Hoxha i Gurrasit: Si u mashtruan katër të rinjtë për në Siri

25 Mars 2014, 11:00Sociale TEMA

Hoxha i fshatit në komunën Buçimas të Pogradecit, Lutfi Cako, rrëfen se largimi i katër të rinjve për në Siri, nisi tre vjet më parë.

“Rreth 3 vjet më parë, në fshat erdhën dy persona nga Librazhdi, që nuk i njoh me emër. Ishin pak a shumë me këtë paraqitjen tipike që ata ofrojnë, ishin me mjekër të gjatë dhe një mënyrë sjelljeje të çuditshme. Ata mblodhën disa nga djemtë e fshatit me rastin e Ramazanit dhe më ftuan edhe mua. Pasi shkuam dhe qëndruam për pak kohë bashkë, më përcollën deri në shtëpi dhe më thanë: “Xha Luti, mos na i pengo djemtë dhe lëri pak më të lirë në xhami”. Unë thjesht u përgjigja se askush nuk mund ta pengojë besimin. Nuk e di se çfarë ndodhi në atë darkë, por pas atij momenti, disa nga djemtë besimtarë të fshatit nisën të ndryshojnë sjellje dhe mënyrën e tyre të besimit. Kishin sjellje të çuditshme, ndërsa më tej u larguan nga fshati”, shprehet ai për Panoramën.

“Janë katër djem nga fshati të cilët kanë ikur në Siri. Asgjë nuk dihet për ta, ndërsa familjet e tyre janë të shqetësuara për fatin e tyre. Nuk është e paktë ajo që u ka ndodhur sepse unë di të them që ata djem janë mashtruar në emër të fesë islame, dhe kjo është për të ardhur keq”.

Hoxha rrëfen se kishte njohje me imamin e arrestuar, Almir Dacin.

“Di të them që fillimisht ka qenë një imam model për xhaminë e Leshenicës, por më tej nisi të devijonte nga ajo që ne mësojmë dhe fryma e besimit që përhapim. E kam takuar njëherë rastësisht dhe, kur e dëgjova, kuptova që po përpiqej të ndryshonte diçka. Thjesht i kam thënë që je i ri, por kujdes se ke marrë shumë përpjetë. Që atë ditë nuk e kam parë më dhe dhe as që e di se ku ndodhet”.

“Më vjen mirë që shteti ynë mori masa. Feja islame nuk nxit luftën, nuk nxit urrejtjen, nuk nxit përgjakjen dhe është e turpshme që të bëhën aludime të tilla në emër të saj”, nënvizon ai.

8 komente në “Hoxha i Gurrasit: Si u mashtruan katër të rinjtë për në Siri”

  1. Une jam dakord me urtesine e hoxhes ne fjale ,por qe islami ;nuk nxit lufte ???????????nuk ma mbushin mendjen ato bemat e islamikeve ne te gjitha koherat e fundit te pakten ,si ne afganistan ,e kudo !
    Nuk nxit urrejtjen !!!!!!!? Po pati oreks per lufte ,,urrejtja s’eshte gje fare para saj !
    Kurse si fe……PALLIMI I KUSHERIRAVE TE PARA …..NUK ESHTE NE DEJET E SHQIPTARIT …PRANDAJ LARG KETE KOLERE NGA TROJET TONA !

  2. tourkofagos says:

    filluan korraket ti fryjne marmides…….pune korrakesh!

  3. Gjini says:

    Filluen me ba “takije”!

  4. llupemadh dumbefriri says:

    bota ben iphone albanistani ora tek hoxha,pleh milet siktir jazek allah allah.merhaba dunia.ju dhjefsha hoxhen e piste o mbetje.ju behfsha saliun islamokamunistin prej viqidoli.

  5. anila says:

    Asnje fe nuk nxit lufte, te gjitha jane per paqe, mirekuptim dhe respektim te cdo gjallese e jo me njeriut. E keqja eshte se librat e shenjte lexohen njesoj por kuptohen ndryshe nga githe secili. Sa me larg Krijuesit te jesh me mendje e zemer aq me agresive te duket filozofia e tyre …
    Gjithe luftrat e perplasjet behen nga ekstemistet, qofshin keta fetar apo politik apo nacionalist…
    Shqiptari ka pasur ne kohera tolerance te vecante persa i perket fese por nen nje Trazicion te Sajuar si ky i yni, shoqeria jone e lene ne mes te kater rrugeve po shkaterron cdo gje humane e normale qe ka, cdo dite e me teper. Ketu nuk hyn vetem ekstremiteti ne besim por edhe ne komunikim (ne mes te parlamentit), ne Kanun (ku vriten femijet, apo per nje vrasin tre), etj, etj.
    Shoqerine tone po e mbysin mendjet EKSTREMISTE, per te cilat Tranzicioni i Sajuar eshte nje parajse lulezimi.

    1. —- Anila—–
      Ketu ne forum ,pervec se mund te vleresohesh persa
      gjykon nji problem apo teme,rendesi tjeter nuk ka !

      Ti thua se asnji fe nuk nxit lufte !!!!????
      Lufta ne ish Jugosllavi ishte nji lufte ,nisme e kishes
      ortodokse serbe !apo je kunder ?
      Lufta ne Cameri apo te gjithe Greqine ne vitet 1910-1945
      ishte nji lufte ortodokse kunder fese myslimane,duke
      bere pastrim besimtaresh dhe jo armiqesh !apo je edhe ketu kunder ?
      Po keshtu edhe ne shume vende te botes ,qe nuk eshte nevoja
      ti kujtojme.
      Cfare tjeter do ti…anila…qe te kuptosh se lepuri nuk fluturon
      por vrapon ??????!

      1. anila says:

        Lexoje komentin deri ne fund, mos lexo vetem pjese e pare, pasi ka tre pjese e te keshilloj ta nisesh aty ku e ke lene pa lexuar:

        “…Gjithe luftrat e perplasjet behen nga ekstremistet, qofshin keta fetar…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje