Protesta para Kuvendit/ Të larguarit nga puna përplasen me ish-të përndjekurit

20 Mars 2014, 11:00Sociale TEMA
Protesta para Kuvendit/ Të larguarit nga puna përplasen me ish-të

Protesta e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë ka shkaktuar një përplasje mes shoqatës së të larguarve nga administrata dhe ish-të përndjekurve politikë. Shkak ka qenë sepse të dy shoqatat kishin vendosur të zhvillonin protestën e tyre në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend. Drejtues të shoqatës së të larguarve nga administrata kërkuan largimin e ish të përndjekurve me pretendimin se ato nuk kishin leje për të zhvilluar protestën, ndërsa akuzuan se protesta e tyre synon të devijojë dhe të largojë vëmendjen nga kërkesat që kanë të larguarit nga administrata. Situata është tensionuar dhe vetëm ndërhyrja e forcave të rendit ka shmangur një precipitim të situatës. të larguarit nga administrata përmes pankartave i kërkojnë Qeverisë dhe Kuvendit të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për nënpunësin civil.

Ndërsa ish-të pëndjekurit kërkojnë që të mbahen premtimet e dhënë për kompensimin financiar. “Të merren në evidencë njerëzit që janë gjallë. Më shumë se 700 të burgosur politik kanë vdekur.Të zbatohet ligji. Është premtuar që do të dëmshpërblehen brenda 2 vitesh me dy këste. Krahu tjetër po kërkon të përfitojë politikisht ata që na dogjën nuk do të flasin në emër tonë. Qeveria aktuale 2100 persona i ke gjallë. Të kompensohen dhe më pas vazhdo me të tjerët”, tha Skënder Tufa, kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë.

3 komente në “Protesta para Kuvendit/ Të larguarit nga puna përplasen me ish-të përndjekurit”

  1. shpatar says:

    Me pelqen qe populli shqiptare ka filluar te protestoje masivishte dhe shpesh here .Nese keto protesta jane jashte organizimeve te partive shume shpejte kemi per te patur suksese .Te protestosh e bene qeverine me eficente ne zhgjidhjen e problematikave qe shqetsojne shoqerine dhe popullin me tersi .
    Sa me te kulturuara te jene protestat aq me efikase jane ato.Nuk me duket serjoze paralelizem midis grupeve te ndryshem qe protestojne ose perplasja midis tyre .

  2. ismeti says:

    ky far derri me kok te rruar ,qfar kerkon ketu a pak i ka rruar ket popull

  3. turi says:

    nje pyetje per te larguarit nga puna qe kerkojne drejtesi. A pati drejtesi per ato qe kishin nga 30 vjete ne pune dhe u larguan nga puna qe te fillonit ju kamimazet e saliut pati drejtesi me c fytyre dilni aty dhe kerkoni drejtesi te payftyre jeni tani eshte rradha te hani gurin ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje