Shkrimtari i famshëm amerikan, pas alarmit për National Geographic, flet në “Shqip” në Top Channel
Është një lajm i mirë që na e sjell këtë intervistë të dytë, kësaj radhe në Skype. Lajmi është për moratoriumin për gjuetinë ndaj kafshëve. Ju jeni pjesë e këtij lajmi të mirë, madje jeni frymëzimi, për qeverinë shqiptare. Më duhet t’ju them faleminderit.
Faleminderit që më falënderon. Besoj se shqiptarët duhet të ndjehen krenarë për këtë që kanë bërë.
Çfarë do të sjellë moratoriumi, ndaj kafshëve, për të ardhmen e shpendëve në Shqipëri? Për njerëzit që nuk kanë shumë lidhje me shpendët, si mua t’jua shpjegoni këtë?
Besoj se ajo që do të shohim shumë shpejt është kthimi i zogjve në Shqipëri. Nëse ke shkuar në Parkun e Karavastasë para një viti, një nga habitatet më të mira të zogjve në të gjithë Mesdheun, do të shihje që nuk kishte fare zogj. Ka miliona zogj që përpiqen të futen në këtë zonë, të vijnë e qëndrojnë aty, të pushojnë që të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Ata nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë gjë. Por besoj se pas një viti po të shkosh përsëri në atë Park Kombëtar, do të shohësh dhjetëra mijëra zogj.
Çfarë do të sjellë kjo për njerëz të pandjeshëm ndaj zogjve të cilët mendojnë që kemi boll probleme, që nuk kemi punë, që në Shqipëri ka probleme me korrupsionin, që në Shqipëri ka probleme me papunësinë, që në Shqipëri ka qindra mijëra probleme të tjera dhe nuk na shkon mendja fare te zogjtë.
Unë do të thosha dy gjëra. E para, zogjtë nuk i përkasin asnjë vendi, zogjtë i përkasin të gjithë botës dhe në një farë mënyre ajo çfarë duhet të bëjë secili vend është që të marrë përgjegjësi së bashku me vende të tjera për të garantuar sigurinë e tyre. Sigurisht që mund të dalësh me argumentin se shqiptarët duan të jenë qytetarë të mirë të Evropës, njerëzit duan të integrohen plotësisht në Evropë, njerëz që marrin përgjegjësinë që u takon për të mirën e përbashkët. Por do të thosha edhe që për shkak se zogjtë janë gjuajtur kaq shumë këto vitet e fundit, njerëzit ndoshta kanë harruar sesa bukur është të jesh në një vend me shumë zogj. Mendo, të dalësh për shembull në park, të shohësh qiellin bosh dhe nuk të duket si muaji Mars. Por nëse zogjtë kthehen ndoshta edhe njerëzit do të fillojnë ta kujtojnë se çfarë do të thotë ta kesh qiellin plot me zogj dhe çfarë do të thotë të kesh një mjedis të shëndetshëm.
Në fakt, si e shikoni ju pranverën tjetër në Shqipëri? Çfarë mund të ndodhë pasi të realizohet ky moratorium.
Mendoj se menjëherë, qysh në muajin pasardhës, do të shihni shumë më tepër rosa, pata, zogj të tjerë shtegtarë kudo në Shqipëri sepse për momentin kanë shumë frikë të vijnë për sa kohë ishte gjithë ajo gjueti pa kriter. Disa zogj të mrekullueshëm siç janë lejlekët, të cilët kanë mësuar që të mos ndalojnë në Shqipëri sepse është e rrezikshme, këta do të kthehen dhe në fakt janë kafshë të mrekullueshëm. Mendoj se ata e kanë pjesë të qëndrimit në Shqipëri por në 10 vitet e fundit nuk panë pasur guxim të ndalojnë. Besoj se edhe kur të shkoni në ndonjë kodër ose mal afër Tiranës, do të shihni zogj të cilët në fakt nuk duhej të ishin objekt i gjuetisë për kaq shumë vite. Jam i bindur se ata do të kthehen.
Përse Shqipëria është e rëndësishme për zogjtë shtegtarë?
Shqipëria ka habitatin më të mirë për zogjtë në të gjithë Mesdheun lindor. Prandaj Shqipëria duhet të jetë një vend ku duhet të ketë shumë zogj që njerëzit t’i shijojnë duke i parë dhe në fakt në Shqipëri ka miliona e miliona zogj shtegtarë që do të ndalonin këtu në pranverë dhe në vjeshtë. Ju e keni parasysh bregdetin e Adriatikut, është gjithë male dhe shkëmbor përveç faktit që Shqipëria ka ligatinat. Pra, Shqipëria në fakt ka një thesar në formën e këtyre lagunave bregdetare që është thesari i gjithë Evropës. Moratoriumi i gjuetisë duket si një hap përpara drejt përftimit jo vetëm të kënaqësisë por edhe të marrjes përsipër të përgjegjësisë për këtë thesar që ju keni.
Por do të ketë njerëz që do të dëmtohen nga ky moratorium. Moratoriumet gjithmonë dëmtojnë njerëz.
Po, është e vërtetë. Përshtypja ime kur isha në Shqipëri para dy vjetësh ishte që në Shqipëri ka shumë ushqim, jo vetëm që ka shumë, por është edhe i mirë. Ka pjesë të botës ku njerëzit vrasin zogj nga halli sepse ndryshe vdesin urie, por shqiptarët nuk po vdesin urie. Dhe po, do të thosha që ka pasur një mesa di shumë italianë dhe njerëz nga vende të tjera që kanë ardhur për të gjuajtur në mënyrë ilegale. Ka pasur sigurisht edhe vendas që kanë përfituar nga këta gjuetarë të huaj megjithatë ajo çfarë kanë bërë deri tani ka qenë e paligjshme.
Në një vend ku zogjtë do të kthehen, si e shikoni turizmin, si e shikoni verën, pranverën, vjeshtën turistike të Shqipërisë që ju e njihni tashmë?
Mendoj se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të qenë një nga destinacionet më të mira të të gjithë Evropës sepse ka plazhe të pafundme të bukura dhe sidomos për evropianët lindorë, një pjesë e pushimeve nuk është thjesht të rrish shtrirë në plazh, por edhe të përjetosh kulturën e një vendi, të përjetosh kafshët e egra të një vendi. Kështu që nëse keni zhvillime të tilla, për shembull nëpër plazhe, dhe meqë keni këto zona kaq të bukura natyrore pas plazheve, mendoj se ky ka për të qenë një plus shumë i madh për shumë evropianë. Shumë evropianë do të zgjedhin të bëjnë pushimet në Shqipëri pikërisht për këto arsye. Pra, jo vetëm për shkak të plazheve por edhe të destinacionit natyror. Kështu që pastroni plazhet, sillni zogjtë dhe them se ekonomikisht ka për të qenë një thesar shumë i madh sesa po humbisni duke mos gjuajtur zogjtë.
Pastroni plazhet dhe sillni zogjtë. Kjo është këshilla juaj për ne këtu.
Po, kjo do të ishte këshilla ime. Unë e di, i njoh evropianët si janë.
Si janë ata?
Epo, evropianët pëlqejnë plazhet e pastra dhe siç thashë, shumë prej tyre u pëlqen që të ecin me biçikletë, u pëlqen të ngjiten në natyrë nëpër male, nëpër kodra dhe në fakt nuk ka shumë vende të tilla me kaq shumë gjëra në Evropë. Kështu që atë çfarë ata nuk do ta gjejnë dot në shtëpinë e tyre do të vijnë ta gjejnë këtu në Shqipëri që është pra natyra, natyra siç ka qenë dikur, peizazhi siç ka qenë dikur.
Intervistën e ardhshme në Shqipëri unë do uroja ta bënim në lagunën e Karavastasë. Si do të ishte sipas jush?
Kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të më pëlqente shumë të kthehesha. Do të ishte shumë kënaqësi.
Unë uroj të vini edhe për një arsye tjetër sepse këtë vit në Tiranë do të botohen librat tuaj “Liria” dhe “Korrigjimet” dhe sot Flutura Açka e Skanderbeg Books më tha që ky me siguri do të jetë viti i Franzen-it në Shqipëri.
Po, mesa di të dyja përkthimet e dy romaneve kanë përfunduar dhe do të botohen.
pastroni plazhet nga grate e zeza me burka………
per pastrimin e marmides se Zikes,ka ndonje mendimm amerikoni!!!!???
Nuk duhet te presim nje shkrimtar amerikan te ne mesoje per zogjte dhe pastertine.
Shqiptaret e dine tashme qe jane 150 mij pushke qe gjujane diten e naten branda e jashte zezonit qe largojne zogjte. Pa u bllokuar ato le te bejne 1000 moratoriume.
Ne klasifikimet e botes jemi vend gjithsesi qe nuk kemi limite shfarosje ne zogj: http://www.birdlife.org/datazone/country/albania/species
Jemi ne 94.6 % prosperuese.
Pastroni Shqipërinë nga armët, sillni njerëz të aftë (jo militantë) në administratë dhe do të zbuloni një jetë më të mirë….!
Sa poshte kemi rene si komb, vijne te huajt qe te shpetojne Shqiperine nga shqiptaret. Tani e kuptoj ate lutjen O ZOTERA SHPETOJENI SHQIPERINE NGA SHQIPTARET
Po more mik i shqiptareve.
Ke te drejten e perendise te japesh jo kaq,por me mijera keshilla per ne.
Ketu te ne,ka ndodhur paradoksalja.
Qeveritaret u kujdesen qe ne te mos kishim viza dhe te shkonim nga syte kembet,qe ata te ishin te qete dhe mos besdiseshin nga kerkesat tona.
Hoqen vizat per ne por njekohesisht hoqen vizat per faunen qe donte te vizitonte here pas here shtepine e vet.
E kush do e bente kerdine me gjueti ne lagunat qe thua ti, i nderuar mik. Populli i thjeshte nuk e kishte kurre mundesine per t bere nje gje te tille.
Ata(qeveritaret) me lejet pa kriter qe jepnin per miqte e tyre matan kufijeve,me dashje i kishin hequr vizen e kthimit ketyre zogjeve migrues per tu kthyer ne shtepite e tyre.
Por ajo qe thoni ju,pra kthimi i zogjeve do te ndodhi nje dite. Ama,jo vitin e ardheshem.Eshte shpejt qe ata(zogjte) ta kuptojne qe edhe ketu jane hequr perfundimisht vizat per te bredhur te lire si kudo ne boten e qyteteruar.
Megjithate,ne jemi ne pritje te rikthimit te tyre.
po zogat e PD ku do te shkojne pastaj: vorrpsi e hajdarit, tepalli e pashukut, voshki e nastradinit, mhilli e derrishes, dhodha e palma de majorka, etj etj harrova majen e ajazullit. Duhet me ju gjet habitat te ri me kendu – me falni harrova edhe monden e kanarit ate gramshioten arushe e egersire…
Ja, sa trishtuse nji teme e tille per shqiptaret !!!
Nji shkrimtar i famshem amerikan “Who cares!” nder shqiptar ?!
Shqiptaret si prek as nji fije nervi ,nji teme e tille .
(What the fuck is- Turizmi ?!)kujt i duhet , nji teme pa interes per shqiptaret .
Kaq lento si lejojn vetes shqiptaret ,te diskutojn per turizma pffffff !
Duhet poltik lol nat -dite -poltik politik e vetem politik wohhh .
Duhet manjaku tritolit te dali ktu cdo dit berisha ,qe te filloj te na vij gjaku ne vend , ose lajme nga bota luft psh ose ufot rrembejn nji boing etj si kto jo dava turizmi .Mos e ofendoni opinionin shqiptar te nderuar tema-administrues te ksaj gazete me te tilla lajme .
Rrespekt Rudina per motivacionin dhe shpresen qe kjo intervist jotja me shkrimtarin amerikan dhuron, me ze te ulet nga nji komentues “naiv” .
i njëjti diskutim të trashë si 10 dhe 15 vjet, para se politika konkrete tej. Asgjë nuk do të shkatërrohet, askush arrestuar dhe akuzuar
Pse gjithmone dikush nga jashte duhet te na shpoje te bejme dicka ne ne vendin tone. Toka jone pasurite natyrore jane te bekuara, por njerezit nuk jane si duhet. Askush nuk mendon si te ndryshojme vetem presim ,e presim te na vijne gjera si nga oxhaku. Dhe vetem kur ky dikush na i thote ooo pastaj fillojme e levizim.
Po pse or ti shoc, nuk na dolen na Ahmet e Leka Zogji,
po dasjkena me durue edhe zogjt e tjer???!
http://goo.gl/r32V5q
Ne Shqiperi e mira eshte ,te vendoset ligj i perhershem
per mosgjuetine e te gjitha shpendeve e zogjve te ndryshem.
Kush ka hobi te vrase zogj,…le te vrase mushkonja
sepse ato na bezdisin dhe jo zogjte.
Per cilet zogj e kishte fjalen ky shkrimtari amerikan??? Hahahahahahahahahahah. Si more e paskan rrethue zogjt e huaj Shqipnine?? Hajde komedi, hajde.
Do te gozohimi pa mase ta shohim Shqiperine te lulezuar ,te paster
dhe ajo qe ja shton vertet bukurine ,gjallerine jane ato zogj aq te bukur
Qe nga do qe kam shkuar ne Europe ato zogj nuk i kam pare .
Zogjte kane hikur bashke me shume njerez ,qe nga viti 1990 .
Persa i perket Turisteve te huaj ,ato pervec ketyre kushteve qe
permenden me larte ,eshte ajo me kryesorja siguria e Rendit ,i cili ka
marre perpjestime te medha .
Une personalisht nuk vij per te pushuar ne ato plazhe te bukura ,sepse
nuk eshte cudi qe te vije nje plumb rikoshet etc etc etc etc etc etc etc
Shkrimtar i famshem ti por nuk te degjon njeri se ketu secili ka koken e vet.
Ca komente ketu te lene pa fjale, te vjen sinqerisht keq. Une e vleresoj shume perfshirjen e zoterise dhe bashkimin e zerit te tij me sa duket me te fuqishem sesa peshperimat e nje populli qe e kane lene pa dinjitet, te pacivilizuar dhe ne varferi.
smjafton nje ligj te ndaloje gjuetine po spati kontrolle me sa di une skemi as polici pyjore por mjafton te ndalohen grupet e huaja ne dogana dhe qellimi arrihet me shume se 50% shumica e shqiptareve mban arme gjahu per mbrojtje shtepie meqe nuk lejohet arme tjeter me ligj… por krimi me arme gjahu eshte gati zero