Marrëveshje me Greqinë për të hequr nacionalizmat në tekste (edhe pse ministri grek na quan “Epiri i Veriut”)

11 Mars 2014, 19:27Sociale TEMA

Vetëm pak ditë pas kthimit nga vizita e saj në Athinë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një intervistë për Top Channel tregon bisedimet e zhvilluara me homologun e saj Konstandinis Arvanitopulos, lidhur me korrigjimin reciprok të teksteve shkollore, për t’i zhveshur ato nga nacionalizmat dhe deformimet historike që nxisin urrejtjen për fqinjët.

Për këtë çështje, Nikolla tha se tashmë është caktuar grupi i punës, i cili do të diskutojë lidhur me të gjitha detajet.

“Nuk ishte qasja dhe parja specifikisht për të ndryshuar këto apo atë, por qasja ishte për të rinovuar një marrëveshje që ka ngelur që nga viti 2003, përsa i përket zhvillimit të  arsimit dhe kulturës dhe për ta kthyer në një stad të ri komunikimin pikërisht në këto këndvështrime të reja integruese të Shqipërisë. Ajo që ne ndamë bashkarisht ishte vullneti i mirë që ekspertiza të fillojë nga puna. Pra, do të flasë ekspertiza pa folur politika”, tha Nikolla.

Ndërkaq, e pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë pala shqiptare në këtë tryezë bashkëpunimi, Nikolla u shpreh se nuk do lejohet ndryshimi i historisë.

“Ne jemi në biseda partneriteti, nuk jemi në biseda inferioriteti dhe pa dyshim që në këtë këndvështrim ne do të ecim përpara. Ne nuk mund të zhbëjmë historinë e popujve tanë, përkundrazi ne jemi të vendosur të shohim përpara në gjërat që na bashkojnë”, tha Nikolla.

Athina prej shumë vitesh ka kërkuar me forcë ndryshimin e teksteve të historisë dhe gjeografisë, pasi sipas tyre ato përmbajnë të pavërteta. Madje janë zhvilluar edhe disa interpelanca parlamentare. Ndërkaq, lidhur me këtë debat, Ministria greke e Arsimit deklaroi se procesi ka filluar që në vitet 2000 dhe po vazhdon ende, deri në heqjen përfundimtare të materialeve që nxisin urrejtjen dhe ksenofobinë në radhët e nxënësve në sistemin arsimor grek.

Sipas kësaj ministrie janë firmosur pothuaj me të gjitha vendet e rajonit marrëveshje si dhe janë ngritur Komisione të Përbashkëta për heqjen e teksteve që nxisin urrejtjen midis popujve dhe racave.

Burime nga kjo ministri, i thanë Top Channel se edhe me Shqipërinë po punohet për korrigjimet e teksteve.

Ndonëse nuk bëhet publike se në cilin kapitull të librave të historisë janë bërë korrigjime, burimet thanë se kryesisht tekstet janë korrigjuar në librin e klasës së gjashtë fillore, ku në disa fakte historike që nxisnin urrejtjen e grekëve me Turqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, qëndrimi grek është moderuar.

Vihet re heqja e termit “turko-shqiptar” në referimet që kanë të bëjnë me pjesen e revolucionit grek të vitit 1821. Po ashtu, në disa fragmente ku referohet roli i arvanitasve në historinë greke, apo ngjarjet në Çamëri ne vitet 1920 e deri në largimin përfundimtar të çamëve nga Greqia në vitin 1944.

Vlen të theksohet se pavarësisht frymës së bashkëpunimit të nisur, vetë ministri grek i Arsimit e cilëson Shqipërinë e Jugut “Epir i Veriut”, deklaratë kjo e bërë një vit më parë prej tij gjatë vizitës së zhvilluar në Korçë./TCH

13 komente në “Marrëveshje me Greqinë për të hequr nacionalizmat në tekste (edhe pse ministri grek na quan “Epiri i Veriut”)”

  1. tourkofagos says:

    oxi aderfia,nuk hiqet ligji i luftes apo nacionalizmi me keta mjekerrosha me bomba…..do te ishte fatale

    1. Ramy says:

      grekushi mou ju jeni plonci I balkanit

      1. An says:

        Urime per keto bashkepunime

        Arsimi eshte i rendesishem ashtu si buka qe hame cdo dite

      2. Marko Boçari says:

        filloi dhe Rama si te gjithe paraardhesit e vet tu i lepi bythen atyre gjakprishurve qe per ironi dhe ministrin e arsimit e quajne “ARVANITOPULOS”

        1. kotisikoti says:

          Arvanito + pullos dmth djali arvanitasit dmth sot djali shqiptarit.
          Kjo tregon respekt per arvanitasit.

    2. Bardhi Iliri says:

      O Mark uk koqa, a ia ke puth prapanicen per dite papes dhe janos. Si gjithenje shpellari shpellar mbetet.

  2. raimond vlonjati says:

    O zot , ca femer gomare vendoset ne krye te arsimit !

    Eshte interesant se Edi ne cdo ministri ka emeruar ne krye ,
    ca budallenj te grades se fundit fare..

    Kjo mender ministre kerkon te pastroje tekstet tona,
    kur Greqia mban nje ligj lufte kunder nesh….

    Eshte paradoksale dhe tallje te degjosh grekun per keto gjera kur ata e kane ngritur ne rang zyrtar Armiqesine kunder nesh…..

  3. Bardhi Iliri says:

    O Lindita Nikolla o injorante femer, po si moj, e shkruani historine si e do Greku. Me genjeshtrat e Grekut. Ministre ti!!! C’menduri.

    1. Red says:

      po kush te tha ty qe do shkruhet historia si e do greku? Eh mendje o mendje. Bota po mendon per te ndertuar ne hapesire, kto e kan mendjen akoma te greku e te serbi. Edhe nese e kane greket e sebet mendjen te ne le te vazhdone, e ca pastaj? Nacionalizmi idiot, qe per fat te keq eshte kaq i trashe tek ne eshte tregues i nje shoqerie tejet primitive. Sa keq.

    2. kotisikoti says:

      E para ajo nuk eshte injorante dhe e dyta duhet qe nxenesit te mos riten me frymen e nacionalizmit dhe urrejtjes ndaj njeri tjetrit. Mendo sa femij shqiptar jane atje,prinderit e tyre punojne kudo, dhe ne shkolle te shahen shqiptaret.
      Edhe e kunderta, mendo sa minoritare grak ka ne Shqipri, dhe per dite ne bllogjet, neper shkolla, neper filma shahen pa perjashtim gjith greket, bile kujtohet historia e 3000 vjet me pare.
      Kete e perdorin nacionalistet per te ardhur ne pushtet, pastaj na plasi b. thojne ata.

  4. mel says:

    greku ka per qellim qe rrenet e tyre ti vendosin si te verteta. nuk esht urrejtje e verteta. dhe e verteta esht se populli grek ka be gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe ka vjedhur gjith jugun e epirit (çamerin).

  5. Ariu i murmë says:

    Racë e ndyrë, urren dhe atë që të zgjat dorën e të jep një copë bukë…! Yyyyysht, qelbësira të Anadollit…! Shkoni në Siri, të “gjeni Profetin”…

  6. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Turko-mongolet nga “hordhite osmane” i quajme “shpetimtaret ” e shqiptarizmes. Si do i quajme masakruesit lekure zinje te orientit qe vrane e debuan camet, si do i quajme ata qe edhe gjakun arberor u mohojne arvaniteve…” Me mire nje ushtri gomeresh te udhehequr nga nje luan, se sa nje ushtri luanesh te udheheque nga nje gomar” ( Napoleon ). Sot jemi nje popull luanesh te udhehequr nga nga nje tufe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje