Udhëzimi/ Pedagogët të deklarojnë pasuritë, stafet pedagogjike kundër

1 Prill 2014, 08:45Sociale TEMA

Stafit pedagogjik të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik u është kërkuar që të firmosin një autorizim, për kontrollin e të dhënave të tyre personale.

Ky autorizim duhet të firmoset nga të gjithë pedagogët, dhe arsyetimi ligjor përse duhet të firmoset, është neni 10, pika 2 e ligjit nr.9347, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, që përcakton se të gjithë zyrtarët janë të detyruar të firmosin autorizimin.

Firmosja e këtij autorizimi është një detyrë që universiteteve u është lënë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

Ky udhëzim duhet që të firmoset brenda afatit, në të kundërt ligji parashikon sanksione, deri në gjobë 50 mijë lekë.

Afati për Universitetin e Tiranës është dita e sotme, ora 11.00.

I pyetur nga GSH për këtë çështje, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka theksuar se ditën e martë kjo çështje do gjejë zgjidhje, pasi do t’i kërkohet Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale nëse ky ligj bie ndesh me ligjin, si dhe do të kërkohet që të rishikohen afatet kohore të firmosjes së autorizimit.

Sipas të dhënave, autorizimet ditën e djeshme janë firmosur nga pedagogët e Universitetit të Arteve, ndërsa stafi i UT-së ende nuk ka firmosur, për shkak se ata kanë paqartësi dhe sipas tyre ky ligj bie ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi sipas ligjit, pedagogët nuk janë zyrtarë shteti.

Kjo shkresë ka mbërritur edhe në Universitetin Politeknik, por edhe prej tyre nuk është firmosur për shkak se janë të painformuar.

9 komente në “Udhëzimi/ Pedagogët të deklarojnë pasuritë, stafet pedagogjike kundër”

  1. Gjirokastriti says:

    C’te firmosin kontrollin e pasuririse se tyre????
    Po keta tere jeten i ropen studentet.

  2. ishalla nuk eshte genjeshter e 1 prillit.

  3. fllad says:

    Po ç’kane keta mo pse shqetesohen?!Pse u djeg miza? Sikur i pyet njeri sa dashnore kane! Le ta deklarojne pasurine se me djerse e kane vene!

    Ai qe eshte i paster nuk e çan koken fare. Reagimi tregon se diçka nuk shkon!

  4. aron says:

    Pedagoget studentet qe vijne nga gjimnazi i marrin ne provim qe twe dine nivelin e tyre.ne provim asnje kalues,pse nga 35 studente kalojne dy qe nuk ishin fare ne provim ne Inxhinieri.Si ka mundesi? Djali me thote ,teza ishte e tille qe sa e pane dolen jashte te gjithe.Sepse jane para per çdo mbetes.Po studijoni.Pedagogu nuk shpjegon.A kane detyre te bejne studentet te kuptojne lenden apo tu marrin eurot! Po kjo eshte e pergjithshme.Njesoj si Universitetet private!Vjedhin njeri-tjetrin.

    1. askushi says:

      Permendja emrin bashke me rastin dhe mos bej llafollogji. U lodhem me keto: u vrane 28000 veta po pa emra, kane vjedhur 28000 po pa emra, kane vrare 28000 veta po paidentitet.

  5. Ca te deklarojne keta jane te korruptuar gati sa gjykatsit ti ne shkolle 9 vjecare te shkoshe dhe i shikon mesueset me makin me KM zero dhe jo me petagoget e universiteteve qe e kane ber arsimin sikur te jete toke buqesore qe te nxjerrin te ardhura.

  6. PYETJE says:

    Si u bene vetem me rroge keta pedagog PASANIK ???

  7. Info says:

    Artikulli nuk eshte i sakte ne pasqyrimin permbajtjes se shkreses se Rektoratit drejtuar pedagogeve. Ata qe kane shkruar shkresen zyrtare duhet te jene analfabete. Aty ka kushedi sa gjera qe lene shteg per keqkuptim. Psh. termi “Konflikte interesi private”, diku me tutje shkruhet “Interesa personale”. D.m.th. shteti duhet te hyje ne gjerat intime te nje njeriu per te pare nese ka konflikt midis nje personit si pedagog dhe personit si individ privat qe ka te drejtat e tij ne baze te Kushtetues. Absurdi tjeter i kesaj shkrese eshte se pedagogu duhet te autorizoje shtetit dhe universitetin qe keta te fundit te kontrollojne ne jeten e tij personale (Interesa personale: shije seksuale, shije gastronomike, shije sportive, shije politike etj. etj.) dhe ta konsideroje kete kontroll sikur te jete vete personi qe po kontrollon vetveten. Me pak fjale, eshte nje shkrese fashiste! Perkundrazi, jam shume dakort qe shteti (jo universiteti, as rektorati) te kontrolloje mbi menyrat e pasurive te atyre pedagogeve qe kane vene dhjam keto kohe duke demtuar imazhin e te tjereve, studentet dhe gjithe kulturen dhe arsimin.

  8. Mullah Omari says:

    Akoma ne kete post eshte ky by…lepiresi i Berishes, Dhori Kule (=”Culo”), siç ka dhe mbiemrin?
    E mbron Kokelopa mesa duket per sherbimet qe Culo mund ti kete bere kur Kokelpoa “bashkeqeveriste” me Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje