Beqaj: Lista e barnave, esenciale. Garantojmë ilaçet në spitale

13 Mars 2014, 12:10Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja deklaron miratimin e  listës esenciale të barnave spitalorë për përdorim në spitalet e Shqipërinë për vitin 2014.

Në një konferencë për mediat bashkë me Drejtoren e Përgjithshme të QSUT-së Ogerta Manastirliu, Beqja tha se vendimi është në vijim të angazhimit tonë që brenda 300 ditëve të garantojmë furnizimin në vijimësi të spitaleve tona me barna.

Duke e konsideruar mungesën e barnave në periudha të ndryshme të vitit si një realitet jo të mirë prej vitesh në spitalet shqiptare, Beqaj tha se janë marrë masat për një furnizim të vazhdueshëm me barna të spitaleve.

“Jemi angazhuar që në këtë listë të re të kemi më shumë siguri, kemi progres dhe kemi dhe inovacion. Ka qenë një punë voluminoze pasi janë marrë propozimet e spitaleve rajonalë, bazuar edhe në buxhetin e vitit 2014, ku pjesa e shpenzimeve të buxhetit për programin e kujdesit spitalor ka patur një rritje të rëndësishme. Jo vetëm që rritëm fondet në dispozicion por ulja e çmimeve nga procesi i negociimit, përjashtimi i banave nga TVSH që fillon në datën 1 prill, si dhe përfshirja e alternativave më pak të kushtueshme kanë bërë që të kemi mundësi për furnizim shumë më të mirë të spitaleve tona me barna”, tha Beqaj.

Në vijim ai theksoi se për QSUT nëse vitin e kaluar fondi ka qenë 1.7 miliardë lekë për barnat, këtë vit është 2.2 miliard lekë pra ka një rritje 29 %.

“Ne ofrojmë më shumë siguri sepse realizojmë një mbulim tërësor dhe vazhdimësi të mjekimit të pacientit në spitalet tona  për një grup të madhe sëmundjesh. Në hartimin e listës kemi patur inovacion madje në përdorim me efektivitet sidomos të barnave citostatikë. Në QSUT që këtë vit do të përdorim edhe teknologji të reja në përgatitjen e tyre, në mënyrë që të kemi rreth 10 % më shumë efeketivitet në barna”, tha Beqaj.

10 komente në “Beqaj: Lista e barnave, esenciale. Garantojmë ilaçet në spitale”

  1. kardjani says:

    ik mer serbosllavgrek,nuk e keni te gjate,ti je sick,qysh se tka lind nana

    1. shpresoj mos te jete skema e rradhes korruptive…
      kshu e kane keta… shajne Salen e pastaj bejene me keq se Sala…

      rrace genjeshtaresh

      http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

      1. arjoni says:

        Me ne fund ne QSUT po vihet re nje ndryshim i dukshem, nuk ankohen me pacientet per mungesen e preparateve ne pavione, ne urgjence ka mjekimet e duhura, pajisjet ekzaminuese jane funksionale, une isha vete para dy ditesh ne urgjence dhe asgje nuk mungonte, nuk jam detyruar te bej asnje ekzaminim ne privat. Shpresojme te vazhdohet te punohet me keto ritme.

        1. greiss says:

          Duhet theksuar fakti qe barnat nuk blihen per te thene hajt se kemi bere ca shpenzime, por po behet nje planifikim sipas nevojave te sherbimeve. Me pare kishte ilace te skaduara ne disa pavione se nuk perdoreshin, e te tjere kishin mungesa, ndersa sot po ndryshohet kjo politike, sidomos qe eshte krijuar nje sektor farmaceutik per te kontrolluar pikerisht shfrytezimin me efektivitet te barnave.

      2. kloi says:

        Spitalet nuk po menaxhohen si ne kohen e Saliut kjo eshte shume e dukshme. Tani per shendetesine ne vend ka nje intres me te madh dhe me shume investime. e kohen e Saliut spitalet ishin pa ilace pa rregulla dhe me shume mungesa te tjera. Tani situata ka ndryshuar per mire dhe eshte mese e dukshme.

    2. almeida says:

      Shko more tradhetar ministri Beqja po ben nje pune shume te mire me poltesimin e spitaleve me ilace. Po skeni faj kete nuk e kuptoni ju se jeni mesur ti shihni spitalet bosh pa asnje ilac

    3. klea says:

      Bravo ministrit per kujdesin e madh qe po tegon ne lidhje me furnizimin e spitaleve me medikamentet e nevojshme. Bravo ministrit

    4. aks says:

      Ministri Beqaj po ndryshon imazhin e spitaleve ne vend. Bravo

    5. alm says:

      Shko more paragjykues, punene qe po ben ministri Beqaj me sistemin shendetesor ne vend,nuk eshte bere anjehere. Realisht nuk dini ti vlersoni.

  2. olti says:

    Ministri i Shendetesise po ben nje pune te shkelqyer me menaxhimin e prolematikave te spitaleve ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje