Tirana pa varreza/ Pas Sharrës kyçet edhe Tufina, nuk ka më tokë të lirë

12 Mars 2014, 09:05Sociale TEMA

Ditën e djeshme në Bashkinë e Tiranës është dërguar një shkresë nga Ndërmarrja e Shërbimit Funeral, ku deklarohet e mbyllur edhe varreza e Tufinës.

Ezaurimi i hapësirës për të bërë varrime të reja në këtë varrezë ka detyruar Shërbimin Funeral që të pezullojë varrimet edhe në Tufinë.

Duke nisur nga sot, kryeqyteti ka mbetur zyrtarisht pa varreza.

“Shkaku është mungesa e tokës. Në fillim të javës më thanë punonjësit që nuk ka më vend në varrezën e Tufinës, të martën paradite shkova bëra verifikimet në terren dhe situata është alarmante. Nuk ka asnjë metër tokë të lirë për varre të reja. Ndaj sot (dje) i kam nisur shkresë Bashkisë për mbylljen zyrtare të varrezës së Tufinës”, shprehet për GSH drejtori i Shërbimit Funeral, Besim Kuka.

Në muajin dhjetor 2013, Bashkia njoftoi zyrtarisht mbylljen e varrezës publike të Sharrës, si dhe i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të përfundojë sa më parë procedurat e shpronësimit për zgjerimin e dy varrezave publike, por ende nuk është ndërrmarrë asnjë hap.

“Është një situatë alarmante, nesër (sot) do përballemi me qytetarët dhe familjarë të personave që kanë ndërruar jetë, pasi në ditë bëhen mesatarisht 5-6 ceremoni mortore. Çfarë t’u themi, ku t’i drejtojnë kortezhet e varrimit, në Ministri të Brendshme?!”, thekson Kuka.

5 komente në “Tirana pa varreza/ Pas Sharrës kyçet edhe Tufina, nuk ka më tokë të lirë”

  1. vis Cerri says:

    Mos mor drejtor, vertet nuk keni me asnje meter vend? Moooos! U shiten te gjitha? Dhe rrugicat, trotuaret bashke me burimin dhe vendin e kazaneve te plehrave? Ju paskan fikur! Po si do ja beni se ajo dreq rroge nuk del as per karburant makine e kafe. Po te pakten paske zbrit dhe vete ne terren dhe e paske vertetuar. Mire e ke bere, se atyre hajnive nuk u zihet bese.

    1. Mira says:

      Ka erdhur koha që të digjen ose të bëhen me kate si në Europë, pra një varr me 10 kate do të ishte një zgjedhje e mirë për Shqipërinë..!

  2. valter says:

    Hahaha, groposini sa me thell keshtu do beni varreza me kate, albanistan hesapi!

  3. Lym Kepi says:

    Tani po vdiqet merrni malin dilni partizane se Lulja nuk ka kohe te merret me varrezat sepse i pari eshte qytetari se ai e han preshin ne by… po vdiq keshtu do jete motoja e fushates se ardhshme te Lulushit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje