Zyrat e Punës: Për dy muaj u shpallën 5 mijë vende pune

16 Mars 2014, 16:37Sociale TEMA
Zyrat e Punës: Për dy muaj u shpallën 5 mijë vende pune

 Nga Anisa Xhani

Hapja e zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka bërë të mundur punësimin e 1932 personave të regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës në 36 qytete të Shqipërisë ku operojnë zyrat e punës. Sipas të dhënave që disponon zyra e Shërbimit Kombëtar e Punësimit shifrat tregojnë se që prej vitit 1990 në vendin tonë janë plot 143938 persona të papunë që rezultojnë të regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës. Vende të lira pune të shpallura për dy muajt e parë të vitit 2014, pra janar dhe shkurt janë 5015. Ndërsa punëkërkues që kanë mundur të sigurojnë një vend pune janë 1932 veta.

Qytetet me numrin më të madh të të papunëve

Në qytetin e Tiranës prej vitit 1990 është trashëguar një numër prej 15764 të personave të të regjistruar si të papunë,ndërkohë që për muajt janar dhe shkurt janë punësuar 396 vetë.  Qyteti i Elbasanit ka një numër prej 11792 të papunë, ndërkohë që janë punësuar në dy muaj 29 persona.  Shkodra ka një numër prej 12287 të papunë, ndërsa në dy muaj është bërë i mundur punësimi i 326vetave.

Dibra,Kukësi,Tropoja

Tre rrethet të konsideruara si më të varfëra duket se gjenerojnë edhe numrin më të ulët të vendeve të punës. Në Dibër rezultojnë 2483 të papunë, ndërkohë që janë hapur në dy muaj 7 vende pune dhe janë punësuar 5 vetë.  Në Kukës rezulton një numër prej 5407 të papunësh, janë gjeneruar 47 vende pune ku është bërë i mundur plotësimi i tyre plotësisht. Tropoja rezulton me 2661 të papunë dhe nuk është bërë e mundur hapja e asnjë vendi pune deri më tani.

Qeveria

Të dhënat flasin për një angazhim të qeverisë,ku prioritet i është dhënë biznesit privat madje inagurimi i katër zyrave të reja deri më tani, përkatësisht në Tiranë,Durrës,Vlorë dhe Kavajë është shoqëruar me apel ndaj biznesit për të kontribuar jo vetëm në uljen e numrit të papunësisë në vend, por edhe në ofrimin e mundësive më të mira edhe për vetë biznesin.

“Zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ne i shikojmë si pikëtakime mes sipërmarrjes që kërkon të zgjerohet dhe kërkon që të rrisë cilësinë e asaj që realizon dhe shtetit që i vë në dispozicion nga njëra anë sipërmarrjes dhe nga ana tjetër punëkërkuesve, këtë pikë takimi, duke i lehtësuar ndërmjetësimin”, ka deklaruar kryeministri Rama në inagurimin e zyrës së Punës në Kavajë.

Reagimet e punëkërkuesve:  Ja procedurat që ndoqëm

Ja se si shprehen të papunët që kanë mundur të sigurojnë një vend pune me ndërmjetësimin e e Zyrës Kombëtare të punësimit.

“Quhem Rajmonda Muça 40 vjeçe. Erdha për t’u regjistruar si e papunë në Zyrën e Punësimit , Tiranë, si e vetmja shpresë për punësim. Punonjësit e këti j Institucioni më mundësuan një takim për intervistë me përfaqësues të Restorant-Piceri ERA . Sot punoj si punonjëse shërbimi në këtë Restorant. Faleminderit Zyrës së Punësimit, Tiranë.”

“Quhem Gledis Tahirllari, jam 20 vjeç dhe kam mbaruar arsimin e mesëm. Kam qenë i regjistruar pranë Zyrës së Punësimit Pogradec si punëkërkues i papunë. Pas dy vitesh pritjeje, kur dëgjova shërbimet e reja që ofrohen në zyrat e punës, shkovapërsëri të kontaktuar me drejtuesit e kësaj zyre. Me ndërmjetësimin e specialistëve më është dhënë mundësia e punësimit si kamerier pranë Bar-Restorant-Hotel ”Royal”. Faleminderit Zyrës së Punësimit Pogradec!”

“Quhem Gentiana Sulejmani, jam 24 vjeç. Pasi mbarova arsimin e mesëm nuk pata mundësi që të vijoja shkollimin, por as edhe të gjeja një punë. Prej gjashtë muajsh rezultoja si punëkërkuese e papunë në zyrën e punës në Shijak. Me ndërmjetësimin e kësaj zyre, tani jam e punësuar në një manifakturë italiane që ndodhet në Xhafzotaj, Durrës. Falënderoj stafin dhe zyrën e punës për këtë mundësi.”

“Jam Alfred Sula 46 vjeç, babai i 3 fëmijëve. Kam qënë i papunë për një periudhë 4-vjeçare. Pasi pashë promocionet e Zyrës së Punësimit, Tiranë, vendosa të paraqitem pranë saj dhe aplikova për punë. Sot unë punoj në hypermarketin me të madh në Shqipëri “Mapo Cash & Carry”, si pirunist, falë gadishmërisë së punonjësve të kësaj Zyre. Faleminderit stafit të Zyrës së Punësimit Tiranë.”

“Quhem Erjola Gerdbolli, jam 21 vjeç. Sapo kam përfunduar studimet në Universitetin e Durrësit, dega anglisht. Pas diplomimit u drejtova në Zyrën e Punës në Durrës për të gjetur një mundësi punësimi. Me ndërmjetësimin e specialistëve të zyrës fillova punë në subjektin “RT Service SHPK”, si recepsioniste. Falënderoj stafin e zyrës në Durrës!”

“Quhem Kopi Shuta, jam 48 vjeç. Prej shumë kohësh kam qenë i papunë dhe i regjistruar pranë Zyrës së Punës Pogradec si punëkërkues i papunë. Kam kërkuar punë në shumë subjekte por nuk kam gjetur mundësi. Me ndërmjetësimin e kësaj zyre gjeta një mundësi punësimi si shitës karburanti pranë ”Karburant Hobeli” sh.p.k. në qytetin e Pogradecit. Shpreh falënderimet e mia për stafin e zyrës së Pogradeci”.

“Quhem Ina Myslimaj. Kam mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikologji, në vitin 2009, ndërsa tre vjet më vonë edhe masterin shkencor. Studiova e u përgatita shumë për të pasur një punë të denjë dhe sot jam e lumtur që mundi im nuk shkoi dëm. Pas kontaktit me Zyrën e Punës në Elbasan, aktualisht punoj në një studio avokatie. Faleminderit stafit të Zyrës së Punës Elbasan.”

“Quhem Gjergj Buhali, jam 34 vjeç. Pasi mbarova studimet e larta për gjermanisht në 2008, u përpoqa të gjeja një punë në profesionin tim, por pa sukses. Derisa vendosa të paraqitesha pranë Zyrës së Punës në Berat, edhe pse isha skeptik për rastet e punësimit që ishin publikuar deri tani. Por, sot kam filluar punës si përkthyes në kompaninë “Center Albania”. Faleminderit Zyrës së Punës.”

“Quhem Fatjona Mana, 25 vjeç, nga Librazhdi. Para dy vitesh mbarova studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Marketing, dhe prej një viti m’u desh të endesha sa andej-këtej për të gjetur një vend pune në profesionin tim. Kur dëgjova për hapjen e zyrave të reja të punës, vendosa të regjistrohesha. Pak ditë më parë fillova punë në Raiffeisen Bank. Faleminderit Zyrës së Punës.”

“Quhem Denis Pendavinji, jam 26 vjeç. Prej shumë kohësh kam qenë i papunë. U drejtova në zyrën e Punës Pogradec meqenëse kam dëgjuar dhe parë në media sociale mbi persona të ndryshëm që iu është gjendur punë përmes ndërmjetësimit të kësaj zyre. Edhe ashtu bëra. Pas një periudhe të shkurtër u njoftova për punën time të re. Tani ndodhem i punësuar tek “Exchange MANI” në qytetin e Pogradecit. Falënderoj stafin e Zyrës së Punës në Pogradec”

 

6 komente në “Zyrat e Punës: Për dy muaj u shpallën 5 mijë vende pune”

  1. realiteti says:

    Me nje llogaritje te thjeshte deri ne 2024 do te punesohen 300 mije.

  2. raimondi Vlonjati says:

    Shume mire –Nje fillim i mire .Urime !

  3. Ali says:

    Dmth qeveria shume shumë shpejt do thoj e mbajtem premtimin, veteran se vendet jan neper letra

  4. arsen says:

    Po flasim per ato qe dime se jane pakesuar.
    Ska shume qe nja 500 veta dolen te pa pune nga falimentimi Belleair.
    Nja 2500 te tjere iken nga reformat
    Nja 1000 dolen ne reforme nga shkurtimi i strukturave ne administrate
    Kisha nje kungulleshke, e ndava ne dy…pse dy?
    Sa bisnese jane mbyllur keto 2 muaj? Sa nuk raportohen?
    6 muaj iken me 5000 veta po 295.000 te tjeret per sa kohe do punesohen?

  5. esat domi says:

    shofer ,marketing,tregtar etjer

  6. olsi says:

    Pershendetje quhem olsi jam 24 vjet nga pogradeci fhe I papun a mund te me ndihmoni per nje vend pune? Numri I telefonit esht ky 0675494433 faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje