Shëndetësi/ Kontrolle falas 1 herë në vit për moshat 40- 65 vjeç. Ekzaminimet që ofrohen

27 Mars 2014, 10:36Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë do të nisë disa kontrolle bazë diagnostikuese dhe parandaluese falas për të gjithë personat e moshës 40– 65 vjeç për të kapur në kohë dhe mbajtur në kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe.

Rreth 800 mijë persona do të përfitojnë nga program i kontrollit bazë falas tek moshat 40-65 vjeç, që pritet të nisë në gjysmën e dytë të vitit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, teksa prezantoi paketën e kontrollit bazë, ftoi qytetarët ta përqafojnë këtë nismë.

“Në rrugën drejt burimit universal na duhet të krijojmë një qasje të re. Tradicionalisht sistemi shëndetësor ka pasur në qendër sëmundjen, le të përpiqemi të vëmë në qendër shëndetin. Qoftë parandalimi, qoftë zbulimi i hershëm janë investim për shëndetin. Kjo është arsyeja pse një nga shtylla e programit tonë katërvjeçar për shëndetësinë është programi i kontrollit mjekësor bazë për shqiptarët rezidentë të grupmoshave 40-65 vjeç. Ne i ftojmë shqiptarët e shëndetshëm të zhvillojnë përgjegjësitë individuale kundrejt shoqërisë, që po bëhet gati të marrë përsipër kostot e kujdesit shëndetësor të gjithsecilit, i ftoj që njëherë në vit pa pagesë të paraqiten në qendrën shëndetësore pranë banimit dhe të bëjnë kontrollin bazë. Jemi në rrugën e përmbushjes së angazhimeve tona elektorale, programore dhe qeverisëse, u zotuam për heqjen e TVSH për barnat dhe shërbimet shëndetësore dhe ja ku jemi pas tre ditësh do bëhet efektive lista e re e barnave të rimbursueshme, që ka 56 barna të reja. Lista e re e barnave esenciale spitalore vetëm në QSUT shoqërohet me rritje të buxhetit 29%”, tha ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, sqaroi paketën e ekzamimeve që do të ofrohen falas për këtë grupmoshë, por edhe se ku mund të përfitohet prej tyre.

“Paketa e ekzaminimeve parashikohet të përfshijë konsultë të hollësishme me fokus tek konsumi i duhanit dhe i alkoolit, ushqyerja si dhe aktiviteti fizik. Ndërkohë, në paketë përfshihen ekzaminime fizike, si matja e presionit të gjakut dhe BMI (diametri i barkut), ekzaminime laboratorike si glicemia, kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, triglyceride, formulë e gjakut, si dhe Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC, albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urinë, feçe për gjak. Po kështu, paketa përfshin ekzaminime për shëndetin riprodhues, kancerin e qafës së mitrës si dhe mamografi për kancerin e gjirit, por edhe për shëndetin mendor. Kontrolli mjekësor bazë do të ofrohet në 250 qendra shëndetësore, nga 421 që funksionojnë në vend”.

Përzgjedhja e tyre, sipas Rjepajt, do të bëhet në bazë të karakteristikave demografike, kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore në dispozicion, por edhe të shpërndarjes së popullatës dhe infrastrukturës rrugore.

“Për të arritur zona më të largëta, do të jenë në dispozicion njësi mobile të marrjes së mostrave dhe depistimit.

Programi i depistimit synon të përdorë kartelën e pacientit/individit të regjistruar pranë mjekut përkatës të familjes, në mënyrë që të dokumentohen të dhënat e depistimit, të mblidhen dhe të dërgohen në qendrën e përpunimit të informacionit. Megjithë kufizimet, depistimi i popullatës mund të ketë avantazhe për përmirësimin e shëndetit publik”, theksoi ai.

Sëmundjet kronike jo të transmetueshme, veçanërisht ato kardiovaskulare dhe tumorale, janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekshmërisë në Shqipëri.

Këto sëmundje kanë në bazë të tyre një stil jetese jo të shëndetshme, ndaj insistohet që të mund të parandalohen duke u kapur në kohë dhe duke ndikuar në edukimin shëndetësor të popullatës për një stil të shëndetshëm jetese.

25 komente në “Shëndetësi/ Kontrolle falas 1 herë në vit për moshat 40- 65 vjeç. Ekzaminimet që ofrohen”

  1. Lushi says:

    FALEMINDERIT QEVERIA RAMA PER CDO GJE QE PO BEN.

    PO I MBAN TE GJITHË PREMTIMET.

    1. Mira says:

      Sa lekë do të kushtojë kjo, apo do të jetë “falas”…!?
      Ato klubet brenda spitaleve i mbylle apo vazhdojnë të “shtypin” para…!?

      1. bato says:

        Moj Mira, po ti nuk di te lexosh apo ben si debile kur pyet se sa leke do kushtoj kontrolli i ketyre grupmoshave? Se ne kete shkrim thuhet: ” Kontroll falas ne mbi 250 qendra mjekesore. Mendon se me ironine tende te zgjuar do i sherbesh Saliut dhe do rrezosh qeverine? Mjere ti per kulturen dhe mentalitetin qe ke.

        1. elinor says:

          Booo sa hajvanet i shkojne Ramushit mbrapa!! O bato idioti, fjala eshte sa do t’i kushtoje shtetit kjo se falas nuk ka asgje? Dikush do paguaje per ato sherbime, ne mos ti, shteti….qe si perfundim prape paguan ti mor kaqol!
          Po sa shume si ti jeni shtuar keto kohet e fundit o njeri! Tregoni mor pak patriotizem dhe vritni vehten kolektivisht se na moret ne qafe si komb!

          1. bato says:

            Eh mor Elinor sa kulture qe paske! Mira qe mbron ti pyet tulle: dhe e ve fjalen falas ne thonjza, po duket qe edhe ti nuk e njeh drejtshkrimin dhe kuptohet do tregosh se je modern me teorine qe paguajme ne. Or kaqol, te gjitha une e ti i paguajme me taksat tona, por Sala qe ti do me koke, jo vetem qe nuk beri ndonje gje te tille per shndetin, por vuri ne themel korrupsionin sa mjere kush semurej. Keta qe jane ne pushtet nuk jane engjej, por po perpiqen te bejne dicka. Ndaj fjala “falas” e vene ne thonjza nga Mirushja ishte me helm.

          2. A""' says:

            Te drejte ke elinor.Njerez si ty i duhen me shume ketij kombi.Duhet te kthehen gjerat si ne kohen e Saliut tend.Po si qenka gje e keqe qe shteti te marre persiper koston e ketij sherbimi??Aty ka njerez qe nuk kane buke te hane,e si te mos e mirepresin kete sherbim falas ata?E keqja eshte se ne mbreterine e te cmendurve,i zgjuari eshte budalla.Mbetç me shendet or mik.

  2. E VERTETA HOLLOHET POR NUK KEPUTET says:

    KOHË E ÇUDIRAVE
    Alkoolit i thonë pije.
    Bixhozit i thonë fat.
    Muzikës i thonë art.
    Ryshfetit i thonë dhuratë.
    Kamatës i thonë tregëti.
    Përzierjes mes dy gjinive i thonë civilizim.
    Zbulimit i thonë elegancë.
    Zhveshjes i thonë liri e modë.
    Prostitucionit i thonë dashuri.
    Martesës e keqja e domosdoshme.
    Paturpësisë i thonë përparim.
    Dyfytyrësisë i thonë politikë.
    Urdhërimit për të mirë i thonë ashpërsi.
    Ndalimit nga e keqja i thonë prapambeturi.
    Abortit i thonë vdekje, ndërsa ai është mbytje.

  3. erik says:

    Keto premtime jane thjesht per te genjyer popullin.Ju lutem shkoni ne spitalin QSUT thjesht si pacient e te rrish per nje ore te filmosh me kamer te fsheht do te skandalizohesh. Jo me von se dje isha me rekomandime perkatese dhe nuk ta varin fare doktorri te kalon disa here para syve i drejtohesh me letra ne dore e nuk te kthen pergjigje. Ju lutem mos na mashtroni por pastroni spitalet nga mjeket filloni spastim nga te korruptuarit qytetaret rrin si lypsar neper dyert e spitalit dhe nuk u kryhet asnje sherbim

    1. gjergji says:

      Me se e vertete, gjendje skandaloze.

  4. EURO MALOKU says:

    A ka ne Skiperi mbi 65 vjeç !??

    1. gjergji says:

      Mbi 65 vjec quhesh pensionist dhe quhesh i siguruar………

      1. A""' says:

        Eshte Sala mbi 65 vjeç.Ai duhet te kurohet falas,per problemet psiqike qe ka.

    2. gjergji says:

      Mbi 65 vjec je pensionist dhe quhesh i siguruar………

  5. kujtese says:

    Faleminderit qeverise qe po i ben keto ekzamine “falas” por sot kur ne duam te bejme analizat e cituara ne artikull,qe kemi dhe libreze shendetesore,na thone se nuk ka reagente?????????

  6. Maks says:

    Me e rendesishme do ishte parandalimi dhe te behen analizat jo vetem per shkaqet por te depistohen semundjet qe jane origjina e atyre qe permenden ne lajme.

    90% e semundjeve te zemres dhe atyre te brendeshme vijne nga reumatizmat e dryshmeku nje prej shkaktareve eshte streptokoku nje infeksion bakteria i grykeve qe ne moshat 15-35 vjec me nje pakujdesi ne kurim jepe infiamacione te fshehura qe godasin:

    Zemren,
    shtyllen kurizore,
    aparatin gastro-intestinal qe fillon nga gryka e deri tek anusi.

    Efektet e ketyre infiamacioneve shfaqen ne moshen 30-40 vjec e qe vazhdojne per tere jeten pasi nuk ka kure perfundimtare.
    E fatin tone te keqe ne as mjeke per te bere diagnosa nuk kemi se ata qe jane thjesht duan leket qe mund ti japesh.

    Prandaj Ministri te filloje
    duke ndritur nje departament trajnimi per mjeket e familjes (qe jane turpi i shendetesie)pasi nuk jan ne gjendje as te keshillojnese ku duhet te drejtohet nje paciente.
    Te behen 1 here keto analiza gjaku per grup moshat 15-22 vjec mosh shkolle ku depistimi behet me i organizuar dhe do ishte me i lehte e me pak i kushtueshem diagnostikimi qe sot nuk egziston.

    DO MJAFTONTE TRAJNIMI I 1 SPECIALISTI NE CDO SPITAL RAJONAL
    PER TE BERE LEXIMIN E REZONANCES MANJETIKE sot ne spitalet rajonale nuk ka 1 person ne gjendje te lexoj per mos te thene qe nuk ka rezonance…………..

    Ky do ishte ndryshimi i vertete i mjekesise Shqiptare, dhe efektet e tij do ishin te jashzakonshme ne jeten e njerezve por edhe ne buxhetin e ketij shteti te varfer ku na ra per fat te jetojme

  7. Sunline says:

    ilir rama e ka udhezuar ministrin e shendetsise ilir bqja
    qe burrat te dalin ne pencion 67 vjec dhe grate 65 vjec
    prandaj ky ministri ju ben kontrol falas 1 her ne vit 40-65 vjecareve
    qe te mos e gezojne pensionin,kush kalon moshen 67 vjecare,rikomunisthesapi

  8. prfo-dr-expert-medicine. says:

    per médicine eshte ma mire mos me fole hiq ne shqiperi e kosove,se medicina nuk njifet ase 12% ne kto vende.

    .po ku hamamin munde te praktikosh médicine,me bazen medikale te medicines ne shkolla,si para 120 viteve ne evropen oksidentale.

    .vet logjika medikale eshte hendikape dhe jo normale ne kosove e shqiperi.qyshe me ja u spjeguar e dokumentuar qe ne kosove si prezetuesit e tv-ve si dr-te PARAZITIN qe shkakton semunjen PALUDIZMIT e quajne semundje VIRALE-VIRUS si psh: ne RTK-n STUPIDE shume reher eshte perseritur se ne AFRIK VIRUSI i MALARIS ka ber kaqe VIKTIMA,a fare nuk eshte VIRUS,por PARAZIT qe jep semundjen e PALUDIZMIT,dhe MALARIA eshte vetem nje ESPES qe bene pjes ne 4espest e semundjes parazitere te PALUDIZMIT.

    .pastaj ne SHQIPERI e KOSOVE ska 1 LABORATOR te vetem per semundje VIRALE,BAKTERIENE,PARAZITERE,MUKOTIKE e te KEPURDHAVE INFEKTUESE,ket ju garantoje me jet se ska laborator qe munde ta qet ne EVIDENCE dhe te DIAGNOSTIKOJE BAKTERIN ne familjen e SHPIRISHETOSES qe jep BORROLIEA BUGDORFERI.
    .ska laborator e edhe dr qe njofin qindra espese te ARBOVIRUSAVE.
    .ska laborator te munde ta izojol virus epshtien barre,herpovirad-herpoviruset qe bejne kerdi ne smundjet transmesible sexuale,por edhe te hepatiti B-C dhe HIV shume te deshimta jane diagnostikat.

    .vetem 1nje prove konkrete: kure eshte kerkuar e diagnostifikuar nje semundje parazitere ne shqiperi e kosove,qka psh: parasiti i zorrve dhe i organizmit ne gjak bene KRDI qe quhet AMIBIAS qe jep edhe ITHATIN ne bark dhe shkatrrone te gjithe sistemin organik kronikisht te i semuari,qka diagnostifikhet e tretet me shume sukses.
    .pr me e keqja qe edhe semundjet klasike si bakteria qe jep HELOKOBAKTER POLYRI nuk njifen e diagnostifikohen e treten qe jep dhimte te forte ne bark dhe mund ta myte njeriun,dhe fare nuk po i njofshin ne KOSOVE e SHQIPERI.

    .mos te humbi kohe te foli ma gjersishte e detajisht.

  9. kurbin mamu says:

    FALAS FJALA POR PO MOS PAGOVE NUK TI BEJNE NE REGULL AS ANALIZAT AS VIZITEN

  10. nje Shkodran says:

    Per te funksionuar kjo nisme duhet qe te kete mjek(sherbim mjeksor) ne te gjithe territorin e Shqiperise.Me pare duhet plotesuar me mjeke qendrat shendetesore sidomos ato te zoneve te thella qe e shohin mjekun 1 here ne 6 muaj….

  11. leo says:

    Po per kurimin ca behet?se aty eshte kostoja me e madhe .

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Nëpunësi civil është i detyruar të paraqesë deri më 10 janar të çdo viti pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit certifikatën e kontrollit shëndetësor”- thuhet në VKM.
    Me sa duket ky do jete sherbimi falas !

  13. dhembeli says:

    Mire more minister: po juve e kini te keqen Brenda.
    Ne Permet Shendetesine e ka Meta .Dhe cfar ndodh: Pyesni popullin e varfer.
    Pyjoren e Ka Meta dhe cfar beri para nje jave .Pushoi te gjithe punonjesit ,sikur u shkurtua vendi I punes, e te tjere u vendosen.
    Te njejten gje ka bere dhe kur ishte K/minister.Mbyllte vende pune e I hapte pas 15 ditesh.
    Nuk ecen shqiperia me cibane si META.

  14. pjeter mustakuqi says:

    cdo me thene “konferenca e lancimit te kontrollit….”.a jane ne vete keta apo jo?

  15. Bab Dude Karbunara says:

    Ne QSUT nuk behet asgje falas. Mjeket te drejtojne ne laboratoret private tek te cilat marrin perqindje. Ne fund te nje dite te lodhshme pune i mburren njeri-tjetrit se cili fituar me shume.

  16. hasani peka says:

    Nje nisme e mbare, por duhet te shtrihet edhe ne perfshirjen e laboratoreve e klinikave private ne kete projekt te analizave falas. Per cdo individ klinikat duhe t ti marrin pagesat nga shteti per analizat qe do e kryejne,
    keshtu funksionon ne gjermani per gjithe ata qe jane te siguruar nga ana shendetesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje