Javën e ardhshme qeveria pritet të organizojë një tryezë për çështjen e legalizimeve në vend, në të cilën do të prezantohet edhe projektligji i ri për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike. Gazeta “Panorama” i ka paraprirë prezantimit zyrtar duke zbardhur disa nga risitë që përmban drafti. “Zbritje deri në 20% të vlerës së faturuar për parcelën ndërtimore nëse ajo kryhet menjëherë, ristrukturim të mënyrave për shlyerjen e tarifës, ndryshim në përllogaritjen e detyrimit financiar, si edhe më shumë objekte të përfshira në proces legalizimi” janë pjesët e ndryshuara të kësaj pakete ligjore.
Familjet të cilat do të kryejnë të plotë dhe menjëherë detyrimin financiar për parcelën ndërtimore që kanë në posedim do të përfitojnë deri në 20% ulje të vlerës së përcaktuar. “Nëse një familje e cila ka ndërtuar në tokë shtetërore apo pronë e pronarëve të shpronësuar do të duhet të paguajë 50 mijë lekë të reja si kosto për truallin ku ka ndërtuar, me ndryshimet e propozuara, vlera do të shkojë në 40 mijë lekë” citohet të kenë thënë burimet e gazetës në Agjencinë e Legalizimeve. Lehtësira do të krijohen edhe në mënyrën e pagesës, ku krahas alternativës për shlyerje të tarifës së plotë, do të jetë dhe shlyerja me këste të reduktuara.
http://respublica.al/artikuj/2014/03/23/skema-e-re-per-legalizimet-20-zbritje-cmimi-nese-paguan-njeheresh-keste-te
ore keta sikur thane,se do i bejme falas legalizimet?kesaj i thone :rilindje vari lesht..
gjerat e mira vijne avash avash. ulje te vazhdueshme deri ne reduktim te cmimit
eshte nje ulje qe u sherben shume familje shqiptare. bravo
sa mire,nje nisme vertet e mire.tani qe me duhet te legalizoj dhe pronen time,kursej disa lek.
Legalizim falas, nuk do te thote TE FALESH HAJDUTIN
Legalizim falas do te thote qe “hajduti” mos sorollatet neper zyra e te paguaje fatura sherbimi.
Pra eshte si te shkosh tek NOTERI, por te mos paguash per sherbimin
Ky eshte “Legalizimi falas”.
Ska “qofte ke daja” pa lek.!!!
Ai qe ben sikir nuk e di, ose nuk e kupton….flet si puna jote.
Legalizimi me te njejten skeme si te qeverise se Berishes eshte provuar qe nuk funksionon,qofte edhe duke e ulur ne maksimum vleren per parcelen ndertimore.Keshtu vlera e parceles nga 4 milion leke te vjetra shkon ne 500 mije lek te vjetra pra tete here me pak, si dhe kush i paguan parate kesh 400 mije lek pra dhjete here me pak.Ore ju te qeverise nuk e kuptoni qe cmimi ivertete i legalizimit nuk eshte ajo qe perfiton shteti por kosto e hallkave te pushtetit ne dore te te cilave eshte legalizimi, juve beni sikur nuk e kuptoni.Nje legalizim kushtonte nga 10-15 milion leke te vjetra , tani ta zeme se do kushtoje 5-6 milion leke te vjetra .Prap shqiptaret nuk ua japin sepse keto para e para shumica nuk i kane, por edhe po ti kishin rregullonin shtepine tyre ne vend qe te paguanin hajdutet neper zyra. Stafi i zyrave eshte plot me njerez te LSI dhe pd duke filluar nga drejtoret deri te ekspertet me te thjeshte, qe do te thote se asgje nuk do te ndryshoje ne kete drejtim. Emulacioni ne nje gare te tille kush e kush me pare te vjedhe pronen e shtetit apo te ish-pronarit, ska asnje kuptim, sepse njerezit e dine qe nuk jane ne prone te tyre.Nqs nuk e kuptoni se problemi keshtu nuk zgjidhet e keni kot,qe jepni leje legalizimi . Berisha ne tete vjet beri 20 mije legalizime nga 300 mije.Tani legalizimet kane vajtur ne 400 mije .Ju genjen mendja se dote beni me shume se 50 mije ne 4 vjet .Ka vetem nje zgjidhje ktheni pronen pronarit dhe legalizoni ndertimin mbi to si dhe beni nje ligj per raportet midis tyre .Ne kete rast shqiptaret i marrin edhe boxh parate e kostos se rregjistrimit sepse nje zgjidhje e tille eshte afat gjate dhe redukton vjedhjet .Vetem keshtu shteti dote arrije te vjele vertet taksen per keto pronesi.Nqs nuk e kuptoni ose vazhdoni me formula korruptive nuk do te realizoni asgje.