Komuniteti rom përmes një letre drejtuar ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kërkon zgjidhjen e disa problemeve që konsiderohen emergjente si regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile, shkollimin apo kujdesin shëndetësor për ta.
Gjithashtu, ky komunitet i kërkon Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit mbështetje me psikologë këshillimorë e rikonstruksionin e shtëpive të amortizuara, si dhe propozuan që në tekstet shkollore të përfshihet edhe historia e komunitetit rom.
Letra u bë publike në aktivitetin “Fëmijët bisedojnë me politikanët” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Rome. Ky aktivitet, që u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare – YWCA, Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe me mbështetjen e UNICEF.
Në takim ishin ftuar edhe deputetë nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, nën/komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe nën/komisioni i të Miturve, barazisë gjinore dhe dhunës në familje, si edhe përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit e Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, etj.
Kryetari i Kuvendit ka bashkëbiseduar me fëmijët e komunitetit rom të pranishëm dhe u është përgjigjur pyetje të ndryshme që ata i drejtonin. Gjatë bashkëbisedimit me z. Meta fëmijët kanë ndarë shqetësimet mbi problematikat si edhe rastet e suksesit të integrimit të komunitetit rom në shoqëri.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit ka vizituar edhe një ekspozitë me foto dhe piktura të realizuar nga fëmijët e këtij komuniteti.
Ndërkaq, një grup me përfaqësues nga komuniteti rom kanë vizituar sallën e seancave plenare, ku janë shoqëruar nga punonjës të Kuvendit të Shqipërisë.
Ata kanë drejtuar pyetje dhe janë interesuar për mënyrën e funksionimit të seancave plenare, si duhet vepruar për të ndjekur punimet e parlamentit dhe punimet e komisioneve parlamentare, etj.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës, përmes Nënkryetares Nevila Xhindi, u shpreh në një aktivitet të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare Rome se Shqipëria është e angazhuar që të bëjë gjëra shumë të mira për punësimin, për shëndetësinë, për arsimimin tuaj, në mënyrë që të ruhet kultura që ju trashëgoni.
“Ne si Bashki kemi bërë një plan të tërë masash në arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim, si dhe në dy fusha prioritare kombëtare; përfshirja sociale dhe mundësitë e barabarta si dhe trashëgimia kulturore, dhe është një dokument që synon integrimin e minoritet romë dhe komunitetit egjiptian në jetën social-ekonomike të qytetit. Po ashtu ne duam që të ketë sa më shumë fëmijë romë në çerdhe, në kopshte dhe për këtë Bashkia e Tiranës ka menduar që t’i lehtësojë familjet tuaja duke paguar më pak, ose sipas rastit duke mos paguar fare, ka shumë rëndësi që ju të shkoni në shkollë. Komuniteti romë, për Bashkinë e Tiranës është një nga prioritet e saj dhe ajo është pranë jush jo vetëm në ditë festash por gjatë gjithë vitit”, tha Xhindi.
Na ndriten ne keta politikanet tane dhe u mbeten pa rregulluar gabelet dhe arixhinjte
A nuk qe po ky kryetar bashkie që u zgjodh duke dëbuar romët duke djegur kasollet te stacioni i trenit? A e harroi Luli si i nxorri me gra e me fëmijë në rrugë në mes të dimrit? Po kunati e harroi si u merrte karrocat me kanaçe?
Përfaqësuesja e bashkisë meriton të gjuhet me domate kur del e flet.