Djathi me niseshte, AKU kontroll në tregje

28 Mars 2014, 14:44Sociale TEMA

Pas urdhërit të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të sigurisë ushqimore, ndërmori një aksion në tregun e ish-Uzinës “Dinamo”,  për kontrollin e përmbajtjes së nishestesë në nënproduktet e qumështit, djath e gjizë.

Në mostrat e analizuara në vend, rezultoi se vetëm një sasi djathi që tregtohej në një prej subjekteve, rezultoi me përmbajtje niseshteje, por nuk u morën masa disiplinore, pasi produkti në fjalë shoqërohej me etiketën përkatëse, ku njoftohej prezenca e saj në sasinë e djathit.

Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut në AKU Kreshnik Totaj dhe Drejtori i AKU-së se Tiranes Taulant Kalo deklaruan për mediat se veç kontrollit, iu demonstrua tregtarëve, se si mund ta shikojnë në vend djathin dhe gjizën që mund të blejnë tek prodhuesit. Ndërkohë, Totaj e Kalo shtuan, se inspektimet do te jenë të perditshme në tregjet e mëdha e të vogla dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj subjekteve që shkelin ligjet dhe sigurinë ushimore.

6 komente në “Djathi me niseshte, AKU kontroll në tregje”

  1. uragan says:

    …të qash apo të qeshësh me “kontrollet” e Panaritit…

    1. coku says:

      po perberesit e tjere mashtrues qe gjenden ne djath vec niseshtese me se i gjeni apo i nuhasni si qeni. jo te gjithe djathrat behen me niseshte. niseshteja eshte shume e vjeter ne kohe, si dhe eshte e pademshme vec efektit te mashtrimit tregetar nuk ka dem tjeter. sot perdoren shtesa te tjera qe mund te jene edhe te demshme per shendetin dhe qe nuk kapen dot as me laboratore e jo me ne teren. futim ketu pothuaj te gjithe produktet ushqimore psh salcen koncentrat qe vjen nga kina dhe e perdorim cdo dite ne gjelle. koncentrat 38% qe nuk dihet as perberja e saj e as skadenca pasi i jane nderuar dhe fallsifikuar skadencat disa here, kompostot, gruri, mielli etj qe te mos u tremb. dhe per ti vene kapak te gjithave karburantet. e pate diten e pare te shiut si ishte uji qe vinte nga catite. I VERDHE: E PRA AI ESHTE SQUFUR QE VJEN NGA DJEGIA E KARBURANTIT dhe shperndahet ne ajrin qe ne thithim. nqs skeni qene te vemendshem kete here shikojeni rradhes tjeter kur te bjere shi. ne diten e pare uji ka nje pjese te verdhe.

    2. agim says:

      qaj more zoteri, plas, por ky eshte i vetmi minister qe po i kushton vemendje asaj cfare hame. asnjehere ndonje minister bujqesie me pare nuk eshte marre me sigurine ushqimore, kane vjedhur parate qe jepte BE per kete ceshtje dhe tani po i shijojne. madje populli as nuk e dinte deri me sot se ministria e bujqesise merrej me ushqimin.

  2. nik djali says:

    qeverisja Rama po merret me punet ne detaje. Bravo RILINDJA!

  3. emigranti says:

    te kontrollojne trahanane se bleme 10 pako per konsum ne itali dhe e hodha ne kosh se kishte jashqitje miu

  4. uragan says:

    …@agim, e para unë nuk jam çirak i Panaritit si ti. E dyta më vjen keq për atë popull që ka 20 vjet që konsumon mbeturinat apo mallrat e skaduara të Europës por dhe sukseset toksike e kancerogjene të bashkëpatriotëve si qumësht, perime etj. E treta që të jemi pak seriozë, një shtet që nuk ka nën kontroll territorin e tij, nënkupto drogën, krimin, kontabandën, korrupsionin etj. nuk mund të jetë i besueshëm për kontrollin dhe cilësinë e produkteve ushqimore. Kontrollet e Panaritit janë pak a shumë si kontrollet e shefit të tij hajdut, sheikut Ilir në zyrën e Dritan Priftit dikur. Besoj e mban mend, kaq unë, kaq ti dhe aq shefi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje