Lista e rimbursueshme, Qeveria shton edhe 55 barna të reja. Nga 1 prilli ulen çmimet për ilaçet (VIDEO)

12 Mars 2014, 14:25Sociale TEMA

Qeveria miraton listën e re të barnave të rimbursueshme, në të cilën përfshihen për herë të parë edhe 55 barna të reja. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së këshillit të Ministrave, theksoi se me listën e re të barnave të rimbursueshme ne u ofrojmë më shumë siguri qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që në hartimin e listës ka patur inovacion këtë vit, pasi është bërë një progres i rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të popullsisë shqiptare”.

“Nga data 1 prill nuk do të ketë më TVSH për ilaçet. Heqja e TVSH 10 % për barnat do të thotë edhe ulje e çmimit të tyre. Këto masa krijuan edhe mundësinë që me fondet e miratuara në buxhetin e 2014 ne të mund te kemi më shumë barna që rimbursohen, si dhe do të kemi edhe më shumë barna që furnizohen spitalet”, tha Beqaj.

Sipas tij, në këtë vit përmirësojmë ndjeshëm trajtimin e disa sëmundjeve si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, të përfshira në listën e rimbursimit sëmundjet e neurologjisë, tumorale, ndërkohë që ajo çfarë është me interers për publikun është përfshirja për herë të parë e disa grupeve të rëndësishme të barnave për të mbështetur kujdesin e pacientëve. “Nga trajtimi me këto barna do përfitojnë 600 të sëmurë të përvitshëm”, theksoi Beqaj.

“Trajtimi i hepatitit B dhe C përfshinë në listë barna që nuk lejojnë kloricizimin e sëmundjeve , janë përfshirë barna për parandalimin e trompozave, që përdoren kryesisht pas ndërhyrjeve kirugjikale dhe sidomos në gratë shtazëna sidmos në tre muajt e fundit të shtatzanisë, barna që përmirësojnë kujdesin në çrregullimet hormonale tek fëmijet në pubertet të hershëm. Ky vit përfshin për herë të parë edhe barna që përpiqen të trajtojnë të sëmurë edhe me plagë sociale siç janë ata të varur nga alkoli”, tha Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se “ne jemi angazhuar me programin qeverisës që barnat në Shqipëri të mos jenë më të shtrenjta se në vendet ku ato prodhohen dhe për këtë në vijimësi kemi arritur të realizojmë disa angazhime. Së pari në muajt e fundit të vitit të kaluar gjatë procesit të negociimit të çmimit të barnave me firmat farmaceutike prodhuese arritëm që të kemi një ulje të përgjithshme 7 përqind”.

“Siç ju jeni njohur para disa javësh ne kemi ndryshuar marzhet e tregtimit dhe fabrikimit të barnave, duke ndërhyrë edhe në tregun me shumicë edhe në tregun me pakicë duke futur për herë të parë marzhet e diferencuara në përdorimin spitalor. Ndërkohë ka përfunduar në MSH pr/ligji i ri për barnat dhe shërbimin farmaceutik si dhe pr/ligji i ri për materialet mjekësore , pra janë dy pr/ligje të reja, të cilat shumë shpejt do të vijnë për diskutim në Kuvend, mbi të cilët është bazuar edhe ngritja e Agjencisë Kombëtare të Barnave Mjekësore, që do të rrisë shumë cilësinë e barnave dhe materialeve mjekësore që përdoren në Shqipëri”, tha Beqaj.

12 komente në “Lista e rimbursueshme, Qeveria shton edhe 55 barna të reja. Nga 1 prilli ulen çmimet për ilaçet (VIDEO)”

  1. Ariu i murmë says:

    Përveç dënimit të “mafiozëve”, Salës me shokë, kjo Qeveri duket se e ka seriozisht…

    1. eda says:

      shendetesia eshte grope e zeze e financave por duket qe kjo qeveri eshte pro politikave sociale dhe po ndihmon te varferit por gjithesesi duhet akoma me shume pune.

      1. Zana says:

        Ju lumte. Mbajeni premtimet keshtu se nga populli vetem bekime do keni

        1. Naimi says:

          Ky eshte lajm jo vetem i mire, por edhe per tu krenuar qe me ne fund ka njerez te pergjegjshem

          1. Elsa says:

            Pune e mire, ka me mijera njerez e familje qe perfitojne e kursejne nga keto masa qe ju ndermerrni.

            Kurre me pare seshte pare nje e tille rritje LBR

          2. Zana says:

            Nje pune e mire keto 6 muaj zoti minister. Pune qe nga populli perkthehet ne besim e falenderim.

        2. arjoni says:

          Me ne fund duket te kete nje angazhim serioz per te permiresuar fushen e farmaceutikes, qe vitet e fundit eshte lene ne harrese.
          eshte menduar vetem te behen tendera per te cuar leke ne xhepat e qeveritareve, jo per tu ofruar barna pacienteve.

        3. erjona says:

          1 Prill s’do jete me dita e genjeshtrave, do te jete dita e ktheses, te gjitha medikamentet me cmim me te lire, hiqet ajo taksa qe rendonte buxhetin e pacienteve te semure, gjithmone e me optimiste per te permiresuar sistemin shendetesor ne Shqiperi.

        4. kreshniku says:

          Me sa shoh qenkan shtuar ne rimbursim barna qe jane vertet te shtrenjta, por qe shume te nevojshme, per semundje qe po u rritet shpeshtesia vit pas viti.
          shyqyr qe vuri doren ne zemer qeveria edhe per plagen sociale, alkoolizmin, qe po rritet si problem dita-dites.

  2. Arturi says:

    Shume mire!
    Uroj qe dhe premtime te tjera te Rilindjes te behen realitet.

  3. wickedgame says:

    Ilacet e rimbursuara qe flet zminister jane alternative domethene te skaduara,ndersa ju lavderoni punen e mire te ketij,shkoni dhe shikoni spitalet ka ndryshuar na i gjo ,

  4. is me says:

    ishalla esht lajm I vertet se nuk I besoj shum dates 1 prill.me gjithate kam besim te rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje