Policia e Durrësit ka arrestuar sot një çift, Besim P., 48 vjeç dhe Flutura S., 36 vjeçe, pasi akuzohen se shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur.
Dy personat e arrestuar, të cilët bashkëjetonin, nxirrnin katër nga fëmijët e tyre në rrugë për të lypur.
Nga hetimet e kryera rezulton se dy të arrestuarit e ushtronin këtë aktivitet prej një viti.
Vënia në pranga e dy prindërve u bë nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Durrës në kuadër të operacionit policor “Vollga”.
Megjithatë, problemi është shumë më i madh dhe i thellë se ky arrestim.
Në çdo kryqëzim të Tiranës, por edhe të shumë qyteteve të tjera në vend, sheh fëmijë e të rritur që lypin.
Keto kane bere vila me kete pune !