Zëri i Amerikës në shqip drejt mbylljes

26 Mars 2014, 18:31Sociale TEMA

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikëqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën.

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet po i kërkon Kongresit 721 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2015, një ulje prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i këtij viti që kap 731 milionë dollarë.

Zyrtarët e agjencisë thonë se qëllimi është krijimi i programeve për audiencën e brezit të ri të shikuesve me anë të mediave që dëgjuesit dhe shikuesit globalë po i përdorin gjithnjë e më shumë.

Kërkesa për buxhetin e vitit 2015 përfshin nismat për platformat e transmetimeve me video për të rinjtë dhe platformat dixhitale për Kamboxhian, Vietnamin dhe Birmaninë.

Për Kinën, Bordi i Guvernatorëve ka në plan të rrisë përdorimin e mediave sociale dhe programet për luftimin e censurës në internet.

Bordi po planifikon krijimin e një kanali të ri televiziv satelitor dhe një radiostacioni në rajonin Sahel të Afrikës veri-qendrore. Do të hapet edhe një shërbim i ri në gjuhën Lingala për Republikën Demokratike të Kongos.

Programet e Zërit të Amerikës për mësimin e anglishtes pritet të zgjerohen.

Por buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha.

Propozimi për buxhetin e vitit 2015 parashikon mbylljen e zyrave të Zërit të Amerikës në Jeruzalem dhe Hjuston.

Dave Allison, kryetari në detyrë i sindikatës që përfaqëson shumë punonjës të Zërit të Amerikës, tha se me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po “tërhiqet” nga misioni i tij historik që filloi në vitin 1942. Ai tha se punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lotë pasi mësuan se shërbimet e tyre përballen me eliminimin./VOA

15 komente në “Zëri i Amerikës në shqip drejt mbylljes”

  1. Majakovski says:

    Mbaroj diversioni tani meruni me veten ju te mjere!

  2. frank says:

    Le te mbyllet haleja dhe cerdhja e spiuneve serb,zeri i amerikes na solli kaq te mira qe kemi 23vjet dhe akoma nuk e kuptojme se na kthyen ne skllever te tyre dhe te klikes qe po qeverise ,vret dhe vjedh.zeri i amerikes =hale trilluese e shekullit te kaluar.kush edon ta provoje sa i don amerika shqiptaret let te shkoje tek ambasada e tyre ose cerdhja e spiuneve te tyre ,dhe te provoje te marre nje vize.

  3. tony says:

    pune e madhe na ka lene pula zbadh se po mbyllet voa..

  4. Bill says:

    Great! Mbas 1992, ka qene vetem I Sali Berishes. I pushtuar nga lobi serb.

  5. qerosi says:

    Kot se kot ishte.Batall i madh fort se do mbyllet.

  6. razo says:

    Ne fakt shume pak njerez e marrin seriozisht VOA-n ne Shqiperi.. Eshte nje hije e zerit te amerikes se dikushem..Editoriali i VOA Shqiptare shume i vjeteruar dhe gazetareve u kishte ngel ora ende te komunizmi i 45.

    Me mire kshu ka ardhur koha qe Amerika ta dergoje propaganden e vete ne vendet e Azise dhe Afrikes e ta le Shqiperine rehat.

  7. Atdheu ne Rrezik says:

    Amerika ja arriti qellimit te saj normalisht qe do te mbyllet,aq me teper qe brezi i ri po meson anglisht.
    Zeri i Amerikes ishte zeri i KORBAVE dinake,qe i frynin vatrave te zjarrit,ne emer te DEMOKRACISE ata vendosen Hegjemonin ne shume vende ish-socialiste.
    Vetem me Putinin ju ka ngelun sharra ne gozhd.
    Ai i diskretitoi fare keta Ha-merr-ikonet bizhozxhinjte e botes

    1. itreg says:

      putin eshte nje koqe

  8. mimmo says:

    Zeri i Amerikes, Zeri i Lirise dhe Shpreses ka hyre thelle ne zemrat tona ,per kete arsye mungesa do ndihet mjaft.Megjithate nji ngushllim per ne eshte se demokracia duket tashme drejt konsolidimit te plote te saj, gjithmone e ma shume!! Pershnetje!!

  9. lili says:

    Ne fakt askkush nuk e degjonte me ne hapesire shqiptare,

  10. Zbuluesi says:

    Une per vete e kam si relike radion sonra prodhim gjerman dhe me te nga vitet 77 deri ne 97 kam degjuar ne valet e shkurtera zerin e amerikes londren dhe mosken sa qe nga fundi i viteve89-90 edhe komshiu im qe ishte sekretar partie vinte te degjonte me ne,Atehere amerikanet edhe pastruesit e rrugeve me mjeker na dukeshin si te zbritur nga qielli dhe kishim simpati per ta(aq shume ishim mbyllur ne guacken tone)por kur tezja jone amerika per te marre me lezet kosoven qe serbet nuk e leshonin kollaj na solli 97 si peshqesh dhe na beri pershesh,qysh atehere me nuk kam dashur tja degjoj zerin ,me siper thuhet qe shpenzohen 10 milione dollare ne vit nga buxheti pra deri tani per 72 vite jane shpenzuar 720 milione dollare prandaj lotokan nga syte gazetaret se jane krimbur me para qe neve te na benin moral per jeten e bukur qe ishte ne amerike, angli dhe hollande…Zeri i amerikes duhej te mbyllej para 20 viteve kur dhe misionin e kishte te mbyllur duke shpartalluar sistemin socialist dhe komunist..Vetem se dicka per ata borgjezet qe bejne palle thone qe jemi ne komunizem..HA,PI,RRI E Q..sa te kesh fuqi..

  11. T'JU VIJ TURP says:

    SI S’JU VJEN TURP PER KETO QE NXIRNI NGA GOJA , POPULL PA DINJITET . HARRUAT QE E KISHIT FYTYREN ME HURDHJE NGA MUNGESA E VITAMINES DHE NGA OVERDOZA E GROSHIT . AMERIKA NUK ESHTE PARAJSA POR ESHTE VENDI ME I DREJTE I BOTES QE I KA DHENE NJE JETE ME TE MIRE ATYRE QE E KANE DASHUR . AMERIKA NUK SJELL VALIXHE ME LEK E TE RRINI NEPER LOKALE BASTESH JU O POPULL .AMERIKA NUK JA U NDALON DOT BABZINE DHE POLITIKANET TUAJ HAJDUT SEPSE JU I ZGJIDHNI KETU E 23 VJET .AMERIKA NUK I NDALON DOT RRUGACERRITE TUAJA QE VINI NGA KALLEP TRITOL PERDITE E LAT KOQEN E NAMIT ME KRIME NEPER EUROPE.AMERIKA SIC DUKET NUK JA U NDALON DOT EDHE DASHURINE PER ISH KRYE-FELLIQSIREN E KOMBIT DYLBERIN E DEM XHEPES SHOKUN TARASI QE JA U RASI TE KEQEN DERI NE INKOSHIENCE .I BEJ THIRJE TE GJITHE TE REVOLTUARVE REVULICIONAR QE SKAN MARRE DOT VIZE NE AMBASADEN AMERIKANE TE NISIN EKSODIN PER NE KUBE PASI ESHTE PA VIZA OSE NE KOREN E VERIUT SE E KANE QETHIEN FALAS NE MODELIN E HYSNI KAPOS.ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN DHE PERENDIMIN POSHTE PUTINAT DHE PUTANAT

  12. Ariu nga Korabi says:

    Rini o të mjerë, kush na ka në hesap neve…”Amerika që na don fort…”

  13. lexues says:

    “Radio Tirana International” = a ekziston dicka e tille?

  14. ded leka says:

    Turp per komentet e mesiperme!!?Mero Baze & Co,te fshij te tilla bajga!
    VOA(Good Bless Amerika)eshte nje vlere civile per ate qe e degjon,apo qe e lexon,ne internet.Uroj qe specialistet e buxhetit,te heqin VOA, nga 3-vendet sllave te Ballkanit dhe ta lene per 15-milion shqiptaret pro-amerikan te Ballkanit(ne Shqiperi,Kosove,Greqi,Fyrom,Serbi,Mal i Zi,Bosnje-HC,Kroaci,Slloveni,Turqi,dhe me aparate dixhitale ne Evrope.
    Vleresime dhe respekte per stafin e ri apo veteranet e VOA,tashme dhe ne vite!
    Repekte VOA nga Ilirjani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje