Pushteti vendos nuk mbledh tarifat e pastrimit, gjë që çon më pas në mos pastrimin e territoreve nga mbetjet. Ndaj reforma territoriale është mjaft e rëndësishme edhe në këtë aspect, pasi do të ketë një rifunksionim të skemës e cila do të bazohet mbi tarifat.
Kështu u shpreh zv.ministri i Transportit Ylli Manjani, i pranishëm në tryezën për menaxhimin e mbetjeve. Manjani theksoi se situata e mbetjeve në Shqipëri është jo e mirë dhe kjo për shkak të keqmenaxhimit nag ana e pushtetit vendor.
“Në Shqipëri tarifa e pastrimit është ende një gangrenë e pazgjidhur. Ka sot qytete, them qytete sepse komunat as nuk e çojnë në mendje të paguajnë këtë tarifë. Është një masë e madhe komunash që as nuk e dinë që duhet të vendosin tarifë për pastrimin por e gjithë barra e komunave që nuk funksionojnë shkon në shtratin e lumenjve, në basenet e lumenjve. Komunat nuk mbledhin tarifën, nuk pastrojnë territorin dhe presioni shtohet në dete dhe kryesisht në zonat bregdetare”, tha Manjani.
Sipas tij, ky është një realitet që na ka detyruar që në kushtet inekstreme të nxjerrim edhe FA-në që ta pastrojnë Shqipërinë në prag të sezonit turistik. Për zv.ministrin e Transporteve Qeveria shqiptare nuk mund të menaxhojë këtë proces në detaj, ajo ndihmon me investimet, me politika por nuk mund të menaxhojë çdo hallkë të funksionimit të këtij procesi.
O ordiner sa her del ti neper Media ose neper faqet e shtypit na i felliq ekranet telev .. Njeri i paftyre