Rama paraqet paketën për legalizimet: Procesi është falas, kush ka më shumë se 1 shtëpi do paguajë

26 Mars 2014, 17:05Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur paketën e re me ndryshimet të miratuara gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, për legalizimet. Rama tha se kjo paketë do të miratohet tashmë në Kuvend dhe i hap rrugën legalizimit të 200 mijë banesave.

Sot në mbledhjen e qeverisë ne miratuam ndryshimet me themel që i kemi bërë ligjit të legalizimeve. Këto ndryshime do t’i kalojnë për miratim përfundimtar parlamentit dhe do të na garantojnë që ne t’i qëndrojmë atij zotimi që ju kemi dhënë dhe që ju dhe mbi 200 mijë familje që presim prej vitesh legalizimin të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre. Dhe shtëpitë të kthehen nga kapitale të vdekura, në kapitale të qarkullueshme që do ndihmojnë ekonominë e familjes suaj. Ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe dua ta kujtoj që unë personalisht bashkë me Lamen dhe disa të tjerë kemi qenë të parët që kemi folur për legalizimet, kur ishim në bashkinë e Tiranës në fillim të rrugëtimit tonë për të transformuar Tiranën”, u shpreh Kryeministri.

Ai përsëriti premtimin e bërë në fushatë, se legalizimet do të jenë falas. Por, sipas tij, falas do jetë vetëm për ata që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, ndërsa për shtëpitë e dyta legalizimi do të bëhet me faturë të plotë.

Ne morëm vendimin që gjithë proçesin ta bëjmë falas.Ndryshimet do të na bëjnë ti qëndrojmë zotimit që kemi dhënë për legalizimin. Ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe dua ta kujtoj, ne kemi qënë të parët në Shqipëri që kemi bërë plan për legalizimet. Por plani pësoi një ndryshim të rëndësishëm në fund të fushatës, ku duke dëgjuar qytetarët u përballëm me faktin se familje të panumërta kishin përgatitur letra deri edhe 3 herë. Shtëpitë do të kthehen në kapital të qarkullueshëm:. Në 8 vjet 160 mijë familje nuk kishin marrë përgjigje. Ne morëm vendimin që gjithë proçesin ta bëjmë falas. Vec faturës së shtetit u është dashur të paguani edhe atë të pushtetit. Në dy vjet janë hapur shumë gjyqe prej legalizimeve kuturru. Nëse ne do të bëjmë legalizimin falas, do të marrim lekët nga ata që kanë dhënë. Legalizimi bëhet si një borxh ndaj gjakut dhe sakrificave ndaj atyre që janë pronarë të një shtëpie ku kanë hedhur të gjithë djersën. Paketa jonë është shumë e plotë. Gjëja e parë që ndryshon është skema e veprimit e cila kthehet në të kundërt. Tashmë nuk shkon qytetari tek shërbimi por shërbimi që vjen tek familja. Skema e vlerësimit të trojeve, përsa i përket atyre trojeve që janë me pronarë apo shtetërorë do të ndryshojë se nuk mund të ketë të njëjtën vlerë toka. Nga ana tjetër ne kemi ndryshuar skemën e dokumentacionit. Kush do të bëjë dokumentacion, do të shkojë në hipotekë dhe do të bëhet pronar i shtëpisë. Këtë proces e kemi të përqendruar të zonat informale, sepse ka shumë familje që janë në vështirësi ekonomike, edhe për këto do të ketë trajtim të veçantë.Legalizimi bëhet në radhë të parë si një borxh ndaj gjakut, sakrificave dhe mundit të atyre që janë sot pronarë të një shtëpie ku kanë hedhur gjithçka kanë pasur. Për ata bëhet legalizimi në radhë të parë, të tjerët të rrinë në radhë dhe të paguajnë” tha ai.

38 komente në “Rama paraqet paketën për legalizimet: Procesi është falas, kush ka më shumë se 1 shtëpi do paguajë”

  1. ujla says:

    Bravooooooooo.nga zemra faleminderit

    1. greiss says:

      Me ne fund legalizimet!!!
      Sa here jane premtuar ne 23 vjet dhe as ka nisur si proces, me ne fund shprese per te gjithe mundin e atyre qe kaluan jeten ne emigrim per te ndertuar nje shtepi.

      1. desi says:

        JE I MREKULLUESHEM! ZOTI TE BEKOFTE!

      2. shqipja ne itali says:

        Te rujt zoti o Edi Rama, edhe 2 mandate te tjera i ke te siguar nga populli sepse je i vetmi Kryeminister qe i mban premtimet.

        Ti je Kryeministri qe kemi enderruar te kemi, ti je Kryeministri per te cilen vendi kishte nevoje.

        Te falenderoj se po i mban premtimet

    2. dorjeta says:

      shqiptaret e shkrete qe kane punuar gjithe jeten per nje cope strehe per te futur koken, jane endur dyerve te institucioneve per te kerkuar nje te drejte legjitime te mohuar. Kushedi sa shqiptare jane lumturuar qe me ne fund do te kene te tyren me ligj ate per te cilen jane rropatur gjithe jeten.

    3. arjoni says:

      Premtim i mbajtur! Krenare per qeverine qe kemi zgjedhur dhe qe eshte e angazhuar per te permiresuar jetet tona, per ta mbyllur njehere e mire ate kapitull te erret qe na e ka pire gjakun tere keto vite.

    4. qerosi says:

      Po ç’taksirat ka shoqëria të paguaj për hajdutët që zaptuan tokat e dikujt, për hajdutët që kanë vjedhë e vazhdojnë të vjedhin energji elektrike.Pse duhet shoqëria të laj mëkatet e mëkatarëve. U shëmb pallati i Lulit në vlorë, blerësit i dëmshpërbleu shteti, d.m.th., ne taksapaguesit, ndërsa Luli u pasurua nga shitjet, malokët u bënë me toka e me vila shumëkatëshe në mes të Tiranës.Kjo është të ligjërosh vjedhjet e ti thuash hajdutëve- bravo, ta gëzoni, bile doni dhe t’u ndihmojmë me ca kusure financiare?

      1. andi says:

        Qeroset gjithmon jane mbajte si njerez me mend, po tash jane ba shum Qerosa e shume Leshtore e nuk dihet ma ku rrine ma shum mendt. Sali Shpellari i solli ne Tirane e qytete ku i mashtroi, shfrytzoi e ju piu edhe gjakun. Prandaj ske c”tu merresh ma atyre njerezve, me mire te shpetojne nje here e mire e ti kthehen jetes normale si Qytetare e njerez me 1 problem me pak. Ta gezojne ate shtepi qe kane ndertu.

  2. Alehandro says:

    Neni 3
    Qytetaret qe kan ndertuar banese per te futur koken do i behet legalizimi falas.
    Neni 4
    Qetetaret demokrat qe kan bere banes per te futur koken dhe kembet do paguajn dyfish dhe per ato qe kan futur vetem koken.
    Neni 5
    Ne cdo rast nuk esht e nevojshme te shkoj qytetari ke seskseret pasi sekseret do shkojn ke qytetaret.

    1. ALUIZNI says:

      E dini cili eshte problemi me i madh????? Drejtoreshe e Legalizimeve ne agjensine e ALUIZNI-it eshte znj. Tana Kushova, krahu i djathte i Shaban Memise, me pas e Ardian Kollozit, dhe tani krahu i djathte dhe i majte i Artan Lames, iniciatioria e ndryshimeve ne ligjin qe 8 vite me pare krijoi vete, dhe per 8 vite e implementoi dhe turmpetoi si nje nga ligjet me te mira, Ethe znj, Kushova dhe ligji i saj kane te drejte te Rilindin !!!!!

  3. Toma says:

    more Rama, metastazat e qelbesirave te varfer apo te pasur jane hedhur mbi fushat, kodrat, bregdetet, kjo do te mbetet nje gangrene per Shqiperine qe nuk ka per te bere kurre hajer pa clirimin e ketyre hapesirave nga malokeria (e jugut dhe e veriut)

    1. Jeti says:

      O Tom Toma, verioret s’jane malok, malok jane jugoret qe ndjehen inferiore ndaj verioreve dhe i quajne maloke, ke pare ndonje malsore te therras ndonje jugor malok, kurre.

  4. qytetari says:

    Nqs qytetari e ka ndertuar shtepine per te futur koken ne token e tij apo ne truall te blere atehere edhe mund tja legalizoje shteti ,megjithese edhe ketu mund te dalin probleme urbanistike,ndersa ata qe kane ndertuar ne toke te huaj ne asnje menyre nuk duhet te legalizohen.

  5. edina says:

    Bravo bravo bravo!je i papar ? premtim i mbajtur! je i madh!

  6. doda says:

    te falenderojme zoti kryeminister ! ky esht lajmi qe ne prisnim ! allall votat tona !

  7. plaku says:

    Si mund ta vertetoje qeveria se pronari i nje shtepie “ka hedhur gjithshka ka pasur ose jo” ? Pse toka shteteroe duhet te kete nje vlere tjeter nga ajo private?
    M.gj.ate une mendoj, se ky eshte nje veprim shume i mire i qeverie edhe per faktin, se tani shtepite ne pronesim nuk do te jene me kaptale te vdekura por kapitale te qarkullueshme gje qe sipas meje do te risi oferten ne tregun e shtepive dhe rrjedhimisht do te uli edhe cmimin e tyre, sepse oferta do rritet, tregu ka ligjet e veta.
    Mendoj, se ata qe kane vendosur te blejne shtepira te presin pak se cmimi i tyre do bjere. Me habit fakti, qe ndertuesit e shtepive private te kene akoma kaq shume dhjame financjar qe nuk po ulin akoma cmime e shtepive bosh.

    1. Claus says:

      Ja pra ku jemi, ne vazhden kaotike „rilindase“ ose ne „ligjerimin“ e rremujes te bere ketu e cerek shekulli me pare.
      Nga rremuja ne rremuje ne shendetesi, nga kaosi ne kaos ne pensione, nga rrokopuje ne sistemin fiskal ne nje rrokopuje tjeter dhe tashme do te kemi nje „ligjerim“ te kaosit urban, qe ka bere nje Shqiperi ndoshta me keq se struktura e tumave dhe fiseve pellazge, qe nga e keqja e sulmeve te mamutheve a ku ta di une mblidheshin te bashkuar ne zona te caktuara per te banuar, ku shihnin mundesine per tu mbrojtur te pakten nga uji, zjarri a rrufeja.

      Ndersa sot i kane hyre maleve dhe fushave per te ngritur 2 a 3 kateshe, te cilat po hyjne ne zhargonin tone, „sa per te futur koken“!!!

      Nuk e di i dashur „plaku“, a mund te besh ti nje shtepi ne ndonje lendine te Zvicres dhe te presesh pas disa vitesh ndonje legalizim, duke i bere presion deputetit te zones se nese nuk me legalizon nuk te jap voten?
      Pyetje qesharake dhe absurde besoj.

      Pra te marresh pushtet ne Shqiperi duhet te japesh premtime tek lumpeni, se per ndryshe nuk vjen kurre ne ate karrike.

      Merren kredi ne banka, vjen nje kohe dh falen. Vidhet uje dhe energji me vite, dihet se ne prag fushate do te falen, tani u ngriten pallate dhe shtepia (sa per te futur koken) ne male dhe fusha dhe tashme do te legalizohen!

      E pra, tani prite kur ti vene flaken pyjeve, ashtu sic ja vune kodrave te Liqenit para disa ditesh, se tashme hajde kush te ndertoje i pare se… do te legalizohen!

      E pra nuk ka b… ku te rrije muhabeti. Ndersa ti ben fjale per kapitalizem dhe qarkullim leku!

      Po pjesa e ndershme, cfare do te beje?
      Te kerkojne azil diku nese eshte e mundur, ne ndonje vend tjeter, po hajde ti veme emrin ketij azili, se as politik nuk eshte dhe as ekonomik i mirefillte, eshte nje lloj „azil denigrimi ose mbetes ne gisht ne goje“ kundrejt cdo qeverie qe vjen ne pushtet.

      Keta duhet te paguajne pa nje pa dy. Te pagujane taksen e truallit, taksen e ndertimit, te ndotjes se ambjentit, ta ujerave te zeza dhe te bardha, te energjise, te zenies se tokes se bukes, te prerjeve te pyjeve a pemeve etj,etj dhe pastaj pas kane paguar keto per disa vite rresht duhet bere legalizimi.
      Po kush te le? Askush nuk e ben dot, se nuk qeveris me?
      Atehere ti falemi fatalizmit, bjeri ti biem, te vjedhim sa te vjedhim se nje dite do te vije fushata dhe do te na i falin.
      Jemi ne vitin 2014.
      Edhe ne Hene po te blesh nje cope truall merr certifikate njohjeje, ndersa ne jemi ne nje qeverisje qe as kryetar fisesh ne komunitete primitive nuk e kane bere.
      Pershendetje

      1. Mara says:

        Claus kjo eshte gjithe e verteta!!! Sot po mendoj te largohem pergjithmone nga ky vend, qe me ka dhene veç lot e asnje gezim, qysh kur kam lindur. Sot shkelem me kembe nga fshataret dhe servilet e pushtetit…nuk e kam merituar, por ja qe kjo qeveri nuk ka b…te ndale forca te tilla perkundrazi bashkepunon me ta sepse tubi i informacionit te tyre i duket si shpetimtar e jo fjala e njerezve te ndershem. Ja pafte hajrin Edi Rama ketij pushteti…une do largohem sa me shpejt te jete e mundur!!!

      2. plaku says:

        Claus,
        Ne jemi te dy shume te vjeter ne forum dhe une kam patur fatin, qe te mesoj gjithmone shume prej teje. Sic duket kete radhe nuk jemi dakord keshtu qe m.gj.ate une jam i mendimit qe ne te dy : Let’s agree to disagree.
        Edi thote, se legalizim falas do te marrin vetem ata qe kane ndertuar shtepi vetem sa per te futur koken.
        Shpesh qeveritaret vleresohen me shume kur ata marrin vendime jo popullore ne kuptimin, qe te mos miratohen nga nje pjese e madhe e popullit. Kujtoj ketu Gerhard Schröder me Agenden 2010 ku ai beri shume armiq ne partine e tije dhe prandaj edhe humbi zgjedhjet dhe sot gjithe bota thote se vetem ne saje te Agendes 2010 Gjermania eshte aty ku eshte sot.

        Claus, une jam me Sokratin i cili thoshte se une di qe nuk di asgje.
        Ndoshta, edhe kete radhe ke te drejte ti, who knows ?

        Pershendetje

  8. toka e dan dupit says:

    Po per tokat si i behet o bageti ripjellse??????
    A do kete ndonje ligj per tokat apo prit gomar sa te mbij bar??!!!!!

    1. Majakovski says:

      Te ndihmohet i varferi qe te pakten te rroje meqe ka ardhur ne jete, pastaj me radhe do mendohet edhe per pronaret e tokave qe edhe ato dikur i kane zaptuar keto toka

  9. Klimax says:

    Urime Edi Rama per kete vendim te qevereise, por kujdes sepse zyrtaret e shtetit qe punojne per legalizimet ashtu si gjithe administrata shteterore pa perjashtim, “jo per veten e tyre”, por per te “ndihmuar” e “shpejtuar” te interesuarit nga rradhet e gjata dhe vonesat, do te kerkojne bakshishin e zakonshem ndaj shqiptareve qe nuk do te kursehen nga ana e tyre per “nderin e madh” ti shperblejne keta “fukarenj” te administrates shteterore!

  10. stefi says:

    O ti me i gjati i rilindjes,qysh tani e ke filluar fushaten,po pse ju jeni te bindur se pjesa me e madhe shqiptare,kane mbaruar shkollen fillore /per budallej/ore kar me syse qorri po na mbush mendjen ti,me ate sharlatanin artitektballkonesh,pak dite me pare me urdher ye strasburgutderi ne fund 2015 nuk njihen kthimi pronave,tani po na lane M,,me SHurre,te lutem shume futi nje dorheqje,se para qershorit e ke me te lehte.

  11. ARTAN LAMJA says:

    i ka dhone urdher qosja gjithe puntoreve te aluiznit me shkrujt mesazhe .hahahaha qeveri mashtruese

  12. KAKOMEJA E NIVICIOTEVE says:

    I nderuar shkelqesija jote Z.RAMA
    Po me ata fukarenjte CELAJ/LEKA EHW,qe legalizuan KAKOMENE me ferman te ‘gjeneral’ShabMemise, ‘pa pik ndertimi brenda’ cfare do te bej mister Lamja do t’ja beje nul shitjen me 2 dollar metri katror.Apo do ti jepni leje ndertimi me KRTRSH tuaj qe te bej ndertimet qe legalizoi ne leter.?
    Shpresojme qe Rilindasit te mos ndrrojne duart me klanin e geshtenjave dhe te degjojme cdo dite te njejten muzike bla..bla…bla nga mediat e shurdhuara nga pushteti bla..bla..bla…llafe dhe vetem llafe….

    1. Sqepary says:

      Ma do mendja shumica juaj qe shkruani as nuk keni shtepi per te legalizuar as nuk keni troje qe ju a kane zene ndertimet informale.
      Kryeministri me kete nuk thote asgje thjesht propogande ne hava. Se pari perse duhet te jene te privlegjuar ata qe kane ndertuar ne toka shteterore. Qe ketu fillon poshtersia e korrupaioni e pabarazia . I kujt eshte shteti? Kush i ka krijuar ate fond toke shteterore , Rama , I jati apo gjyshi i Rames apo Nano me Berishen? Asnjeri nga keta.
      Se treti ke konsideron pronar te tokes z Rama? Rama thekson se e kane zaptuar token e tjetrit me gjak pradaj duhet te legalizohet , metalitet kriminal komunist. Po te zotit te tokes qe te paret e kane fituar me gjak e djerse dhe e kane paguar me jete gjate sundimit te baballarve te Rames me shoke cfare do te behet more neokomuniste .
      Te jeni te sigurte se eshte vetem propogande antikushtetuese pasi kushtetuta e ka te percaktuar qarte zgjidhjen e problemit te pronsise ne Shqiperi.
      Komuniste, ose ndryshoni Kushtetuten e Shqiperise ose zbatojeni o nekomuniste pasi Kushtetuta e Shqiperise eshte themeli i shtetit e jo fletushka e partise d.m.th e bandes grabitese te radhes.
      Si nuk keni turp qe vazhdoni te vidhni e grabitni ate popull qe 68 vjet o antishqiptare o te pangopur. Po ju o popull truthare qe brohorisni mashtrimin e radhes a nuk e kuptoni se mozbatmi i Kushtetutes se Shqiperise e respektimi i kartave qe garantojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Shqiperi do te thote vazhdimin e marrjes se jeteve te pafajshme te qytetareve shqiptare e vazhdim i mjerimit per shumicen e shqiptareve.
      Do shikoni se skema e Rames eshte vazhdim i perpikte i grabitjes aty ku e ka lene Berisha . Do shikoni ne krye te 4 vjeteve me shume apo me pak pak rendesi ka se do jeni me keq se sot dhe me disa qindja jete shqiptaresh qe mungojne. Kapitaizem pa themel d.m.th pa prone private vetem komunistet shqiptare, bijte e Enverit munden te ndertojne. Kurren e kurres vetem mashtrimi dhe maskaralleku i rradhes.

  13. Italia says:

    Se si mund te legalizohet nje shtepi e ngritur ne truallin e nje tjetri te uzurpuar me force vetem Rama e di. Tani do shohim ne cmenyre do gjeje leket per te kompensuar pronarin legjitim te cilit prona ju grabit.

  14. Sqepari says:

    Ma do mendja shumica juaj qe shkruani as nuk keni shtepi per te legalizuar as nuk keni troje qe ju a kane zene ndertimet informale.
    Kryeministri me kete nuk thote asgje thjesht propogande ne hava. Se pari perse duhet te jene te privlegjuar ata qe kane ndertuar ne toka shteterore. Qe ketu fillon poshtersia e korrupaioni e pabarazia . I kujt eshte shteti? Kush i ka krijuar ate fond toke shteterore , Rama , I jati apo gjyshi i Rames apo Nano me Berishen? Asnjeri nga keta.
    Se treti ke konsideron pronar te tokes z Rama? Rama thekson se e kane zaptuar token e tjetrit me gjak pradaj duhet te legalizohet , metalitet kriminal komunist. Po te zotit te tokes qe te paret e kane fituar me gjak e djerse dhe e kane paguar me jete gjate sundimit te baballarve te Rames me shoke cfare do te behet more neokomuniste .
    Te jeni te sigurte se eshte vetem propogande antikushtetuese pasi kushtetuta e ka te percaktuar qarte zgjidhjen e problemit te pronsise ne Shqiperi.
    Komuniste, ose ndryshoni Kushtetuten e Shqiperise ose zbatojeni o nekomuniste pasi Kushtetuta e Shqiperise eshte themeli i shtetit e jo fletushka e partise d.m.th e bandes grabitese te radhes.
    Si nuk keni turp qe vazhdoni te vidhni e grabitni ate popull qe 68 vjet o antishqiptare o te pangopur. Po ju o popull truthare qe brohorisni mashtrimin e radhes a nuk e kuptoni se mozbatmi i Kushtetutes se Shqiperise e respektimi i kartave qe garantojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Shqiperi do te thote vazhdimin e marrjes se jeteve te pafajshme te qytetareve shqiptare e vazhdim i mjerimit per shumicen e shqiptareve.
    Do shikoni se skema e Rames eshte vazhdim i perpikte i grabitjes aty ku e ka lene Berisha . Do shikoni ne krye te 4 vjeteve me shume apo me pak pak rendesi ka se do jeni me keq se sot dhe me disa qindja jete shqiptaresh qe mungojne. Kapitaizem pa themel d.m.th pa prone private vetem komunistet shqiptare, bijte e Enverit munden te ndertojne. Kurren e kurres vetem mashtrimi dhe maskaralleku i rradhes.

  15. Ajet Delaj says:

    THIRRJE: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTES MBI TE CILEN JE BETUAR Z KRYEMINISTER.

    Z Kryeminister ne fillim deshiroj te bej nje marveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashme eshte si nje thes i kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte megjithse per hir te se vertetes nuk jeni ju shkaktari kryesor i kesaje gjendje megjithate edhe ju jeni nje kontribues ansor i kesaje gjendeje.
    Kontributi juaj ne kete gjendje skandaloze te Shtetit Shqiptar konsiston ne rrahje shpatullash Kryeministrit te kohes e mbyllje goje opozitare karshi tragjedise me te madhe te pas 1997tes “Gerdecit”nje krimi te paster shteteror kur dihet se roli i opozites ne sistemet demokratike eshte i domosdoshem e ndikon drejteperdrejte ne mirqeverisjen e vendit nga pozita..
    Jo vetem kaq por referuar filozofise suaj te vazhdimit te sundimtareve ne Shqiperi menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit te vendit dhe per kete pranove brenda nates ndryshimet kushtetuese ne 2008 duke kontribuar drejteperdrejte ne gjendjen aktuale jo vetem te Shtetit Shqiptar por edhe te demokracise ne pergjithsi e asaj se brendeshme ne partite politike ne vecanti e institiucionet kushtetuese qe jane kthyer ne institucione partiake.
    Z Kryeministe shoqerite e lira e sistemet demokratike funksionojne ne respect te Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtat themelore te njeriut qe jane realisht te sanksionuar mire ne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ku jane te papranueshme vazhdimsia e filozofise dhe praktikat e sistemit criminal komunist qe menduam se e lame pas ne 1990ten.
    E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.
    Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.
    Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.
    Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.
    Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklaroje mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strazburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.
    Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.
    Nese kemi ne considerate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.
    Kjo ndoll sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.
    Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.
    Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.
    Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.
    Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.
    Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.
    A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..
    Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.
    Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine e shoqerine shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .
    Nese i referohmi deklerates suaj z Kryeminister ne Parlamentin Shqiptar se jane 8 mije jete shqiptaresh te humbura qe kane zanafille konfliktet per pronen pa permendur edhe 18 mije te tjere me se pakti qe kane prere bileten per boten tjeter ne zingjirin e gjate e te dhimbeshem te gjakmarrjes kaq besoj eshte mjaftueshemper ti thene stop vazhdimit te grabitjes se prones se qytetareve shqiptare pasi prona e krijuar me mund e me gjak prej qindra vjetesh as nuk falet as nuk lejohet te vidhet e stervidhet. Ne te tilla kushte nje qeveri e parlamet demokratik i nje vendi te vogel ku jeta e cdo shtetasi eshte e shtrejte z Kryeminister qe parlamenti e qeveria te qendrojne mbledhur ne kushtet e emergjences 24 ore nonstop.
    Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  16. Tru shkuluri says:

    Bravo Edi Rama se e kemi rithekesuare :Per kete popull dhe per kete komb duhen kthyere syte vetem nga ju si K/minister i mbas 100 vjeteve shtet dhe ju historia ju ka ngarkuare me nje misjon fisnik shume te madhe te cilin sa kini filluare ta realizoni,populli kete kerkon dhe me sa shoh une ju po ja jepni.Pershendetje dhe mbetem me shprese per tu ktyere se shpejti se mjafte larg gjakut tim shqipetar,duke patur parasysh edhe disa qe thone atdhe eshte edhe atje ku jetohet mire dhe etj…Jo dhe Jo si shqiperija jone nuk ka dhe nuk do te kete kurre.

  17. . says:

    ———————————————————————————————

    Z.Rama,

    Vepro shpejt sa nuk eshte vone.

    Tregohu me burre dhe jo frikacak.

    Krimineli Sali Bisha me Presidentin-Sakat

    po te bejne presion dhe puc qe te marin pushtetin

    me dhunen e “Grushtit Shteti”.

    ————————————————————————————————

  18. . says:

    ———————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Mos u trego tolerant me njerez qe nuk e kane

    per kulture dhe qe nuk dine c’eshte “Toleranca”

    se do te bejne “Gropen”.

    ————————————————————————————————

    1. ? says:

      Lereni se per kete pune ka Vali Bizhgen e Endri Fugen.O po lereni tjetrin, perderisa nuk ka nuhatje dhe njerezit e ndershem i do sa me larg le te rrokulliset per ku e ka destinen. Jeta vazhdon edhe pa Edi Ramen.

  19. nuri says:

    Mallkim te gjthe politikaneve shqiptare qe po tallen dhe poshterojne pronaret e ligjshem. Mos i gezofshin pronat edhe grabitesit. Edhe Rama si Ramizi, Berisha, Nano, Meta e Mediu. Zoti i ndershkofte.

  20. xeni says:

    Vazhdo me perpikmeri e maturi detyren qe te eshte ngarkuar dhe te uroj suksese ..

  21. TARRASI PRAP says:

    I madhi Kadare ka thene se pune me te veshtire e me te pabereqet se te biesh argumenta nje tufe injorantesh nuk ka. megjithate nuk mundem te rri pa zhgaravitur dy rreshta pasi cdo “palle ” qe kap karrigen e kryeministrit i duken qytetaret tufe bagetish.
    Se pari nuk arrij te kuptoj se si shoku “Enver” ndan tapi d.m.th copa letrash se vec tapi nuk mundet te jene kur vete deklaron se ligji ka per te kaluar ne Parlament ne prill.
    Se dyti a eshte shoku Rama qe ka deklaruar se nje vend mik na ka premtuar duke ju ndihmuar me arshiva per t zgjidhur perfundimisht ceshtjen e pronave ne Shqiperi.
    I bej thirrje opozites qe ta kundershtojne kete ligj antikushtetues qe ne komision te ligjeve ne parlament e deri ne Gjykaten Kushtetuese .Te jeni te sigurte se nje ligj i tille komunist bie ndesh jo vetem me parimin e pronesise por edhe me udhezimet e Gjykates se Strazburgut e Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise.
    Rrezimi i aktit normativ i ligjit per agjensine shteterore INUK dhe se fundi rrezimin e ligjit per legalizimet si ligj antikushtetues e qe ushqen konfliktin social ne menyre permanente Kryeministri Rama duhet derguar sa me pare te ruaje lopen.
    Deklarimi i z Berisha se ligji 7501 eshte ligj qe bie ndesh me parimin e pronesise e Kushtetuten e Shqiperise eshte deklerim i vonur por qe i sherben Shqiperise e shqiptareve.
    Une thellesisht mendoj se nje qeveri qe qeveris per 8 muaj ne kundershtim me Kushtetuten nuk mundet e nuk duhet te qendroje me ne kembe edhe per nje dite me teper

  22. Arjani says:

    Në 8 vjet 160 mijë familje nuk kishin marrë përgjigje.

    Po pse nuk i fusni ne burg gjithe ish-drejtuesit e ALUIZNI-t keto 8 cjete per krimet qe kane bere duke shkaktuar mijera te vrare per pronat, dhe te konfiskohen pasurite e tyre dhe ti kthehen popullit. Po ashtu te denohen edhe per miliona Euro qe i humben ne Strasburg ndaj popullit Shqiptar qe tani duhet ti paguaje populli Shqiptar.

  23. konti says:

    fItorja me me madhe kam shtepine me 4 kate me ne fund erdhi dita e madhe plus sdo ket me gjakmarje per keto ceshjte 8 mije te vrare jo e imja jo e jotja FITOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ 最新

    ラブドール販売 今すぐTPE人形を入手する必要がありますか、それともシリコンセックス人形を脇に置いて購入する必要がありますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje