Publikohen datat e provimit të Maturës Shtetërore 2014

2 Prill 2014, 13:57Sociale TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Në një konferencë për mediat, zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, deklaroi se është mbyllur proçesi i plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z bëri të ditur edhe daljen e guidës së maturës shtetërore.

”Janë marrë masa që orët e konsultimeve të jenë pjesë e maturës shtetërore. 90% e maturantëve kanë informacionet e nevojshme për Maturën Shtetërore. Kemi nxjerrë datat e provimeve mënyrën si do realizohen dhe kohën. Sot duam të lançojmë edhe guidën e maturantit”,  u shpreh Malaj.

Në guidë janë përfshirë, koeficentët, përrllogaritja e pikëve, por edhe mënyra se si duhet të përzgjidhet dega. Duke folur për guidën, Malaj tha se, nuk do të jetë vetëm për maturantët si individët, por edhe për prindërit e tyre për të parë dhe të dinë se çfarë pritshmërishë të kenë.

Datat e provimeve të maturës janë:

Gjuha e huaj – 19 maj 2014

Gjuha Shqipe – 30  maj 2014

Matematika – 9 qershor 2014

Provimet me zgjedhje – 18 qershor 2014

28 komente në “Publikohen datat e provimit të Maturës Shtetërore 2014”

  1. Dezdemona says:

    Ju faleminderit per informimin, por si pak kohe ndermjet njeri-tjetrit na keni lene !! :/

  2. migena says:

    shum pak kohe na keni lene por gjithsesi faleminderit qe na keni informuar

  3. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

    po a1z kur plotesohet?

  4. lori says:

    me 19 maj nk mbaron as programi i shkolles ne kemi provimet -.- skemi fare kohe, ca esht ky sistem qe do ti bej tgjith ngdryshimet per1heresh te brezi yn

  5. fidi says:

    provimet me zgjedhje nuk do te jene te ndar?ashtu siq ka premtuar Nora Malaj ne Shkoder!

  6. ermal says:

    po ta kishim mbaru shkollen 1 her tpakten na e moret frymen kshu kur do pergatitemi per provimet….

  7. lona says:

    shume pak kohe na keni lene per parapergaditje per provimet duke qene se programi mesimor akomma nuk ka mbaruar dhe kemi nje ngarkese shume te madhe.Po kur do ta mbyllim shkollen ne maturantat duke qene se siq permenda programi mesimor i pergjithshem nuk ka mbaruar? ju faleminderit …mir do ishte sikur te me kthenit pergjigje

  8. Besard says:

    Ju faleminderit per informimin por kemi shume pak kohe ne dispozicion sepse akoma skemi mbyll programin msimor .
    Vetem nese do te ishim shkencetar do te mund te arrinim rezultate te mira me kte koh kaq te shkurter ne dispozicion.

  9. ilda says:

    mire keto datat e provimeve por kena shume pak kohe.

  10. Arda says:

    Obobo mire kto datat por kur po mesojme na .

  11. serafina says:

    Faleminderit per datat

  12. esi says:

    ca te baj nese kam ndonje dasem obobo

  13. migerta says:

    faleminderit per informimin por kur do mesojme ne kur kemi shume pak kohe

  14. maria says:

    cjane keto data perfundimtare jane se skane dale te mashi

  15. maria says:

    ju lutem na jipni nje pergj ne lidhje me datat jane te sakta sepse nuk kane dale te faqja e mashit dhe eshte shume pak kohe per te lexuar sepse ne nuk mbarojme programin mesimor ju lutem me jepni nje pergj

  16. Megi says:

    flm por me sa jemi informuar na kan thene se me 16 zhvillohet provimi i anglishtes

  17. dafina says:

    Sa do te jete kohezgjatja e provimit…

  18. Erta says:

    Kemi shume pak kohe per prvimet. Datat ndermjet tyre jane shume afer. Shpresojme te mos jene keto datat perfundimtare..

  19. lena says:

    po ne kemi shum pak kohe per te mesuar sidomos ne anglishte te pakten ka fundi i marsit

  20. emiljano says:

    flm per informacionin por eshte shum shpejt ne nuk kemi fare kohe per te mesuar

  21. lena says:

    shum shpejt keto data ju
    akoma pa mbaru shkollen
    edhe ne tru kemi
    nuk jemi fillozofa

  22. marjeta zoto says:

    Jam nje prind qe interesohem pasi femija im eshte maturant
    Nuk me duket e drejte qe ate dite qe mbaron shkolla me 30 maj te kene dhe provimin e gjuhes duke mos folur per gjuhen e huaj qe nuk kane as adhe nje dite kohe

    Duke ju falenduar shpresoj se do te jepni nje zgjidhje tjeter

    Faleminderit

    1. eralda says:

      shume shpejt datat e provimeve sivjet.dhe shume pak diference ne kohe nuk do te dime cfare do mesojme me perpara por gjithsesi faleminderit besoj se do te dal mire sepse mesataren e kam 9 gjithsesi frika egziston nuk mund ta imagjinoj se sa e veshtire do jete ai provim . mesa kam pare vjet provimi nuk ka qene aq i veshtire . uroj edhe sivjet te jete keshtu.

  23. anisa says:

    prsh jam nje manturante jam interesuar se une me date 9 qeshor do te jem ne itali … po nese nk e ben kete provim cfare behet ?????????

  24. besi says:

    O NJEREZ NUK E KUPTONI QE E KANE BERE KASTILE KETE ZGJEDHJE SEPSE SHKOLLAT E LARTA JANE MBUSHUR PLOT ME NJEREZ..! DUHET GJETUR NJE MENYRE PER TE CUAR SA ME PAK NXENES NE SHKOLL TE LARTE…! KJO ESHT RILINDJA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje