Të gjithë udhërrëfyesit janë pa licencë shtetërore!
E thëne ndryshe, jo vetëm nuk ka një shifër zyrtare se sa persona të tillë ushtrojnë këtë veprimtari, por as monitorim për ta.
Deri më sot këto guida turistike kanë pasur trajnime dhe certifikata nga organizata jo qeveritare, raporton Vizion Plus.
Ngjarja tragjike e dy ditëve me parë në shpellën e Pëllumbasit, ku i riu Erjon Alizoti ra në kanionet e lumit Erzen, sjell kështu në vëmendje rëndësinë e përcaktimit të rregullave për organizimin e udhëtimeve të tilla.
Ilia Kristo është një prej nismëtarëve të marrëveshjes që është bërë së fundmi me Ministrisë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ku për herë të parë pritet certifikimi shtetëror i guidave turistike.
Por, çdo të thotë të jesh një specialist guide dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësosh për të pasur një licencë?
Kristo shpjegon se përveç njohurive kryesore në trashëgimi, gjeografi dhe natyrë do të jetë e domosdoshme edhe aftësia për të dhënë ndihmën e shpejtë mjekësore.
Turizmi i aventurës ka nisur të tërheqë vitet e fundit në Shqipëri qindra vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët organizohen pothuajse çdo fundjavë nga veriu në jug, kryesisht me alpinizëm, lundrim apo kacavjerrje.
Mungesa e një sinjalistike për rrezikshmërinë e shtigjeve dhe limiti i moshës së ekskursionistëve është problematika më e madhe e këtyre aventurave.
Duhet te vdesi njeri qe te kuptohet qe duhet Guide e Licensuar? Kaq mostra i kemi strukturat e ketij shteti te “qelbur” pas kaq vitesh?
Ok duhen Guida TE Licensuar poe kush do i licensoj, mbi cfare kritresh. Keta qe do bejne licensimin a jane vete te licensuar. Cilat jane kriteret e licensimit, sa lloj licensash, si guidi kulturore – historike, guide malore – aventure etj apo guide qe i ben te gjitha. Ky zotria nismetari a ka bere guiden ndonjehr, eshte licensuar , trajnuar apo studiuar per guide. Cilat jane strukturat e institucionit qe do beje licensimin?
London mese i sakte, ky burri qe flet e na jep mend i ka kaluar 70 vjetet po ta kete provuar njehere guiden ky burri e kepus qafen! Keto idiote pleq duan te bejne para ne pleqeri, shko mer idiot/profesor guide mos i fut me hundet, ju jeni funderrina qe keni vegjetuar e kerkoni te beni para, ej ministria beni kujdes, hapet vende per 12 guida dhe i mbyllet para se ti hapnit, beni kujdes e mos i shkoni pas ketyre horrave qe ne 23 vite e ropen kete vend, me gjithe respektin per institucionet, por kjo menyre eshte abuzive dhe ju kompromenton seriozisht! Ose lereni kete plakun me ndonje guide profesioniste Shqiptare e ti dale boja, se keshtu e duan keto debilat profesore qe vetem pordhe e fjale kane ne kete moshe. Tung
Shume e sakte Elton. Dhe perseri te tjere do te lendohen sepse certifikatat do leshohen pa kritere, pastaj policia do te nise procedurat per dhenien e licensave etj. Ekzistojne kushedi sa aktivitete te tjera sportive ne Shqiperi te palicensuara dhe te parregullarizuara por te njohura vetem formalisht nga shteti me formulen Ky sport eshte nen juridiksionin e shtetit shqitpar.Ekzistojne shoqata dhe federata sportesh qe zhvillojne aktivitete duke rrezikuar njerezit ndersa shteti rri perhere ne heshtje.