Nxitja e punësimit/ Çdo biznes mund të aplikojë për përfitimin e fondeve

2 Prill 2014, 14:37Sociale TEMA

Çdo biznes apo person fizik ka të drejtë të aplikojë e të përfitojë me programet e fondit të nxitjes së punësimit. Kjo parashikohet në draftin ligjor të miratuar në mbledhjen e Qeverisë që synon nxitjen e punësimit. Ndërkohë drafti parashikon afatet për shpërndarjen e fondeve, ku me kërkesë të industrisë fasone koha shkurtohet me 10 ditë.
Zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, në një deklaratë për shtyp tha se ndryshimet sjellin inovacion me futjen e mjeteve elektronike të komunikimit dhe aplikimit për programet e nxitjes së punësimit, lehtësim proçedure për subjektet private si dhe proçesin e miratimit të projekteve. Sipas saj, këto ndryshime kanë për qëllim dhënien me prioritet të fondeve punësimin e kategorive dhe specifike në vështirësi.
Zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, theksiu gjithashtu se “ky projekt i veçantë është ndihmë për femrat, të papunët, të rinjtë pa profesion si dhe atyre që përfitojne pagesë papunësie, ndihmë ekonomike, të papunë afatgjatë, personat mbi 45 vjeç që nuk kanë arsim më të lartë se arsimi i mesëm, ose ekujvalent të tij, persona me aftësi të kufizuara, personat nga komuniteti rom dhe emigrantët e kthyer me probleme ekonomike”.
Për vitin 2014 ,“fushat kryesore për zbatimin e fondit të punësimit janë: hapësirat prodhuese, aktivitetet e lira për bujqësi dhe blegtori, hapësira e Turizmit, Teknologjjia e informacionit”

7 komente në “Nxitja e punësimit/ Çdo biznes mund të aplikojë për përfitimin e fondeve”

  1. noem says:

    Shume vleresime per masen e radhes qe nxit punesimin ne vend dhe zhvilimin e biznesit vendas. bravo

    1. miri says:

      Ecccccccc atyyy, fantastike

  2. Hasan Dosti says:

    bravo ministria e Veliajt, gjera konkrete per punesimin

    1. Tomorri says:

      Bravo per punen e palodhur qe po ben MMSR

      1. hajdari says:

        hap 1 bisnes vete ti o hajvan e pastaj thuaj bravo

  3. gjiro says:

    Mire, shume mire, po ka nje problem:Nese babai ose nena kane nje biznese, te regjistruar dhe kete duan t`ia kalojne djalit apo vajzes se tyre, nuk munden mbasi, kur kontaktojne ne QZRegjistrimit u thone: Nuk mund te perdoresh te njejtin nipt dhe as kasen. Duhet te kesh nipt te ri, te marresh kase te re, po te vjetren , te paguar, cduhet ta bejne anetaret e te njejtes familje,ta “kripin“?! Ja dhe kjo duhet pare, shume veta terhiqen kur ballafaqohen me nje pengese te tille…

  4. Ceco Culufi says:

    ka te drejten te aplikoje dhe te perfitoje…? Hajde pra te aplikojme te gjithe. Puna eshte se po u beme te gjithe biznesmene kush do punoje per ne, z. Bardhylka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje