Bashkia e Tiranës, padi penale për INUK: Rama na ka vënë kundër qytetarët

20 Mars 2014, 15:26Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar një padi penale për INUK. Shkak për këtë, sipas nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo, është bërë ndërhyrja e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të bllokuar sërish punimet për bulevardin e ri, pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative.

Bozdo tha se Rama po vepron si një fashist, ndërsa e akuzoi atë se ka instrumentaliuzuar banorët që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri, duke i vënë ata kundër Bashkisë së Tiranës.

“INUK ka bllokuar sërish punimet në bulevard. Një vepër që i shërben Tiranës dhe gjithë qytetarëve të saj. E ka bërë përsëri në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës. Nuk mjafton vendimi i gjykatës që të bindë INUK që nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Sot, duke shkelur çdo ligj, INUK ka bllokuar përsëri këtë vepër të rëndësishme. Është veprim i Ramës që në mënyrë bandite po drejton një qeveri bandite. INUK nuk ka të drejtë të inspektojë këtu në kantier. Është e kuptueshme që kjo gjë ka vetëm një shpjegim dhe ai është Edi Rama”, u shpreh Bozdo.

“Në emër të Bashkisë së Tiranës, pasi kemi marrë një kontakt të parë me Prokurorinë dhe prokurori i çështjes bëri edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, bashkë me stafin ligjor të Bashkisë do të shkojmë në Prokurori për të bërë kallëzimin penal, për shpërdorim të rëndë të detyrës nga ana e INUK si dhe për moszbatimin e drejtë të vendimit të gjykatës. Për fat të keq, ajo çka vumë re sot është se përveç bllokimit të bulevardit, kryeministri instrumentalizon edhe banorët, të cilët kanë problematikën e tyre me çmimin e tokës. Në radhë të parë, këto janë metoda absolutisht të turpshme, dhe në radhë të dytë kryeministri, qeveria sot e ka në dorë të ndryshojë çmimin e tokës, të ndryshojë çdo gjë, ta rrisë atë, në mënyrë që të kënaqë edhe kërkesat e banorëve. Kjo nuk është çështje e Bashkisë së Tiranës. Çështje e Bashkisë së Tiranës është bulevardi dhe ai do të vazhdojë me çdo kusht”, tha ai.

24 komente në “Bashkia e Tiranës, padi penale për INUK: Rama na ka vënë kundër qytetarët”

  1. Uji i ftohte says:

    Colinger ka thene:nuk e dij se ndryshimet cojne ka e mira,por e dij se patjeter duhet te kete ndryshime qe te behet me mire.Siq po shkojne punet, si duket nga shiu rame ne bresher.

    1. velo says:

      Kujdes:

      Ska lidhje qeveria ne kete mesele, eshte ligji qe e pengon Bashen qe te vijoje punimet dhe demshperblimet jane ne kundershtii me cmimin e tregut.

      1. ELsa says:

        Se kuptoj kjo bashki kaq idiote qe ska bere nje pune tani do tja hedhi fajin qeverise???????????

        PSE SE BERI 3 vjet???????????

        Plera

        1. Andi says:

          Kjo eshte nje procke e lulit dhe asgje me teper. Asje pune ne 3 vjet ne krye te bashkise dhe sot i hedh fajin Rames.

          yyyyhhhh i paafte

          1. Flo says:

            Po clidhje ka qeveria ooooooooooooo LUL. Po pse ja fut kot perhere mor burre i dheut.

            Thuaj qe je kokrra e dembelit e kokrra e hajdutit e sdi te besh asgje dhe ik ne shtepi

            1. Besimi says:

              Epo kur flet dhe Bashe qe po e pengojne, mos ngelte njeri ne kembe .. Po pse more bir, kush te pengoi qe kur more bashkine ty e?

              Cke bere per Tiranen ti more deshtak?

    2. sala says:

      Jo se kete e thote me budallai ne politike-ENNNNNO

    3. maria says:

      pse mendoni se kemi rene nga shiu ne bresher,apo ngaqe cdo gje behet per mire

      1. samer says:

        kjo eshte qeveria qe po punon per shqipetaret . bravo

        1. ajsel says:

          INUK po ben veprimin me te mire ne dobi te qytetareve

          1. keli says:

            opozita thjesht kerkon nje pretekst per tu kapur. i sugjeroj zotit basha te gjej arsye me madhore per te nxjerre keq qeverine rama

            1. keli says:

              si ka mundesi qe cdo pun,investim apo nisme qe ndermerr qeveria e re kundershtohet nga opozita?

            2. herta says:

              po jo more jo se si ka vene kundra asnje, po kto budalleqet qe beni ju i paguan qeveria me lek, se kshu bete 8 vjet qe perfunduam ktu ku jenmi.

    4. sit _ back _ and _ relaks says:

      Cfare kuptimi ka SIQ?

  2. Lenci says:

    O shtaza prehisotrike, po mbikalimin tek Zogu Zi kush e prishi? Po planin e regullimit te Tiranes kush e anulloi megjithese kishte filluar? Pse ju vjen keq tani?

    1. Pushteti says:

      Mbaje fjalorin o debil ti prandaj votove per te te kopjonte Berishen.Mentalitet mesjetare,lereni te behet se po leni kokrren e namit,edhe ti Lenci nuk paske ndryshim nga Berisha.pers duhet qe te bejme mendjen me saliun kthjellohu.lorenco te keqen.

  3. I sakti says:

    Po lere te mbaroje bulevardi o edi rama mos fillo me u sjell si saliu me zogun e zi.
    Ky bulevardi sjell zhvillim pavaresisht se kush e nderton

    1. adi_köln says:

      Po ata qe kane token aty….apo vari lesht atyne….Toka asht e xanun

  4. Pushteti says:

    Kete qe po bene Edi Rama nuk bene gje tjeter vetem se na kujton se eshte me keq se Sali Berisha.Po Rilindja kur vazhdone? Se na plaset!

  5. fatbardh says:

    Kjo bashki duhet te liroje njehere gjithe lulishtet dhe trotuaret,te prishe ndertimet pa leje qe u bene ne Tirane gjate kohes se saj, dhe pastai te mendoj per te bere ndonje veper per zgjedhjet ,dhe per klientet e saj.Kjo nuk eshte e ndershme.Jane me mijra ankesa ne bashki per keto probleme.

  6. protestuesi says:

    Ben mire qe e ndalon, se keta vandale nuk dine te ndertojne. Me siguri do dale nje veper turpi si kurse ka dale sheshi skenderbej, qe ndertoi lulushi, pra me mire te behet ne kohen dhe menyren e duhur.

  7. Kritiku says:

    O Ennnnnnnnnnnnnnnnnno, e ke pare veten tende ndonjehere ne pasqyre?! Ti je nje perzierje majmun-njeri dhe i tille ke dale. Trupin e ke si te njeriut por trurin e ke si te majmunit.
    Po mire, ty more derdimend te ngelen punet e bashkise. Ku e ke Luluqin qe te flase nje here se “na ka marre malli” qe ta shikojme nje dite ne Bashki. Ju te PD-se jeni te pjerdhur te gjithe nga trute.
    Po unazen e madhe e mbaruat ju qe po na filloni nje “projekt” kaq te madh? E keni bere unazen e madhe si fytyra jote, more Ennno.

  8. LORA says:

    Enno mavria eshte bere administruesi kamikaz i mutsilleqeve te lul-kusaro-kriminelit.Mire do te ishte te kishte ngrene sot nje dru te mire,qe t’i vinin mendte ne vend.C’ti besh qe njerzit jane shume te duruar.
    Ishte mesuar banda e Ennos me grabitje trojesh dhe me pune te kompanive ,pa pagese,,,,duke ja transferuar kriminalisht faturen marramendese, qeverise se 23 qershorit.Mesoje more i ngrati Enno se banda jote eshte ekzemplare ne zhvatjen dhe dhunimin enjerezve ,ne pronen e tyre.Shlyeji njehere te zotet e tokes dhe banesave kokerr me kokerr,se ky eshte detyrimi i bashkise tende te kuseruar,,,,e pastaj dil e prallis idjotlleqet e tua,made in lul_i.

  9. vasili says:

    Demshperbleni pronaret me perpara pastaj beni cfare te doni,nuk ju pengon njeri.Degjoni prefektin e qytetit qe ja u ka bere lopka me pergjigjen e tij.Ju vetem nuk doni te demshperbleni pronaret por veten tuaj.Gjykatat po te kene ne dispozicion parate e tyre lete marin cfaredo lloj vendimi.PERPARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje