Ministri i Bujqēsisē, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti urdhëron AKU-në që të marrë në treg mostra djathi, gjize dhe produktesh të tjera me origjinë shtazore për t’i analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore e Veterinare pas shqetesimeve të ngritura nga konsumatorët.
Ministria paralajmëron operatorët dhe tregtarët e këtyre produkteve të shënojnë përbërjen e produktit (djathit, gjizës dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore).
Në rast se shitet djathë me niseshte dhe kjo del në analizat e ISUV, atëherë tregtari duhet ta shkruajë detyrimisht që ky djath është me niseshte. Një djath i tillë nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk është i ndaluar të tregtohet, jo vetëm këtu, por dhe ne BE e SHBA, por nuk duhet të gënjehet në asnjë rast konsumatori.
Gjithashtu, kjo duhet reflektohet në çmim, ku psh një djath që në përbërje ka niseshte, do të ketë çmim detyrimisht më të ulët sesa çmimi i djathit i prodhuar 100 % me qumësht lope, dhie etj. Ministria e Bujqësisë do të tregohet e ashpër me prodhuesit apo tregtarët që genjëjnë konsumatorin. AKU është e ngarkuar për të zbatuar rigorozisht këtë urdhër të Ministrit Panariti.
Ai qe shet djathe me niseshte eshte per tu futur ne burg.
Ca jane keto dokrra.
Kush eshte ai hajvan qe do shkruaje “Eshte me Niseshte”
Kjo po Panaroto, eshte e realizueshme.Bejeni.Ju lumte!
Po sa per pesticidet mos shisni mend kot.
Zoti minister perse e filloni punen nga fundi? Nuk kryhet detyra vetem duke menduar per vendosje dhe vjelje gjobash. Mendoj se ne radhe te pare eshte shendeti i popullates.Mendoni njehere per kete. Une dua tu bej dy pyetje dhe do deshiroja qe ju te mund ti lexoni.
A e dini ju se me cfare produkti ambalazhohen keto produkte?
A e ndieni eren qe vijne qeset e ambalazhit te cilat jane te ricikluara?
Sa kohe qe ne krye te AKU-se eshte nje ushtarak skeni per te nxjerre gje ne drite. Kete drejtorin cojeni te marre mostra predhash aty po mund te kete sukses, sesa per Sigurine Ushqimore as qe e ka haberin se nga tja nise e ca te beje…..
Perse nuk filloni nga supermarketet? Produktet e mishit dhe shume te tjera jane prane skadences apo te skaduara, sic jane arroret, farat,etj. Madje mbi afatin e skadences I ngjitet nje tjeter pulle e shkruar shqip me afat skadence, perseri prane fundit. Me afer nga te gjithe keni supermarketet CONAD. Kjo per te mos u lodhur per te shkuar larg.