Mungesa e tokës, nis ndërtimi i varrezave murale në Tufinë

30 Mars 2014, 13:29Sociale TEMA

Mungesa e tokës për varrezat, duket se ka bindur Bashkinë e Tiranës për të vënë në zbatim planin për ndërtimin e varrezave murale.

Në Tufinë ka nisur ndërtimi i varrezave murale, dhe sipas projektit brenda vitit parashikohet që kryeqyteti t’i ketë këto varreza gati. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës pohojnë për “Shqiptarja.com” se një kompani private ka fituar tenderin, dhe parashikohet ngritja e dy godinave të këtyre varrezave, të cilat do të jenë përballë njëra tjetrës, pikërisht në hyrjen kryesore të varrezave të Tufinës. Për këtë hapësirë, Drejtoria e Shërbimit Funeral ka marrë një shkresë ku i është kërkuar të mos kryejnë varrime në zonën që njihet edhe si hapësira e parkimit, e cila ndodhet në krahun e majtë të hyrjes kryesore.

Sipas burimeve, aktualisht është duke u punuar për rikonstruksionin e gjithë sipërfaqes së varrezave, ndërkohë që faza e dytë do të jetë ajo e ndërtimit të varrezave murale. Sipas të dhënave aktualisht ka mbaruar azhornimi në terren i projektit, në mënyrë që të merren të gjitha informacionet dhe të përshtaten të gjitha punimet ndërtimore për zgjerimin e varrezave në Tufinë. Më pas do të nisë ndërtimi i varrezave murale të cilat parashikohen të jenë kuti me përmasa 40 cm me 70 cm.

Projekti i varrezave murale ka një kosto prej 153 milion lekë që do të përballohen nga Bashkia e Tiranës me buxhetin e vitit 2014. Por, nga ana tjetër nga Bashkia e Tiranës, në buxhetin afatmesëm 2014-2016 është parashikuar një fond prej 176.474866 lekë për rehabilitimin dhe zgjerimin e varrezave publike në Tufinë. “Varrezat publike të Tufinës, sipërfaqet ekzistuese kanë nevojë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të cilat janë të dëmtuara, po kështu edhe bordurat kufizuese të cilat në disa segmente mungojnë plotësisht.

4 komente në “Mungesa e tokës, nis ndërtimi i varrezave murale në Tufinë”

  1. sopiqoti says:

    Nje zgjidhje e domozdoshme.Ne fshatin Sopik te Pogonit perdorimi i varezes murale ka ezistuar qe mbas viteve 1920 ku sistemoheshin eshtrat e bashkefshatareve dhe kjo imponohej nga munges e tokes per zgjerimin e vendit te varimit.

  2. tourkofagos says:

    sa jane permasat mo Zike arapi???? 40×70!!!!
    te ngeli marmida ne ajer mer gyzel……..hahahahaha!

  3. demokrat says:

    Ky eshte kapitalizmi,mos kesh toke as i gjalle e as i vdekur!Kjo eshte vepra e Sali rrk.

  4. zoro says:

    sa milione eshte shqiperia, ku jane varet familjare. ne tiranistan jane mbledhur nga te kater hanet e fshataresise se prapambetur shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje