Rikthehet dimri/ Reshje dëbore në zonat malore

24 Mars 2014, 10:16Sociale TEMA
Rikthehet dimri/ Reshje dëbore në zonat malore

Ndryshimi i temperaturave në orët e para të mëngjesit të sotëm është shoqëruar me reshje dëbore në zonat malore të Qarkut të Shkodrës.

Megjithëse gjatë ditëve të fundit i gjithë territori i vendit u përfshi nga kushtet e motit me temperature të larta, moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore janë një paralajmërim se stina e dimrit ende nuk ka përfunduar.

Nga informacionet zyrtare të emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës, bëhet e ditur se reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara edhe me erë të fortë, nuk kanë shkaktuar probleme për qytetin dhe në përgjithësi për ultësirën shkodrane.

Ndërkohë reshjet e dëborës së rënë në zonat e thella malore kanë evidentuar problemet e para në disa prej askseve rrugore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, sidomos në fshtrat e komunës së thellë malore të Kelmendit në rrethin e Malësisë së Madhe, si dhe në Qafë Thore, një pikë e lartë malore, në kufi me zonën e fshatit turistik të Thethit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje