pershendetje

  10. gjon says:

    Bashkphem me dhimbjen e Moisiut per Djalin.Respekt per nje Shqiptare me tipare te larta Burrerore si Alfred moisiu.

  11. LRI says:

    Ndjes paste dhe ti ndrije shpirti ketij djali.Dhimbja e Alfred Moisiut per te birin eshte njerzore.Familja Moisiu ka bere shume per kete vend, si pak familje te tjera. Babai i Alfredit gjeneral Spiro Moisiu ishte shef i shtabit te pergjithshem i frontit antifashist gjate luftes,Alfredi nje president qe do te mbahet mend per nje burre shteti,Rubena e bija nje mjeke e nderuar.

  12. shqiptari says:

    po thuaj e kam peng qe me iku djali, se femija duhet te “percjelle” prindin dhe jo prindi te shohe tmerr duke “percjelle” femijen. ky thote e kam peng qe s’me la pasardhes. kjo eshte gjeja e fundit per nga rradha o Mojsi!

  13. ;LENA says:

    jetoi prej shum vjetesh jashte,ne pa mundesi per te ardhur ne shqiper mungese dekumentash,me dhimie,ofendime e perjetuam 97-98.disa na thonin jeni popull kriminel,i shanim me ato qe dinim ne per ta,ish presidenti dhe ish kryeministri sal i vrau dhe i beri te jene kriminela,,duke bere ndarie geg e toske dhe fetare,ai per tu pasuruar familiarisht i hapi rugen korupsionitper te shkruar per kete skizofren dhe per ata qe lane kuvendin duhet me vite te besh roman.A MUND TE KRASOHET Z MOISI ME KETE PUCIST PA KULTURE; NJE LIDER ME GOJE RUGACI? KURE :ME KUJTOHET SI TASHTI PO DEGJOJA LAJMET: SPIKRIA DHA LAJMIN E KOBSHEM QE DJALI I VETEM I PRESIDENTIT KA HUMBUR JETEN NE AKSIDENT ;O ZOT PSE KJO FATKEQESI KETIJ ZOTNIE;KETIJ BURE SHTETI QE I KISH LEZET FJALA DHE PRZENCA E TIJ TREGONTE SE SHQIPETARET JANE TE ZGJUAR DHE TE KULTURUAR:PYTA MBAS AKSIDENTI A E KA GRUAN Z MOISIU ME THANE JO ;DO ISHTE SHUM KEQ NENAT E PERJETOIN SHUM KEQ HIDHERIMI DO ISHTE ME I FORTE ZEMER NENE; BURAT JO SE SKANE TE NJEJTE DHIMJE PO KARAKTERI I TYRE ESHTE ME I FORTE SHPIRTI DHE ZEMRA E TIJ E DI SE CKA HEQUR ;;RESPEKT PRESIDENT I NDERUAR sa te jeni gjalle do e kujtoni.

  14. Za.Ko says:

    Per ato qe shkruajne si me siper desha ti uroj, E provofshi ne familjen tuaj, kete dhimbje te madhe te nje prindi.
    Zoti Moisiu, me vleresimin dhe respektin me te madh per Ju dhe familjen tuaj dua tu ngushelloj nga zemra per tju lehtesuar dhimbjen e djalit tuaj te vetem.

  15. tamtam says:

    moderatoret duhet te bejne kujdes qe kur komentet jane pa lidhje dhe ofenduese si ne rastin me siper ti largojne keto komente sepse nuk eshte mire te tallesh me tragjedine dhe dhimbjen e tjetrit. Nuk eshte vlere
    Vetem shpirti i tij e di cfare ka hequr

  16. mirel drejtesia says:

    Keqardhje per ju si prind,ju e dini si e beni jeten .Zoti te dhente force !

  17. "BALASHI" says:

    I nderuar Moisiu! Jemi takuar vetem nje here. Erdhe per kontroll e ndihme ne BrK Plase kur ishe zvendesminister i Mbrojtjes. Me shume ndihmove se kontrollove. Me ate sinqeritetin e pjekurine tende na hape horizonte te reja per punen.
    Kur ishe President, edhe per shkakun e mesiperm, isha i bindur se do te beje pune te mira. Ashtu ndodhi. Aq me teper qe punoje mes ujqrish e çakenjsh. Siç duket ti zbaton ne jete ate qe ka thene Napoleon Bonoparti se: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke!”. Kjo do te thote se Ty te flet zemra e jo xhepi per kombin, shtetin. E tregove veten se je rrace e jo lapangjoz siç shohim rendom.
    Sa i perket “humbjes” se mbiemrit te nderuar MOISIU une kam besim se do ta gjesh nje zgjidhje qe te mos humbase. Vajzat duhet te kene ndonje djale… Per djalin tuaj me vjen shume keq, por askush nuk ka gje ne dore. Ai ishte fati i tij…
    Te pershendes e shendet!…

  18. myzeqari says:

    Zoti Moisiu nje njeri i mbrekullueshem. Ai ben pjese tek ato familje qe fatkeqsishte jane te pakta ne kete vend dhe qe nuk i meritojne dhimbje te tilla.

    Te rroni dhe ta kujtoni Shkelqesia Juaj Zoti Mojsiu. Jeni vlera e ketij kombi.

  19. mimmo says:

    @mira!nuk meriton me shkronje te madhe! TURP!!!!!!

  20. Janaqi says:

    Mira nuk eshte normale te flasesh keshtu per z.Moisi, une e njoh mire dhe po te them se eshte vetem me pension dhe nje automjet qe leviz jashte Tirana e merre borxh tek nje mik.
    Gjynah qe njollos te gjithe se keshtu bejne qef maskarenjte .
    Ti qenke me e kulluara , duhet te propojme ty ne nje pozicion e te shikojme…

  21. Janaqi says:

    Te pashpirtet pergojojne kete burre fisnik dhe mbase te vetmin deri tani qe nuk mendoi per xhepin e tij.
    Respekte.

  22. Kudret hankollari says:

    Dr Moisiu.Na vjn keq .te qan shpirti per pjesen tjeter te jetes.Keshtu eshte jeta.Bej durim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje