Frika nga hormonet ‘shkatërron’ fermerët lushnjarë/ Panariti: Do ushtrojmë kontroll më të rreptë

17 Mars 2014, 19:17Sociale TEMA

Fermerët e Lushnjës po vuajnë pasojat e emrit të keq që i dhanë vetes duke përdorur më parë stimuluesit për rritjen e perimeve, raporton TCH.

Prodhimet e serave kanë dalë tashmë në treg, por çmimi ka rënë më shumë se 50 përqind për shkak se tregu nuk i tërheq.

Nga 200 lekë një kilogram kastraveca, çmimi ra menjëherë në 70 lekë dhe shitjet e pakta vijnë prej frikës së konsumatorëve se këto prodhime janë rritur me hormone.

Por kjo ka dëmtuar rëndë fermerët që kërkojnë ngritjen e një laboratori certifikimi duke thënë se prodhimet e tyre janë biologjike.

Ndërkohë inistri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në një farmaci bujqësore në Tiranë, për të parë nga afër se si tregtohen pesticidet, insekticidet, fito-hormonet që përdoren në prodhimet bujqësore nga fermerët.

Në këtë vizitë ai dha një mesazh për gjithë farmacitë bujqësore se ato nuk janë thjesht dyqane që tregtojnë, por ato janë pikat fundore që lidhin prodhimin me produktin.

Panariti kërkoi të penalizohen të gjithë ata që tregtojnë në rrugë, buzë trotuareve, pesticide, insekticide apo kimikate të tjera, pasi kjo përbën një rrezik për shëndetin e konsumatorit.

“Gjithashtu insekticidet dhe pesticidet para se të përdoren duhet t’i nënshtrohen edhe kontrolit të Komitetit Kombëtar për Kontrollin e Barnave dhe insekticideve të inputeve bujqesore që nuk do merren thjesht me shqyrtimin e dokumentacionit të origjinës së importuesit, por do bëhen dhe provat e tyre para se të kalojnë për tregtim në mënyrë masive nga ana e farmacive bujqesore. Nuk mund të ecet ndryshe nëse duam të imponojmë standardet si në BE,” tha Panariti.

“Një thirrje shkon dhe për konsumatorin, që në çdo rast të lajë perimet, zarzavatet e frutat, pasi i eliminon praninë e pesticideve edhe në rast se një produkt i shpëton kontrollit.

Pra të gjitha këto hallka do ndihmojnë që të kemi cilësi e siguri të prodhimeve bujqësore që për mua janë më të pastra se ato të importit. Dhe këtë nuk e them se jam ministër i Shqipërisë, por sepse rezultate të analizave, monitorimet tregojnë se prodhimet shqiptare janë bio, që përmbajnë më pak inpute, pesticide, më pak ngjyrues, aromatizues në krahasim me ato të improtit. Duhet hequr dore nga ky spekulim. Prodhimet tona nuk janë të ndotura. Kjo t’i bëhet e qartë konsumatorit shqiptar dhe unë këtë process e monitoroj në vazhdimësi, pasi prodhimet tona kërkohen dhe eksportohen në Danimarkë, Zvicër Hollandë, Gjermani etj, sepse mbartin vlera bio dhe vlera ushqimore”.

25 komente në “Frika nga hormonet ‘shkatërron’ fermerët lushnjarë/ Panariti: Do ushtrojmë kontroll më të rreptë”

  1. komentues says:

    Ministri thote: “prodhimet shqiptare janë bio, që përmbajnë më pak inpute, pesticide, më pak ngjyrues, aromatizues në krahasim me ato të improtit”.

    D.m.th, sipas ministrit te bujqesise, gjithesesi produktet tona permbajne inpute, pesticide, ngjyrues dhe aromatizues artificiale, megjithese me pak se ato te importit.

    Nuk e marr vesh se fjala “bio” ku hyn ketu, “bio” me sa di une eshte kur nuk permban asnje nga keto…

    1. neda says:

      Fermeret jane vetshkaterruar me produktet qe prodhojne me hormone, me mashtrime, me produkte qe nuk jane te shendetshme. Dikur ne lashtesi nje mjek ka thene: me thuaj me cfare ushqehesh te te them se si mendon. Pra kaq shume rendesi merr cilesia e produkteve qe konsumojne njerzit aq sa ndikon edhe ne sistemin e te menduarit te njeriut.Tani shqiptaret gjithenje e me shume po e kuptojne kete rendesi dhe keto prodhime po i largojne nga tryezat e tyre dhe bejne shume mire. Fermeret te punojne me pasterti dhe sinqeritet ne profesionin e tyre ,pa genjyer e mashtruar sepse kjo te con ne falimentim. Me mire produkte te pasterta dhe me cmim me te larte se sa duke genjyer e nuk di cfare ha. Nisma e Ministerit eshte per t’u pershendetur por keto do mbshtetur me nje kuader ligjor me masa te ashpera ligjore deri ne heqjen e tokes bujqesore, si krime kunder njerzimit.

  2. Bujqesor says:

    Gjynah! Ne ka nje fushe qe eshte tmerresiht e rendesishme kjo eshte bujqesia.Dhe Rama kesaj duhej ti kishte kushtuar vemendje maksimale. E jo t’ia linte ketij te paaftit. Qe ka gjashte muaj qe ka hyre ne zyre dhe ende nuk e ka te qarte me se merret. Keqardhje.

    1. elezi says:

      Shteti po te doje i disiplinon keto gjera.Nje fshatar apo fermer kur prodhon prodhime bujqesore ne kundershtim me ligjin ti sekuestroje token.shteti nuk ka pse te flase shume, te flas pak por ashper.kjo ka te beje me jeten e njerzeve.

  3. razo says:

    tani u kujtun katundaret e lushnjes.. kshu te gjen kur behesh i pa ngopur me parane… duan te behen milioner me nje behar.
    Kemi degjuar histori tmerri andej ku katundaret i rrisin ato perimet qe perdorin vete per te ngrene vecmas atyre qe i nxjerrin per shitje.

    Edhe qaheni [astaj pse ju mbyt Maqedonia.. Pse mer do helmojne kalamaqte robte se duan te behen milioner katundaret?

    1. Korabi says:

      Shume e drejte, shqiptret edhe kur merren me bujqesi duan te fitoje sikur shesin droge, dhe ja rezultati, hodhen gure qe i rane kokes se tyre dhe mire tu behet. Atyre nuk u dhimbsej shendeti i njerezve, ne pse duhet te na dhimbeset xhepi i tyre?

  4. uragan says:

    …do të ushtrojmë kontroll më të rreptë????????!!!!!!!! Kush??????!!!! Shteti që ka vdekur sot e 20 e kusur vjet? Prej nga vijnë hormonet e pesticidet e ndaluara në Shqipëri more gënjeshtar i pafytyrë? Pse nuk i ndalon? Sa për fermerët e blegtorët e qumështorët e sotëm, janë thjesht tregëtarë të vdekjes së ngadaltë të shqiptarëve, po kujt ju bë vonë Ilirit apo Saliut? Plehra, që e keni zënë në kurth atë popull dhe po e asgjësoni çdo ditë, çdo orë, çdo minutë…

  5. Paskal Harito says:

    Lereni komentet boshe.Ministri Panariti eshte specialist he mjaft kompetent i fushes se toksikologjise.Ai i njef mire pestiidet, insekticidet etj.Kini beim.Kjo eshte fusha e tij si Minister.Ceshtja eshte qe Ai ta marri seriozisht e nje pune ta coji deri ne fund.Te mos terhiqet si e rastin e :mishit derrit etj qe tregetohet ne rruge kombetare.Te veje ne pune AKU dhe me shume fonde e kompetence ISUV.Bllokoni keto bicim Farmaci Bujqesore,magazina pa inventar te cilat shein produkte vrasese,Varfarin, Fostoksin etj etj

    1. aha says:

      Fusha e tij si minister eshte fluturimi mbi re…

  6. komentues says:

    Shqiptaret ankohen dhe nuk blejne domatet e sallatoret se ka dale ne televizor qe jane me inpute, pesticide, hormone e ngjyroses, por vazhdojne e blejne mishin qe therret ne mes te pluhurit te rruges nga kasape te pa licensuar amatore dhe pa asnje lloj kontrolli veterinar… Vend cudirash dhe kulture higjenore zero!

  7. ilir says:

    Po ky Minister duhet te kish kujdes qe ne momentin qe kamionet me perime u kthyen nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe tu terhiqte verejtjen dhe jo te mbronte prodhimin e infektuar.
    Tani e ka mar “fera uraten”.Te fjala dhe vepra e tij un per vete nuk kam aspak besim.

  8. aha says:

    Ky person jeton mbi re. Udheton jashte vendit nga avioni ne avion.

  9. Gezimi says:

    Shpresojme qe te mos ngelen thjeshte premtime…..

  10. Lefteri says:

    Mire tu behet lushnjareve. Kush lakmon teper humbet gjithcka.

  11. konsumatori says:

    sic shtruan le te flene …na ngopen me helme dhe iu kthye bumerang..le ti fusin sallatoret aty ku dine vete se per te ngrene nuk bejne ..shyqyr qe populli po zgjohet dhe te bojkotoje ato prodhime qe e rrezikojne ..

  12. Lopa says:

    Ministri jone qenka nje Hajvan pa brire. Kujt i tregon ky sharlatan se produkte Bio quhen ato produkte qe trajtohen me pak pesticide apo hormone etj. Ti vije turp Edi Rames dhe Ilir Metes qe tallen me buken dhe djersen e popullit duke vendosur te tille individe ne krye te ministrise se bujqesise. Turp

    1. olin says:

      turp tju vije juve znj Lopa, qe fyeni nje minister nga me te aftet qe kane qene ndonjehere ne krye te Bujqesise shqiptare….

  13. shpetim says:

    Per kete situate te papergjegjshme nuk eshte thjesht faj i ketij Ministri ose atij te meparshmit.Ketu e keqja eshte se nuk ekzistojne Institucione te kontrollit cilesor ne kete fushe.Mungon per me teper nje strategji se si do rregullohet kjo pune ne te ardhmen. Kam lexuar disa materiale per disa mungesa ne kontrollin e cilesise te ushqimeve ne vende te zhvilluara per produktet e tyre, dhe keto mangesi ata i quanin vrprimtari kriminale. Po ne cduhet te themi per kete situate qe kemi?….

  14. henri says:

    Une mendoj se keto jane semundjet e lindjes se nje menyre te re te menduari. Tregu dhe vetem tregu ( Dora e fshehte e tregut e Adamsit )nderhyn dhe rregullon oferten dhe kerkesen ku pervec cmimit nje Faktor shume i rendesishem eshte cilesia dhe pastertia e prodhimit.
    Problemi eshte qe fshataret te shkollohen dhe tu spjegohet se duhet te jene visionare dhe te mos mendojne sot per sot. Te prodhojne me cilesi dhe te mos bejne poshtersira duke demtuar shendetin e bashkeqytetareve. Shteti duhet te marre persiper te sqaroje me mire fshataret dhe tju tregoje se tregu i ndeshkon rende. Shteti duhet qe te mari masa qe keto pesticidet etj. te kontrollohen dhe te mos perdoren pa kritere dhe ai fshatar qe i perdor keq te denohet me gjoba. Qeveria duhet te dergoje ndonje grup specialistesh ne Itali ose Zvicer dhe te shofi se si e kane zgjidhur keto shtete keto Probleme dhe jo qe ministri te mos na tregoje pralla per larje te prodhimeve. Keto prodhime jo cilesore dhe te demeshme per shtetin duhet te konfiskohen dhe prishen nga shteti. Shteti duhet te mbroje shendetin e popullit dhe te ndeshkoje keqberesit. Gjermanet thone se rregulli eshte gjysma e jetes. Tregu nuk pjerdh per bla bla e ministrit ose qeverise. Duhet te vendoset nje ekujliber midis shtetit dhe tregut.
    Per kete Problem me ka pelqyer shume nje shkrim i Fatos Lubonjes me titutllin “Kastraveci dhe Kardeli”. Ishte koha kur Mali i zi ktheu kastaravecat shqiptare dhe kur ish deputeti i Lezhes kaloi nga PS, ne Pd dhe pastaj ne LSi.

  15. 17nentori says:

    mendoj se nuk ka vend tu japim shume mend. vete tregu i lire u ka dhene fermereve nje mesim shume te mire.
    sa do qe te beje shteti ndonjehere me mire nxene me mesime nga tregu sidomos fshataret.

    shteti patjeter duhet te krijoje standarde qe dalin dhe te dallohen prodhimet kualitative por ne fund tregu i lire i edukon te gjithe.

  16. X says:

    Sot mbrenda nje speci te kuq gjeta nje spec te vogel jeshil….Portokallet tona jane bere te nje madhesie gjigande dhe gjysma eshte lekure,kastravecat mbajne ere farmaci…domatet kane ndruar arome,lekura eshte ntrashur dhe farat mbrenda jane jeshile….qepet jane te forta mezi priten,shalqini gjate veres kishte ndruar shije ….bio-t keshtu jane??????????

  17. eni says:

    Ky veprim duhej bere me kohe . Dhe Lushnjareve pperpara se tu vije keq per kastravecat te ndalen e te mendojne se sa dem i kane sjelle njerezve ne semundje te pasherueshme nga ato hormone , e per cfare per nje grusht para me shume , pak e kane dhe kete . Tua mbyllesh fare ato sera …………

  18. qeni says:

    ky greku me mbiemrin Panariti se bashku me ate greko-serben Harito
    duhen shkarkuar 1 ore e me pare nga detyra, e bejn me qellim,keto grekqir

  19. krenari says:

    Nese do te ishin ngritur laboratore per kontrollin e perimeve do ishin djegur te paret fermeret e Beratit qe e bejne domaten me skuqes dhe sallatorin me URE. Fermeret e Lushnjes, jane nje numer i kufizuar qe perdorin keto pislleqe ne dem te konsumatorit, vuajne pa te drejte kete nam te keq qe keto dite ka dale, por dikush e ka nxjerre me qellim. Ministri diku e ka hallin dhe cmimi ka rene se ka shume prodhim si pasoje e motit te ngrohte qe ka mbajtur. Une jam vete fermer dhe kam vite qe merrem me prodhimin e perimeve, dhe nuk ankohem per cmimin sepse pervoja na ka mesuar se cfare ndodh kur ka superprodhim. Ankesa ime drejt ministrit eshte kontrolli i pesticideve, insekticideve dhe fertilizanteve te cilet vijne pothuajse te skaduar dhe duhet te perdoresh doza te larta per te luftuar nje insekt ose i fertilizanteve te cilet jane thjesht nitrat dhe ure te ngjyrosur qe na i shesin me cmime shume te larta dhe per pasoje edhe prodhimet nuk dalin BIO.

  20. ÇertifikuarBio says:

    Sa per informacion ekzistojne produkte te certifikuara bio nga nje trupe eksperte certifikimi, Albinspekt. Produktet quhen bio dhe organike, edhe kur perdoren preparate mbi to, por ato preparate jane te miratuara si te pademshme. Produktet e certifikuara bio eksportohen jashte dhe nuk ngelet gje per tregun e brendshem. Kryesisht eksportohen ne Zvicer, si psh vaji i ullirit “Shkalla”, ereza te fresketa,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje