Skema e pensioneve/ Për çdo 1 lekë sigurim, deputetët e marrin 40- fish në pension

26 Mars 2014, 11:34Sociale TEMA

Grupi i Punës në Ministrinë e e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është shprehur se po punohet për reformën e pensioneve dhe se ende nuk ka një variant të përfunduar për pensionin suplementar.

Skema aktuale ka si qëllim dhënien e përfitimeve si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm për punonjësit që kanë kryer funksione kushtetuese  dhe punonjësit e shtetit, ndërkohë që burimet e financimit të përfitimeve suplementare janë buxheti i shtetit dhe kontributet suplementare në masën 2-4% të pagës që paguhen nga personat e punësuar në këto funksione.

Pra, nëse çdo qytetar shqiptar, që merr vetëm pagën minimale dhe derdh 21.6% të pagës në sigurimet shoqërore, një deputet që e ka rrogën me të lartë se dhjetëfishi i pagës minimale derdh në skemën e sigurimeve vetëm 4% të pagës së tij.

Deputetët që kanë disa legjislatura që zgjidhen si përfaqësues të popullit në parlament marrin një pension që shkon mbi 1 milion lekë të vjetra. Një llogaritje e thjeshtë tregon se ish-deputetët dhe ministrat, për çdo 1 lek që derdhin në skemën e pensioneve, marrin mbrapsht 40-fishin e kësaj vlere, shkruan Dita.

Skema e përfitimeve suplementare është mjaft bujare dhe për më tepër përfitohet në mosha, që janë deri në 10 vjet më të ulëta se mosha ligjore e daljes në pension.

Një pjesë e pjesëmarrësve në skemë përfitojnë deri në 400% të kontributeve të paguara.

Punonjësit e institucioneve qëndrore, duke paguar një kontribut deri në 3% të pagës, përfitojnë një pension, masa e të cilit shkon deri në 40% apo 59% të pagës referuese, ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi nuk arrihet as në skemën e detyrueshme ku masa e kontributit për pension është 21.6% e pagës.

29 komente në “Skema e pensioneve/ Për çdo 1 lekë sigurim, deputetët e marrin 40- fish në pension”

  1. Ariu nga Korabi says:

    Popull i mjerë! Puno që të majmen “derrat”, që shahen nga mëngjesi në darkë me fjalë të ndyra, në atë qenef që quhet “Parlament”…

    1. arjon says:

      Ministri qe punon dhe nuk rri kot, ju lumte

      1. pjeshka says:

        Skema e tanishme kjo mor idiot, do ndryshohet, ti ke punuar e paguar per kete skeme, dhe me e bukra ti e ke votuar qeverine qe beri kete skeme, dhe ky ministri qe thu ti do ta ndryshoje.

    2. jola says:

      Marrin para kot, dueht pare me kujdes kjo rroga e deputeteve tane ne parlament, se nuk po bejn ndonje gje te hajri vetem po shahen pa piken e turpit. Bravo ministrise se mireqenies qe po mendon reformen e pensioneve.

    3. heljos says:

      Sa mbrapsht deputetet marrin me shume dhe derdhin shume me pak per sigurimet shoqerore. Paguan populli per ata. Bravo ministrise se mireqenies qe po punon ne lidhje me kete ceshtje.

    4. selina says:

      Per gjithe keto kohe paska paguar populli per sigurimet e ketyre. Vlersime per ministrie dhe ministrin se po ben nje pune fantastike per te ndryshuar skmen e pensioneve.

    5. sonja says:

      Tani me nderhyrjen qe do te beje ministria po vjen era shtet.

  2. Arna says:

    Ne fakt deputetet tane lodhen shume, duhen paguar dhe per veshtiresite…..!!!!

  3. gezimi says:

    te ndryshohet urgjent ky qelbesire ligj qe jua jep kete pension te pa merituar. kam 10 vjet qe paguaj sa dy deputete sot dhe mund te marr 20 000 leke neser. keta do marrin kacafiu.
    Te behemi nismetare per ndyshimin e ketyre ligjeve diskriminuese sepse edhe shoqeria civile mund ta ndryshoje ligjin. Po shoqeria civile e vertete jo ata qe jetojne me keto fonde.

  4. doktor frojdi says:

    Për sa kohë ky popull do flejë edhe kur ia hipin në qafë,do të shohim edhe çudira më të mëdha në shrytëzimin e tij.Nuk e kuptoj se si dhe se kur mund të revoltohen masat e gjera të këtij populli që nënshtrohet lehtesisht me shekuj dhe nuk reagon si popujt e tjerë.A thua të pranohet me keto gjene në familjen europiane???Edhe z.Mero Baze paraqitet i kënaqur në takime zyrtare e qeveritare që do të thote se nuk ka më asnje pikembeshtetje.Duket i qetesuar e i plotesuar tanimë…..

  5. Yyysh says:

    U ben bajat fare

  6. al, paci says:

    Jo genjejne nuk ma mer mendja qe ata trimat e parlamentit i kan ber ligjet qe te prfitojn vet me shum, ata mendojn vetem per popullin haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  7. bato says:

    Deputetet qe zgjedhim ne votuesit, mendojne 100 here per vete dhe asnje here per punonjesit qe megjithese derdhin 5 here me shume kontribute ne baze rroge, marrin 5 here me pak! Kjo, po qe eshte demokraci e kulluar!

  8. fshatari says:

    Ne gjithe Evropen po shihen ofiqet per politikanet ndersa ne Shqiperi qejf o qerrata.
    Edi Rama duhet ta shohe me seriozitet kete pune sepse deputetet po behen derra te kenaqur

  9. Te marresh 1 milion leke pension ,sepse ke qen 4 vjet deputet,nuk ke folur as nje minute,apo vetem ke shar kundershtarin ,kjo nuk eshte demokraci,po poshtersi ndaj popullit i cili roptohet ter jeten fushave,maleve,apo minierave e sa mezi merr apo nuk i merr 150000 lekte te viteve para 1964. E thuaj se sistemi socialist ishte diktature e majmeshin udheheqesit,kur pensini llogaritej ne menyre te barabarte 70 apo 75 % te pages e mbi te gjitha ishte i siguruar se me mbushjen e moshes gezoje pensionin. EDHE MOSHA E DALJES NE PENSION ISHTE SHUME E PRANUESHME. “Te na rroje demokracia e deputetet “

  10. Ariu nga Korabi says:

    Një konstatim interesant: Për artikuj, si ky i mësipërmi, që kanë të bëjnë direkt me jetën tonë, nuk ka pothuajse fare komente…(???!!!) Ndërsa për artikuj ku duhet “patriotizmi”, megalomania, dhuna, urrejtja për të tjerët etj., “gëlojnë” komentet si krimbat ne hale…Me të vërtetë na kanë futur (ose i kemi patur), “trutë e gomarit”…

  11. nati says:

    Per ministrin,me dashamiresi!
    Cfare llogjike ekonomike!!!!!,punonjesit e thjeshte marrin 80% te shumes se kontributeve te derdhura mesatarisht, dhe kjo fale nje skeme llogaritjeje, qe dhe punonjesit e sigurimeve nuk dine te japin spjegime,dhe te zgjedhurit tane marrin shumfisha,sigurisht s’mund te kete barazi ,po kjo eshte absurde,prandaj vriten e priten betohen e sterbetohen sa zgjidhen deputete ,
    Perse nuk zbatohet dhe ketu progreiviteti i detyrimeve per sig shoq. ,kush merr me shume te derdh me shume kontribute?????

  12. ari says:

    rilindje hesapi populli ha lesh tek rama siq ka henger bare dhe mut tek enveri.fabrik stalini ju ka bere rilindja te terit lop,gomare,kokepalare,ndyresira.mbajeni he nenen se nuk morret vesh me enverin.dhashte zoti ky ju rrin edhe 55 vite qe te ju bej dhi e majmuna ju qe zgjodhet keta.

  13. Gezimi says:

    Ne te vertete, ne Parlament ka deputete qe jane zgjedhur 4 apo 5 here, por nuk kane lene asnje gjurme, duke qene memece klasike. Gjeja me e mire do ishte te votohej per emrin e deputetit e jo qe ti emeronte kryetari, pasi u a kemi pare hajrin. Sa per pagesen e pensionit te tyre, mendoj se duhet pare seriozisht, meqenese diferenca me pensionin qe merr populli i thjeshte eshte shume e larte. Le te shpresojme qe do zgjidhet, por une per vete nuk kam besim….

  14. PARTIZANI says:

    PAGESA E SIGURIMEVE SHOQERORE DUHET TE JETE E NJEJTE NE % (PERQINDJE) PER TE GJITHE TE PUNESUARIT. KJO QE PO BEHET NE SHQIPERI ESHTE MASKARALLEK DHE KORRUPSION. KETA POLITIKANET TANE JANE TE GJITHE PLEHRA DHE HAJDUTE, PRANDAJ SALI LIVADHIS ME GJITHE ATO KRIME QE KA NE KURRIS.
    NGEHUNI DHE BJERUNI,
    KORRINI DHE SHTYPNI
    KATUNDARE E PUNETOR
    QE NGA SHKODRA DJER NE VLORE

  15. qytetari says:

    Nrihuni ju o te munduar………

  16. Kreshniku i Partise says:

    Deputete duhet te zgjidhen nga populli me sistemin qe ka qene duke dale balle per balle dhe jo me lista partish sic eshte sot.Sot nuk ka deputet,por ka emra te cilet i vendose kryetari partise si te doje,dhe hajde e mos voto sic te thote kryetari se nuk te vendos emrim me ne liste per deputet.Sa i perket perfitimit nga kontributi i sigurimeve shoqerore,baballaret e kombit i kane rregulluar punet e tyre.Ata me 2 % kontribut vullnetar marrin shumfisha te kesaj shume sepse ligjet i kane bere ne favorin e tyre dhe jo ne favor te popullit.Zgjohu o popull nga gjumi.Edi Rama duhet te mendoje mire se ky popull nuk han bar,kur e hoqi nga froni “mbretin” Sali Berisha te tjeret nuk i ka problem fare.
    Edhe nje gje dua te them.Si ka mundesi qe LSI-ja nuk ka nevoje per testime per pune ndersa PS-ja nuk mund te emeroje ne pune njeri pa konkurs?

  17. radikali says:

    A ka shtet ne Shqiperi – 140 DERRA e DOSA (gjoja deputete) marrin rroga secili sa 10 fishi i nje pastruese per tu share e per tu share – keta jane Shkerdhatat Politike ne Shqiperi qe duhen kaluar ne hell!!!

    KA ardhur koha qe numri i derrave dhe dosave te jete 100 jo me shume, se shkerdhatat e ndyresirat behen deputete ne Shqiperi.

  18. gjirokastriti says:

    A me gjithe mend kini besim? Po kush festoi 45 vjetorin me perbuzje per Shqiperine dhe shqiptaret? Po kush mori pjese? Po mos festoni para se te shofim se cdo bejne.Vec nje vrime ne uje. KJO ESHTE LOJA. Me Saliun qeme si kafshe, as desh t’ja dinte. Keta po bejne gjasme, kur ta kuptojme do jemi dhe kunder ketyre, por do jete vone dhe do fitoje prape Saliu. Hapi i pare deputetet ti zgjedhe POPULLI.

  19. Toma says:

    lajm i pakuptimte si ata qe vetem Dita di te beje

  20. Lym Kepi says:

    Minister: Mjaft se na qelbe

  21. Une jam, ti je. says:

    Hani derra, pini derra/U erdhi e mira tek dera. Hani, hani edhe pini/Se nje dite do tu mbuloje qefini.

  22. shpresa says:

    Turp per” perfaqesuesit” e popullit qe per veten e tyre kane vendosur te marrin pensione sa 10 here e me shume se nje qytetar I zakonshem dhe ne moshe shume me te hereshme; duhet hequr urgjentisht ky pension suplementar dhe nuk duhet te marrin asnje lloj pensioni per kater vitet qe majmen nga te kater anet. Ne qe u robtuam si ne sistemin e kaluar astu dhe ne kete system nuk arrijme te marrim 100 euro ne muaj.Kjo eshte demokracia? Perse nuk paguajne deputetet dhe pusht-etaret per mosrealizimet e detyrave te marra ? A e kuptojne qe I kane hypur breshkes per te arritur ne Europe apo e shohin deri tek maja e hundes se tyre qe jo vetem e kane arritur por dhe e kane kaluar standartin europian aq sa nuk u bie ndermend per te tjeret. Urimi im eshte: Mos I gezofshin se nuk I meritojne!

  23. O TOM djali ! Po si nuk qenkerka lajm per ty ? Kush eshte laajm
    sipas teje ,kur thoT Saliu cohuni te rrezojme Edi Ramen? Si e quan zotrote nje ligj i rregullt per pensionin e deputeteve? Perse u dashka qe per 4 vjet deputet te dalesh ne pension me rogen e deputetit,kur ai ne 10 vjcarin e fundit mund te jete me rroge te ulet,e nuk i takon te llogaritet sipas ligjit per 3 vjetet e 10 vjecarit te fundit. Cfare po bejne deputetet vetem se majmen e majmen, shajne e shajne,privilegje mbi privilegje,kur i sherbejne partise qe perfaqesojne e jo interesat e popullit qe kane votuar….. MOS VALLE NDRYSHIMI I KETIJ LIGJI ,QE FAFORIZON DEPUTETET APO PUSHTETARET e diskrititon punetoret qe u bie bretku ne pune…… Kjo eshte demokracia? Ligje faforizuese per VIPA e ligje sa per sy e faqe per puntoret e thjeshte……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje