E quajnë Lulzim Vulashi, një prej mijëra shqiptarëve të emigruar në Itali. Por që ka ngritur një biznes të tijin dhe ka pasur një ide që po bën të flasë shtypin italian. Dyqani i tij në Firence u jep nënave të reja që hyjnë aty, bukën falas. Për JAVA Lulzimi tregon peripecitë e jetës dhe misterin e profesionit që e ka lidhur me qytetin e Dantes
Nga Gladiola Bendaj*
mars 2014
Një ide që ka marrë përgëzimet e të gjithëve dhe ka fituar në pak ditë një popullaritet të madh. Në këto kohë krize, altruizmi i këtij shqiptari të fton në bujari. Sepse ai bën aty, në qytetin që e priti nëntëmbëdhjetë vjet më parë, me gjithë vështirësitë e kohës, atë që asnjë italian tjetër nuk e bëri. Sepse e tillë ka zgjedhur të jetë këtë vit pranvera e tij fiorentine. Bukë, kripë e zemër, nga “Pane, amore e fantasia”.
Asnjë nga ato klishetë që i dedikohen një arsyeje të veçantë. Qëlloi nëpër ato bisedat e natyrshme mes tij dhe klientëve, që vitet i kanë kthyer në miq të të përditshmes. Teksa fjala binte te e shumëpërfolura krizë. Aty, në lagjen e tyre jo të vogël, si kudo, sigurisht që jo të gjithë ia dilnin paq, edhe pse të paktë mund të qenë ata që kjo krizë iu kishte vënë në shtrëngesë edhe bukën e gojës. Megjithatë, “sikur të gjithë ata që kanë mundësi të jepnin apo të bënin diçka për ata që kanë më pak mundësi për të përballuar krizën, sigurisht që kjo e fundit do të ndihej më pak”, thotë Lulëzimi.
Një nismë simbolike, në kuadrin e pranverës së tij fiorentine. “Sepse stina që çel ngado jetën, duhet të burojë mirësinë dhe bujarinë e të gjithëve. Ndaj dhe unë zgjodha ditën e parë të pranverës për të bërë këtë ofertë. Të gjitha gratë dhe vajzat që kanë një fëmijë deri në gjashtë muajsh, deri në fillim të vjeshtës do ta marrin bukën falas në furrën tonë”.
Sepse është “Pane, amore e fantasia”, është koha për të dhënë dashuri. Në emër të jetës, të jetës së re që sapo ka çelur. Aq më tepër që bebet janë dobësia e tij.
“Nisi pas batutave kjo përzgjedhje. Qëlloi këtë dimër që shumë nga klientet e mia ishin shtatzëna, ose kishin plane për të pasur fëmijë, dhe sa herë unë e ime më përgëzoheshim me to, në bisedë e sipër, ja ku ja behte “kriza” me gjithë psherëtimën nga pas. “Të mirë janë, të mirë, po ec e rriti në këtë ditë sot…”. Dhe ne iu thoshim: “Aman bëjini, pa bukën e keni falas, ja bukën po e heqim ne, dhe qeshnim. Deri sa, thuaj sot e thuaj nesër, e morëm seriozisht”, thotë Lulëzimi duke qeshur.
Tani të gjitha nënat e reja mund ta marrin aty bukën falas, madje edhe ato që nuk janë kliente të furrës së Vulashëve. Dhe për këtë nuk është sigursht nevoja të paraqesin ndonjë certifikatë lindjeje. Mjafton fjala.
“Sepse shqiptarët, siç kujton ai, kanë gjithmonë e për këdo, bukë e kripë e zemër. Dhe të qënit bujar është një zakon-virtyt që secili nga ne duhet të luftojë për të mos e humbur”, shton Luli.
Do të mjaftonte vetëm dëshira e mirë. Kostoja ishte e pandjeshme, jo më shumë se 25-30 kilogramë bukë në ditë, dhe aq më tepër që furra e tyre nuk e kishte ndjerë pothuaj fare këtë krizë, si pak biznese të tjera përqark.
“Kemi një klientelë fikse, e cila vërtitet sipas frekuentimit në 1000-1200 persona dhe vjen gjithnjë në rritje”.
Do t’i vinte keq nëse kjo do të përkthehej si lëmoshë. Për të dhe gjithë familjen e tij, ky le të vinte si një gjest dashurie kundrejt jetës që po çel.
“E bëra për dy arsye. E para sepse më pëlqejnë bebet shumë dhe, së dyti, duke menduar se kjo mund të vlejë si shembull për shumë të tjerë. Fundja, sikur të gjithë të bënin nga pak sakrificë, bota do të ishte më e bukur dhe jeta më e lehtë”, thotë ai.
Ndërkaq, në pak ditë lajmi ka marrë dhenë aty, dhe përgëzimet nuk kanë vonuar. si për të trumpetuar pak më tej një shembull. “Kam marrë përgëzimet e të gjithëve për këtë iniciativë, e cila është çmuar sigurisht më shumë si ide se sa si material. Veç kësaj, kam marrë urime dhe më kanë përcjellë përgëzimet e tyre me shkrim nga shumë shoqata bamirësie, nga spitali i fëmijëve të Firenzes, më ka nisur letër përgëzimi ambasada shqiptare këtu, ish kryebashkiaku i Firenzes, Matteo Renzi, sot kryeministër i Italisë, etj. Të them të drejtën, nuk e prisja këtë popullaritet. Unë për çdo vit përgatis ndonjë ofertë për klientët e mi. Këtë vit ishte kështu, pak më e veçantë ideja, ndaj”.
Kjo nuk është hera e parë që “Pane, amore e fantasia” hap dyert pa kërkuar asgjë në këmbim. Qysh prej vitit 2007, çdo të premte, Lulëzimi bashkë me familjen e tij, në bashkëpunim me kishën që kanë aty pranë, përgatisin ushqime dhe ua shpërndajnë të pastrehëve.
“Jam shumë i kënaqur me punën time dhe, njësoj si unë, edhe familjarët e mi këtu nuk e ndiejnë ditën, e cila nis gjithmonë në mëngjes herët. Furrat e bukës janë të parat që hapen. Ne jemi këtu çdo ditë në orën gjashtë, bëjmë pak pushim në mesditë dhe pastaj vazhdojmë deri në tetë të darkës. Puna ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Llojshmërisë së bukëve shumë shpejt do t’i shtoheshin edhe ëmbëlsirat, verërat, proshutat e djathrat dhe kateringu i festave”.
“Mua më pëlqejnë shumë festat, të merrem me organizimin e tyre. Kateringu erdhi nisur nga kjo. Si fillim e nisa në vitin ’99, duke përgatitur festat e vogla të miqve e të njohurve të mi. Pastaj nga këto festa të vogla private, nisa me organizimet e tyre në teatro e më pas në pallate sporti, me këngëtarë e të tjerë të ftuar. Të gjitha festat e shqiptarëve që janë bërë në Firence nga viti 2000 deri në 2008 i kam organizuar pothuajse të gjitha unë”, tregon Lulëzimi.
I urtë, punëtor, altruist, ai i ka hedhur tashmë rrënjët e veta italiane, por pa shkulur kurrë ato shqiptare.
“Kam punuar gjithandej, nëpër furra buke, nëpër bare e restorante, derisa ia mësova këtij zanati, dhe në vitin 2000 arrita të hapja një furrë buke në qendër të qytetit, sëbashku me një ortak italian, me të cilin punova deri në vitin 2005. Në vitin 2006 u shkëputa dhe fillova të punoj vetë këtu ku jam tani. shumë shpejt mu bashkua dhe familja ime, nëna Sherife, babai Bahri, vëllai Besnik, kushërinjtë Nuro dhe Ervin. Puna filloi të rritej shpejt gjatë këtyre viteve. Ne jemi rritur me krizën. Nga dy vetë që ishim në fillim, tani jemi tetë vetë që punojmë këtu”.
mars 1995
Atëherë vetëm 16 vjeç, i urtë, guximtar, por shoqëruar nga një drojë e natyrshme për ditët që po kalonte. Lulëzimi la për herë të parë Shkodrën, qytetin e tij të lindjes dhe zbriti në Vlorën e skafeve. A do të ishte i mëshirshëm deti me të? Po vendi matanë tij, tek i cili kishte varur shpresat e jetës? A do të mbërrinin mirë? Po pastaj… çdo të bënin pastaj? Një histori aspak e ndryshme nga ajo e shumë shqiptarëve të tjerë asokohe. udhëtimi natën, moti i ftohtë, mbërritja, dhe pastaj…ç’të kishte rezervuar fati për secilin. Për atë, që sapo ishte shkëputur nga lodrat e fëmijërisë, asgjë nuk ishte e lehtë. Por as e pamundur. Aty ku qëlloi të trokiste, gjeti mbështetjen që i duhej. Sot, ai i është shumë mirënjohës këtij qyteti që i hapi portat dhe zgjedh të jetë bujar me të. në çdo stinë. Sidomos në mars…
*Revista JAVA
Eshte vetem nje korake islamiste
ue ue sa skandal qe je moer burr… po edhe sialamiket njerz jane…
jeni bo si hitleri doni te shfarosi njerzit…
http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
koqe’monistet duan te eleminojne mendimin ndrtyshe ndersa koqe kandaret si ti duan te shfarosin njerzit me besim tjeter…
skandal
http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
Ha ha ha patetik…Nejse, me keto idiotizma, e ben kete blog per te qeshur…faleminderit!
Jo per te qeshur,por e ka me gjith mend.Keto jan njerezit qe ka mbledhur perreth Kisha greke,njerez pa sensin e nderit qe peshtyjne mbi gjithshka shqiptare.Dikur Kisha greke rekrutonte kriminela,kurse sot njerez bythshitur pa karakter,mashtrues dhe peverse si ky Thoma Koteci nga Polena,qe e njohin te gjith si hajdut pulash.Ato shqiptare
qe shkojn mbrapa prifterijve grek,nuk jan jo se jo shqiptar,por kurresesi besimtar.Ato jan jashqitje e kombit si ky mjerani me siper.
ti zigur je njeriu me i trrashe dhe me i keq ne kete forum,ti e kupton qe ky me larte nuk eshte tourkofagos,por djalli qe ke ne bark te shtyn te shash pa lidhje dhe ne kete rast kishen greke.ata qe jane lexues te regullt te tema e kuptojne qe nuk eshte tourkofagos. sa per temen ne fjale,bravo ketij shkodranit,po ta provonte ta bente kete biznes ketu nuk do arinte asnje sukses se korraket e vertete islamik si ziguri me shoke nuk do e linin.
Puthador si ty dhe tourkofagos,ka pasur dhe do te kete gjithmone.
iP,kuptohet qe te mundojn komplekset e te keqes.
Perderisa je i sigurte ne menyre “absolute” qe komentuesi me siper
esht dikush tjeter,tregon qe je idjot.
Po kur ka qene “origjinali”,ke qene ndonjeher kritik ti?
Ti je genjeshtar,ashtu si te gjith bythshiturit.
Gomar qe pellet ne kopene e pedofilit Janullapos,me gjeje nje koment
ku e tregoj qe un jam islamik?Megjithese nuk esht ndonje krim te jeshe besimtar,te hiqesh i tille po,te jeshe militant si puna jote e kompani po,te shitesh tek i huaji po.
hahahahahaha..thoma koteci
Nje shembu i larte humanizmi dhe virtyti shqiptar!
Suksese Lulëzimit! Sikur te ishin te gjithe islamistet keshtu, ti “turkofagos”, se turqit jane shume larg se sa nje “nickname” yti, do ishte nje bote shume me e mire dhe jo nje katrahure ku emrat jane justifikim i cdo veprimi, mjafton deshira!
Edhe nje here, suksese dhe Fat Lulëzimit!
Bravo keti shqiptari. Pore kjo esht histori e vjeter nje iniciative te tille per ti ndihmuar te varferit e ka ndermare nje buke pjekes Kosovare ne Kroaci qyshe para 5 viteve per qka ka mare edhe shum mirnjohje
Nje kosovar Nderi i Kroacise top-channel.tv
http://m.youtube.com/watch?v=Bg7mPOk7Ia4
Azgan Qenaj
http://m.youtube.com/watch?v=PsXNeKB_Cco
Kosovari Azgan Qenaj nderohet me qmimin me te larte per humanizem ne kroaci pasi kishte dhe Buke
Falas per te varferit ne kroaci.
http://m.youtube.com/watch?v=vQPtyaZsQwk
http://dielli.al/lajme.php?id=45710&k=71
Bravooooo!!! Shyqyr, që ndonjëherë na dëgjohet emri për të mirë…
pacamuri e fantazia e ka bishtin mbrapa e sigurt
ai eshte tamom SHQIPTAR jo grek me thik mas shpine si puna jote o legen qe dhe pseodonimin e ke zgjedh turk se ato ta permledhin mir ashu e keni qef ju si puna e dardhes me bishtin mrapa
une e njoh mir kte djalin dhe esht shum puntor,por duhet pare se me cfare leksh e ka hap kte furren ,dhe cfare bisnesesh kajne kto ne itali duhet ditur dhe pastaj te flitesh per humanizem dhe bamirsi,dhe une turk e shkodran si puna ti jam dhe krenar se punoj e jetoj mir ne firence.
E pershendes kete bamires dhe stafin e tij!Bravo.
Lulzim shendet e te mira u befshin per ty dhe te gjithe te afermit e tu.Zemerbardhesia jote eshte nje nga virtytet e nje shqiptari te vertete , qe i do dhe respekton njerezit, dhe jau i di per shume faleminderit atyre popujve qe na priten dhe ndihmuan ne ne dite te veshtira.Drite e pac ngahera.
sa pak njerez ka bota si puna e ketij bukepjekesit shifet ne komente.
nje gayrek wannabe, nga urrejtja qe ka ne shpirt, nga mungesa e dashurise ne shpirtin e tij edhe kete e ben islamist…. kur punoka me kishen per ti ushqyer te varferit cfare rendesijet ka feja ketu. hala ska ken budist a, kur ai thjesht ben nje gjest te pelqyeshem
greko-faggot, je per te ardhur keq, te ka mbytur urrejtja ndaj shqiptareve…… vetem ato qe ndiehen inferiore si puna jote mbyten ne urrejtjen qe i lind ne shpirtin e tyre te trazuar. me vjen keq per ty.
ai shkodrani tjeter asht mosbesues e thote, dardha ka bishtin mrapa.
duhet te mendoni ma pozitivisht dhe ju siguroj qe do ndjenheni ma mire shpirterish e sdo te keni shpirt te trazuar…. sdo keni urrejtje per njerez qe as nuk i njihni as nuk ju kane bere keq
Turkofago mund te thush cfare te duash nga njeri si ty shpirt zi me mentalitet gabel eladhe vetem vrer pret mire qe ske bolls te besh ndonje gje humane po mos vill ore rrace korofillaqis
Sido qe te jet puna shqiptari e ka treguar veten e tregon dhe do ta tregoj eshte me lart se greku te pelqen ste pelqen zotrote ne shqipet jemi njerz me dinjitet dhe shume human e burreror cdo gje qe bejme na ka hije se e bejme me gjith zemer dhe pa interes hajde gamisu apopiso her tjeter ti me eladhen tende
Qe sja dini per nder shqiptarve qe Luftuan dhe skrifikuan per formimin e shtetit arrixhi grecee
Nuk ka vetem kriminele ,por dhe njerzes punetore si ky zoteria kudo .
Tourkofagos si nuk tu mbyll njehere haleja mor njeri plehre…. u be bytha jote te kritikoje cdo shqiptar te ndershem mbi toke… shkruaje njehere emrin tend te vertete se di une si te te gjej e te bej te arsyetosh e te flasesh me mend….
I lumte ketij djalit edhe familjes se tij! Ai jep dhe merr! Kjo eshte filozofia qe e mban boten e civilizuar sot! Duhet te japesh qe te marresh ;)Ai jep dashuri dhe te mira materiale dhe gjithashtu merr dashuri dhe te mira materiale!
Inteligjence.Nje menyre per tu bere publik ne nje vend te huaj.Ndihem mire qe eshte shqipetare.
He ore turkofagas, si thua per islamikun nga Shkodra tani, po te ishe ne arabi do jepje buke falas ne Xhami tine. Fol, mos u fsheh, shiqoje çfare na meson Islami i Madhnushem neve
Bravo, bravo dhe vetem bravo!
Shume bukur lulezim ,,suksese dhe pune te mbare ne nje nder qytetet me te bukura dhe te lashta te italise
Ndjehem shume mire kur degjoj qe nje bashkkombas i imi, Shqiptar, tregohet humanist sidomos, ne keto kohe krize. Megjithate kam nje verejtje per shkrimin qe nuk ka lidhje me gazeten TEMA por, autoren-gazetaren e reviztes JAVA. Me shume se nje verejtje eshte nje konstatim qe, gazetares nuk duhej te kishte shpetuar. Sot ne epoken e internetit nuk do kishte bere keq te merrte ndonje informacion me shume per jeten e djalit, Lulzimit. Nuk e di por ne pjesen e fundit te shkrimit-interviste
MARS 1995, thuhet se Lulzimi ka shkuar me skaf, ne te ftohte, naten etj etj. Me poshte eshte linku i gazetes on line Repubblica.it qe shkruan per Lulzimin qe ka mberritur ne Firence ne vitin 1994 madje, me nje permeso (leje) te rregullt si student ne degen e arkitektures por, sic qe thote vete Lulzimi (shkrimi eshte i vitit 2007) shkolla kushtonte dhe i fut punes… Ndoshta gazetari ka dashur t’a martirizoje me shume se cduhet shqiptarin qe me te vertet i’a ka dalur me forcat e veta por, ka mashtruar. Nuk dua te besoj qe historine e skafit t;a kete treguar shqiptari Lulzim Vurashi….
http://ricerca.repubblica.it/repubblica/archivio/repubblica/2007/12/01/emigrati-italiani-tutti-al-saschall-con-le.html
Mos ja vini re,eshte per te ardhe keq,eshte invalid….edhe nga trute!!!!
turkofagos je djall, grekofon”
bej qe te bekohesh,
se je si djalli vet.
Eshte kenaqesi kur veshi ndigjon mire per shqiptaret, sepse na vijne vazhdimisht lajme te keqija dhe te rendomta per shqiptaret kudo neper bote. Sepse, pavaresisht e mbajme veten shume te zgjuar dhe te shkathet dhe per virtyte kemi perqafuar vrasjen, krimin, vjedhjen, mashtrimin dhe demagogjine dhe mbas gjithe ketyre “virtyteve” qe nuk i kane te tjeret na ka dale nami “i mire”, he po: “Shqiptaret jane mashtruesa primitiv dhe injorant”. I lumte ketij shqiptari, e pergezoj.
le te marre pak shembull vrasesi sali berisha dhe familja monstruoze e tij!