Të papunët me diplomë/ 1 në 3 të rinj të papunë kanë bërë arsimin e lartë

12 Mars 2014, 15:52Sociale TEMA

Të dhënat zyrtare lëshojnë alarmin se Shqipëria po prodhon mijëra të papunë me diplomë. Në anketën e fundit mbi papunësinë INSTAT raportoi për herë të parë se gati 1 në 3 të rinj që enden aktualisht të papunë kanë kryer arsimin e lartë.

Ne fakt papunesia masive tek moshat e reja eshte nje problem i hershëm i ekonomise. Sipas INSTAT ne tremujorin e fundit te 2013-ës, shkalla e papunësisë tek personat nga 15 deri ne 29 vjec arriti ne 28.1 per qind. Kjo eshte mbi 11 pike perqindje me e larte se sa mesatarja e ekonomisë dhe tendences nuk i kane shpetuar as te diplomuarit.

Pas vitit 2004, Shqipëria ndermorri nje politike agresive per te liberalizuar arsimin e larte. Si rezultat numri i regjistrimeve në universitetet publike dhe private u rrit nga rreth 50 mijë që ishte në atë kohë në 160 mijë vitin e kaluar. Por teksa të diplomuarit janë trefishuar, ekonomia nuk ka prodhuar vende pune me të njëtin ritëm duke bërë që shumë prej tyre të mbeten jashtë tregut të punës, në pamundësi për të rekuperuar investimin dhe në vështirësi financiare

Papunesia, viti i “mbrapshte” 2013

Viti 2013 shënoi një përkeqësim dramatik në të gjithë treguesit e punësimit, më i forti në dy dekadat e fundit. Sipas instat, papunësia kërceu me 2.6 pikë përqindje duke arritur nivelin 17 për qind. Kjo është shifra më e lartë në shumë vjet dhe thuajse e gjithë rritja ka ardhur në tremujorin e dytë dhe të tretë, gjatë fushatës elektorale dhe periudhës së tranzionit të pushtetit kur ekonomia u rrokullis në pikiatë. Por 2013-a nuk ishte një rast i izoluar. Të dhënat tregojnë se rritja e papunësisë ka nisur që në vitin 2012, kur rritja ekonomike nisi të bjerë më ritme të shpejta. Sipas instat, krahasuar me fillimin e 2012-ës, papunësia është rritur me 3.6 pikë përqindje, ndërsa shkalla e punësimit, pjesa e personave me moshë nga 15 deri në 64 vjec që kanë një punë, ra nga 52 në 42.6 për qind./TCH

21 komente në “Të papunët me diplomë/ 1 në 3 të rinj të papunë kanë bërë arsimin e lartë”

  1. eda says:

    Cfare kaosi eshte bere me kete vend..sa e veshtire eshte kjo qe te rekuperohet..nejse i uroj me te miren qeverise!

    1. ermir says:

      Ky vend ka pesuar trauma te medha nga qeverisja e kaluar dhe nje nder to eshte papunesia dhe arsimi i degraduar. sado e veshtire eshte rekuperimi duhet pune dhe shume pune per te sjelle ndryshimin.

      1. dessa says:

        fatkeqsia esshte gjith ky makrabitet ndodh per faj sali berishes duke lejuar ter kto universitete edhe duke lejuar gjith kto te rinj duke ju drejtuar shkollave te larta,duke ndodh kjo gje sot kemi mijra te rinj qe kan mbaruar shkollen e larte edhe jane te pa pune.

        1. aba says:

          fatkeqsiaa e ketij populli kjo eshte te rinjt i drejtohen shkollave te larta edhe lejn pas shkollat profesionale , jo per faj te rinjve po per faj te politikave te arsimit qe kane djek ministrat edhe kryeministrat qe kane qeveris vendim me perpara.

        2. te hengert lopa says:

          Fatkeqesia eshte qe njerez si ty , te shprehen ne kete menyre , ne gazete ne nje shkrim qe ka te beje me arsimin.Beja pyetjen vetes dhe gjej “pse”-ne

      2. Gishtshpejti says:

        rilindja do prek edhe arsimin duke mos lejuar kta te rinj qe do vin te perfundojn te pa pune dhe me diplome po duke ndryshuar sistemin arsimor , sot kemi per elektricist , hidraulik gomista qe po i mungojn kti vendi.

        1. alfred says:

          Sisma per riformatimin e sisitemit arsimor eshte duke u bere, nje nga detyrat e ksaj qeverie qe mos te kemi me mijra te rinj te pa pune edhe me diploma ne xhep. Sot Shqiperia ka nevoj edhe per elektricist.

      3. deni says:

        te gjithe ne duhet te gjejme forcen dhe te pranojme qe jo te gjithe jemi x shkolle. ka arsim profesional dhe ska asnje turp! jepini mos humbni kohe!

    2. Naim frasheri says:

      Doni Pune , ca Pune ,erdhen kurvat nga rrethet na Pushtuan Tiranen ,e bon shkollen me pjeshkat e qelbura , dhe tani na duan dhe Puuuuneeee,Qeroni Koka Peshku ,edhe ajo Pune eshte Fieri eshte rrekord per qerimin e kokave te peshkut.

  2. albi says:

    Qeveria duhet ti jape me shume prioritete arsimit profesional per te reduktuar numrin e papunesise ne vebd.

  3. al, paci says:

    e verteta eshte se ekonomija ka ren nuk ka me xhiro nuk kan me lek njerzit per te shpenezuar, te vjen keq po kur biznesi nuk ka xhiro nga 4 puntor duhet ti heqesh 2 keshtu po ndoth ne shqiperi. e kam votuar ramen kete radhe po ka ministra te pa pergatitur. duhet te ndrrojn njgjysmen e ministrave.

  4. . says:

    Pse,

    Kaq shume Diploma ?

    Pse,

    Krimineli Ali Bisha degjeneroi dhe Arsimin duke prodhuar me leke nen dore nga 2-3 Diploma dhe Mastera per cdo student tamam sic blihet dhe shitet Droga ?

    Ti gezoni keto Diploma qe keni blere, t’i mbani me shendet se me shume jane prodhuar Diploma se sa vende pune.

  5. . says:

    Pse,

    Shqiperia eshte vendi pare ne Rajon me
    kaq shume Diploma dhe Mastera ?

    Pse,

    Asnje vend ne bote nuk mund t’i perballoje
    dot keto milona Diploma te prodhuar me
    para nen-dore ?

  6. . says:

    Pse,

    Ne Shqiperi u be deti kos ?

    Pse,

    Shqiperia me kulture kaq te prapambetur
    dhe injorance ka me shume Diploma dhe Mastera
    ne Rajon dhe Europe (bazuar ne popullaten) ?

    Pse,

    U lejuan gjithe keto Universitete “Fallco”
    me para Droge qe filluan te prodhonin kaq
    shume e shume Diploma dhe Mastra ?

  7. henri says:

    Mendoj, se edhe vete populli yne, neve, nuk jemi visionar. Kuptohet, qe ne se ti nxjerr nga shkollat njerez te diplomuar, qe e para nuk i do tregu dhe e dyte me nje nivel katastrofal, dihet se nje dite do kesh superprodhim.
    Kete gje e dinte Sala, por m.q.s ai mendon vetem sot per sot dhe mjafton te mbaje kolltukun, e gjihe kjo ishte nje GENJESHTER E MADHE per te fshehur (zbukuruar ) shifrat e papunesise se rinise. Ne Instat nje i ri, qe shkonte ne universitet nuk futej me ne zerin i pa pune por ne zerin student.

    Ketu desha te them, se problemi i papunesise se rinise eshte shume i madh edhe ne Itali, France, Spanje, POrtugali etj. Bile ish guvernatori i New Yorkut, Bloomberg, para disa kohesh tha se tani eshte me mire, qe te rinjte te behen “hidraulike” se sa te vazhdojne shkollat e larta. Kuptohet, se ai kete e tha me shaka por nga ana tjeter superprodhimi i njerezve me diploma ne shkencats socjale dhe politike eshte bere problem i madh edhe ne vendet e perendimit.

    Ne Spanje, me shpenzimet e shtetit spanjoll te rinjte, qe kane mbaruar shkollat e larta po mesojne gjermanisht dhe pastaj degohen ne shkolla teknike te specializuara ne Spanje ( ku japin mesim profesora gjermane dhe me shpenzimet e industrise gjermane )per te mesuar profesjone si elektricist, murator, mekanik etj. Pasi mbarojne keto shkolla dergohen ne tregun gjerman, i cili ka shume nevoje per keto profesjone.

    Bile ne Itali politikanet bejen shaka dhe thone se kane me shume gjenerale ( njerez me shkolle te larte dhe te papune ) se sa ushtare ( njerez pa shkolle te larte ).

    Populli thote se cfare do korresh do mbjellesh.

  8. keto jane kartodiplomat e Genc KokKuqit(per vete gencin e kam fjalen ne ket rast) dhe Myyqerrhem Katunarit – dy ministrave te Derrit te Shiqeres qe lejuan te marre diplome DOKTORRI edhe MZIU i KAMZES duke graduar DOKTORRIN E II-te ne Albani mbas dy shekujsh.

  9. PERBALL NJI DEGRADIMI BERE NGA QEVERRIA E INJORANTEVE RRADIKALE , PREJ GENIT TE MARREZISE ,
    KERKOHET NJI NDRYSHIM E NDERHYRJE RRADIKALE
    NQS KJO QEVERRI DO VERTET TE SJELLE MBI BINARE
    SHKOLLAT E ARSIMIMIN SHQIPTARE NE PERGJITHSI .

  10. zyber sula says:

    Pa me thoni se ka arsim ne Shqiperi. Ai vetem arsim nuk eshte.Ketu ne Amerike ka universitete 100 vjecare dhe nuk kan arritur akoma te gradojne student me master. Ne shqiperi 2 vjet universite jo vetem gradon student ne master, madje edhe doktoratur. Diplomat universitare,master apo edhe doktoratura blihen si produktet ushqimore ne pazar. Kete problem do ta vuajme shume gjate.

  11. studenti says:

    Kjo baterdi per shkatarrimin e arsimit te larte eshte qarie interesi i ndyre i i pedagogeve, qe vec pasurohen duke vjedhur e duke grabitur studentet papushim.Ato presin perdite qe thesi i pedagogeve mesues te mbushet .Askush nuk i kerkon llogari e pedagoget nuk kane frike nga ligji i antikorrupsionit .Jam student e po tronditem ne vijim cdo dite per ate qe po ndodh ne universitet.Kjo eshte kriminale

  12. agostin says:

    Une mendoj se nje pjese e mire e ketyre te dipllomuareve,ashtu siq kane aftesine te sajojne dipllomat,ashtu te demostrojne aftesine per te krijuar vende pune.

  13. ulvi stambolliu says:

    Kapitalizmi eshte nje sistem qe nxjer ne pah vlerat,aftesite dhe jo diplomat.
    Çfare mund te bej une me mire se te tjeret,dhe ne fund a ka bleres te punes time?
    Ne Shqiperi ka ende mendesi komüniste.Kapitalizmi nuk eshte sofra e qorrave.
    Shteti ka rolin e tij rregullator dhe sigurisht nje ekip i mire mund te hape mundesi te shumta si ne sektorin shteteror edhe ate privat.
    Por ne ende votojme horrat,hajdutet,psikopatet,manjaket,imoralet,te paaftet,servilet,katilet,ish komunistet,te dyshimtet,perverset,injorantet,provincialet etj.etj.
    Arma jöne ne Demokraci eshte VOTA.Ta japim ate me mendesi.
    Te mos presim pa fund dhe pa shpres çdo gje nga shteti,por me shume te kerkojme nga vetja.
    Sa me shume para te fitoje nje individ per vete dhe familjen aq e madhe eshte ndihma e tij per vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje