Vorpsi: Basha të dëmshpërblejë qytetarët, ndryshe punimet për bulevardin e ri s’mund të vijojnë

26 Mars 2014, 16:32Sociale TEMA

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, ka kërkuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, që të rishohë buxhetin e dëmshpërblimit për qytetarët që preken nga shpronësimet për ndërtimin e bulevardit të ri.

Vorpsi thotë se qytetarëve nuk mund t’u prishën shtëpitë pa u saktësuar më parë fondi që do i dëmshpërblejë ata.

“Në cilësinë e prefektit të Qarkut Tiranë, jam i detyruar t’i kërkoj Bashkisë së Tiranës, kryetarit të saj dhe Këshillit Bashkiak, rishqyrtimin e zërit të buxhetit që ka të bëjë me shpronësimet për realizimin e projektit e Bulevardit Verior dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës.

Shuma e përllogaritur nga ish- qeveria Berisha nuk përputhet me shumën e vënë në dispozicion nga kryetari Lulzim Basha. Problemi me këtë mospërputhje mes Berishës dhe Bashës qëndron te fakti se të cënuarit dhe ato që vuajnë në fund janë qytetarët.

Si prefekt i Qarkut Tiranë, nuk mund të lejoj që qindra banorëve të kryeqytetit, siç e kemi parë edhe në protestat e zhvilluara prej tyre, t’u prishen shtëpitë nga Bashkia, pa u saktësuar më parë fondi që do t’i dëmshpërblejë ata.

Kjo është e padrejtë dhe bie në kundërshtim edhe me vetë lejen e lëshuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe më konkretisht pika 5 e saj ku vetë z. Basha thekson se “Në pasuritë pronë private, subjekt shpronësimi nuk do të kryhen punimet pa u përfunduar më parë procedurat e shpronësimit sipas legjislacionit në fuqi”.

Në këto kushte, dëshiroj t’i bëj edhe njëherë thirrje Bashkisë së Tiranës, që të rregullojë zërin e shpenzimeve të shpronësimeve dhe vetëm më pas, puna mund të vazhdojë normalisht.

Bashkia të mos merret me politikë, por me interesin qytetar, pasi qytetarët janë të parët”, shprehet Vorpsi.

9 komente në “Vorpsi: Basha të dëmshpërblejë qytetarët, ndryshe punimet për bulevardin e ri s’mund të vijojnë”

  1. Hasan Pasha says:

    Ti mendon per tironcit o vlla, Basha te vazhdoje te merret me Saliun.
    Kryetari e paska thene shqip fare: Pa perfunduar shpronesimi s’ka bulevard. Basha e paska blloku projektin. Te japi leket nji me nji, pastaj ti prishi shtepiat hallexhinjve.

    1. Bazarhesap says:

      Nuk e di se si mendon per Ne Ky prefekti per Tironen kur rruget Jane jashte cdo standarti,kanalizimet per faqe te zeze,gjelberimi 0000000 etj etj qe do me duheshin dite te rija dhe ti shkruaja dhe nga Ana tjeter bie dakort qe punimet e bulevardit qe shkon askundi te vazhdojne pas demshperblimeve.
      Qytetaret e Tirones Bejne mire Dhe fillojne Dhe organizohen qe Ne zgjedhjet e ardhshme per bashkine te zgjedhin dike qe do mendoj Si ata dhe do doje te regulloj kete qytet dhe Jo ta mbaj kantier ndertimi per 50 vjet e ardhshme me pralla qe do ta ktheje Ne metropolitan!!!

      1. Wendy-B says:

        Tirana eshte bere qendra e kaosit dhe korrupsionit. Mire e ke ti bazerhesap,po kushdo qe te zgjidhet ,vetem xhepat e tij do mbushi.
        Po e hodhe ti kantidaturen per kryebashkiak ,une ta jap voten e para ,sepse je vertet inteligjent. Po ti duhet te me premtosh ta shikojme pak punen e “shamikuqeve” …
        Deal or no deal???

        1. Bazarhesap says:

          Jo vetem Shamikuqen po cdo telenovel qe bene shplarje truri sdo lejohet me!
          Per rehabilitimin e Albanian Zombies do te jepen programe si:Frontline,Independet Lens,Power and People,Hard Talk,Doha Debate,Head to Head,Democracy Now,The Daily Show

  2. Viktor hoti says:

    NE NUK E KA TE QARTE PERSE DUHET KJO ZGJATJE BULEVARDI . MOS ESHTE
    BERE PAZAR ME FIRMAT NDERTUESE ?

  3. permeti says:

    Bravo z.Vorpsi,jeni ne llogjiken e gjerave,ne llogjiken edhe te ndertimeve!

  4. Lym Kepi says:

    Edhe ky Prefekti ja fut kot fare ore fillimisht duhet nderruar vendimi i qeverise Berisha se smund te ja vlersosh tjtrit truallin me 100 euro m2 kur atje ne pallat shitet min 800 m2 ,por si dobica qe jane Si Saliu si Basha si Edi mundohen te ja ngelin kopilin ne dere njeri tjetrit pasi te kryhet ky te behet shpronsimi dhe pastaj te behet bulevardi .Por me sa duket edhe ky projekt do kete fatin e mbikalimit te Zogut te Zi,dhe Sheshit Skenderbej ne fund mjere ne banoret e ish Stacionit te Trenit qe se dime dhe sa kohe do rrime mes baltes dhe pluhurit te legenave pushtetare Race e poshter politikanesh

  5. leo england says:

    hahaha lulja jone lesbike eshte bere si Urjahipi tek David Koperfild, ahaha

  6. patllakja says:

    Bravo Vorbsi, bashkia duhet te paguaj nji me nji paret per banoret e shtepive qe prishen….
    ushtu si kerko bashkia taksat te paguen, ashtu edhe qyetaret dun paret kur u prishet prona.
    bashkia leket e veta vje e ti mer ke dera me polic bashkie, kurse qytetaret per hallin e tyne i sjell verdall,ene çar osht mo e keqja vje e te fut ene nji dru me polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje