Ndihma ekonomike, Qeveria miraton procedurat dhe kategoritë e reja

16 Mars 2014, 11:11Sociale TEMA

Qeveria përcakton procedurat dhe kategoritë që do të përfitojnë ndihmë ekonomike. Me ndryshimet në ligjin ‘Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore’ të vitit 2005, Qeveria ka përcaktuar kategoritë që do të përfitojnë ndihmën ekonomike, ato që e humbasin atë si dhe procedurat që ndiqen nga të interesuarit. Duket se ndryshimet synojnë jo vetëm përmirësimin e ligjit ekzistues, por edhe dhënien fund të abuzimeve me skemën e ndihmës ekonomike, e cila sipas ligjit administrohet nga pushteti vendor dhe po kështu jepet nga të zgjedhurit vendor. Qeveria ‘Rama’ në ditët e para të saj denoncoi disa dhjetra raste të abuzimeve që bëhej me ndihmën ekonomike nga bashki dhe komuna, ku në listat e përfituesve përfshiheshin edhe individë që kishin biznese, kishin në pronësi vila apo zotëronin automjete të shtrenjta.

P/ligji

Në draftin e propozuar për miratim në Kuvend nga Qeveria ndryshimi i parë ka të bëjë me të ardhurat e familjes, në bazë të të cilit përcaktohet nëse një individ përfiton apo jo ndihmën ekonomike. Kështu në p/ligjin e ri përcaktohet se “Të ardhura të familjes” janë të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes nga çdo lloj burimi, përfshirë dhe ata anëtarë që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Nuk përfshihen në të ardhurat e familjes pagesat që marrin anëtarët e familjes me aftësi të kufizuar, në kuptim të këtij ligji.”. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me kategoritë që përfitojnë ndihmën ekonomike, ku krahas atyre të përcaktuara në ligjin ekzistues shtohet edhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare. Drafti parashikon që viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të marrin ndihmë ekonomike. Por p/ligji parashikon gjithashtu kategoritë që humbasin ndihmën ekonomike, ku krahas atyre të përcaktuara në ligjin e 2005-ës shtohen edhe dy kategori të tjera, të dënuarit me vendim të formës së prerë dhe personat që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar. Kështu megjithë ndryshimet e bëra, ndihmën ekonomike nuk e përfitojnë shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të personave dhe të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtare. Një tjetër kategori që nuk përfiton ndihmë ekonomike janë azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilantit, si dhe shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave. Një tjetër ndryshim në kategoritë që përfitojnë ndihmën ekonomike janë ato që zotërojnë një raport mjekësor nga KMCAP-të, të cilëve iu zgjatet përfitimi nga ndihma ekonomike deri në dy vjet pasi kanë nisur punë. Kështu p/ligji përcakton se përfituesve, të klasifikuar me vendim të KMCAP-së në grupet e aftësisë së kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 24 (njëzet e katër) muajsh punësimi. Procedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Gjithashtu drafti i ri parashikon procedurën që duhet ndjekur për përfitimin e ndihmës ekonomike. Kështu kërkesa mund të bëhet nga kryefamiljare, ose secili prej bashkëshortëve në rastet kur ata janë në process zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata. “Kërkesa për të përfituar ndihmën ekonomike bëhet me shkrim nga kryetari i familjes/individit në nevojë dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët madhorë të saj.”.

Ankimimet

P/ligji i miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave përcakton procedurën që duhet të ndjekë një person i interesuar në rastet kur nuk i është miratuar kërkesa për ndihmë ekonomike. Aplikuesi, për përfitimin e ndihmës ekonomike në zonat pilot, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë, mund t’i paraqesë ankesë me shkrim kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore. Ankesat bëhen brenda 7 ditëve pas marrjes së  njoftimit. Organi i njësisë së qeverisjes vendore shqyrton  ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 5 (pesë) ditëve pas marrjes së ankesës. Gjithashtu, aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi i marrë nga organi i qeverisjes vendore nuk është i drejtë, i paraqet ankesë me shkrim drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror. Ankesat  dorëzohen brenda 5 ditëve nga data e marrjes së vendimit nga njësia e qeverisjes vendore. Drafti detyron Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror, që pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesës, të njoftojë me shkrim për vendimin e marrë aplikuesin për përfitimin e ndihmës ekonomike, brenda 10  ditëve pas marrjes së ankesës.”.

 

6 komente në “Ndihma ekonomike, Qeveria miraton procedurat dhe kategoritë e reja”

  1. pjeshka says:

    Shume pune e mire nga ana e qeverise, kur e mendon keto reforma duhet te ishin bere me koh po ja qe tani i erdhi koha.

    1. elezi says:

      -Po degjojme cudira, qeveria ngrine transaksionet e pronave te qytetareve po nuk paguan faturat e energjise elektrike, ne vend qe ta shikoje problemin seriozisht, duke nxjerr shkaqet pse nuk paguhet energjia elektrike ne shqiperi nga te gjithe kalon ne ekstrem,gje qe nuk eshte e drejte, energjia nuk paguhet nga te gjithe sepse eshte e shtrenjte,eshte nje cmim abuzive ,dikush mund te thote se KW/ore eshte e njejte me Grekun,por jepi edhe shqiptarit ate rroge qe ka greku ,ate ndihme ekonomike qe jep greku, ate pension qe jep greku dhe jam i bindur qe shqiptaret i paguajne detyrimet ,prandaj ulja e cmimit bene qe te paguajne te gjithe, shteti apo privati kushe e administron energjine le te investoje ne menyre te tille qe kur qytetari nuk e paguan energjine t’i nderprese furnizimin ne menyre te tille qe te mos kete mundesi ta rilidh,korrupsioni eshte brenda saj, shume familje kane hequr dore nga rryma elektrike dhe i jane kthyer llampave me vajguri.
      -Nje emigrant qe punon perkohesisht jashte per te siguruar buken e gojes,duke dashur te jete qytetar i ndershem te jetoje me djeresn e tij dhe jo te sorollatet neper shqiperi duke vjedhur,i kerkohet te mbaj edhe pjestaret e tjere te familjes apo fisit.Nje solidaritet socialist nuk mund te zbatohet ne ekonomine e tregut,ku te zbatohet parimi nje per te gjithe e te gjithe per nje.Ne thelb fajtor eshte shteti qe nuk di te menaxhoje pasurit e vendit, nje vendi sa nje qytet i Europes.

  2. Xhaja says:

    Sipas projektit qe keni shtuar “”te ardhurat e familjes””
    Ky projekt ligj doli qe te mos u dergohet me ndonje lek xhepi prinderve tane tua zbusnim pak hallet por ti leme me 25 mij lek te vjetra ne muaj
    Plus kushdo djal apo vajze qe punon ne emigrim sduhet te dergoje kursimet tek prinderit apo vllezer e motra sepse do tu nderprihet ndihma ekonomike
    Ne vend te ndihmohet ketu po I vihet tritol familjes
    Unbelievable

    1. neda says:

      Ndihma ekonomike e njerzeve ne nvoje eshte nje problem kombetar qe per mendimin tim nuk eshte zgjidhur dhe as procedurat e reja nuk e zgjidhin.Ndihma ekonomike dhe pagat e te punesuareve duhet te jene te tilla qe njerzit te jetojne normal dhe me dinjitet,duke plotesuar nevojat e tyre dhe duke paguar deyrimet mujore .Se pari, nje ndihme ekonomike ne keto vlera qe eshte sote eshte te genjesh veten, asgje nuk zgjidh,eshte nje mjerim i tejskaisshem,as buken nuk merr dote nje familje e till,apsolutisht vlera e tyre duhet disafishuar,qe te jete nje ndihme ku brenda saj te jete dinjiteti njerzor.Une sinqerisht nuk e kuptoje se si mund te zhvillohet ky vend me keto paga e me kete ndihme ekonomike.Per ata qe jane ne pune 1/3 e pages shkon per elektrikun, ata qe jane me ndihme ekonomike as qe behet fjale per te paguar energjine elektrike, nje pjese nje pjese e rroges u shkon per te paguar qerane e shtepise, atehere ku eshte fuqia blerese qe mund te sjell zhvillimin? Ti leme akrobacirat menjan qe njeri qe punon ne emigrim dashka te ushqej dhe ata qe jetojn ne shqiperi,sote sejcili punon dhe duhet te punoje per vete,se ne kete forme qe propozon qeveria po i detyron dhe ata qe jane ne emigrim te kthehen ose te ndahen ligjerisht.Ne pagat e te punesuare, ne ndihme ekonomike,ne pensione duhet bere revolucion duke i ngritur disa here qe te shtohet fuqia blerese dhe shtimi fuqise blerese cone ne rritjen e prodhimit,te rritjen e importit.Gjeni nje vend ne bote qe fatura elektrike ze kete perqindje ndaj rroges mujore ose ndaj ndihmes ekonomike mujore.Energjia elektrike dhe karburantet duhen ulur qe te rritet fuqia blerese ne drejtime te tjera.Eshte me dinjitoze te hapen mensa sociale se sa tu japesh 30 dollar ne muaj nje familje,ku gjysma u duhet per te ripertritur certifikatat per muajin tjeter.E thote mire Agron Llakaj: Shqiperia per te qeshur,shqiperia per te qar.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ka nje numer shume te madhe njerzish qe perfitojne ndihme ekonomike se zotrojne nje raport mjeksor nga KMCAP,por ne fakt kane koruptuar kete komision dhe jane ne gjendje shendetsore shume te mire shendetsore.
    Veprimtaria per dhenien e raporteve nga KMCAP-i eshte abuzive,shume persona i kane marre ato duke paguar “lek nen dore”.
    Keta te “semure” duhet ti nenshtrohen nje kontrolli tjeter mjeksor te besushem,mbase dhe me mjek te huaj,perseri i fituar do jete shteti.

  4. ! says:

    PO MOE EDI RAMA PO, TALL MENDEREN ME TE VRARET E GERDECIT DHE 21 JANARIT! SALI BERISHA VETEM SHTON PRONAT NE VEND QE TE KALBEJ NE BURG!

    TE KA KAPUR MIRE PER LOQESH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje