Ja emrat e deputetëve që presin t'ju legalizohen pronat

8 Prill 2014, 08:28Sociale TEMA

Plot 16 deputetë kanë aplikuar pranë ALUIZNI-t për legalizimin e pronave të tyre.

Ashtu si qytetarët e thjeshtë, edhe këta deputetë kanë depozituar dosjet e tyre dhe presin dokumentin që do t’i bëjë ata pronarë të tokave apo ndërtesave që janë bërë mbi këto toka.

Nga një investigim i bërë nga GSH, rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi pret legalizimin e një prone që disponon në Shkodër.

Deputeti tjetër socialist, Paulin Sterkaj është në pritje të përgjigjes për një pronë të tij në Tiranë.

Ndërsa kolegu i tyre, Dashamir Peza, pret legalizim për pronën e tij, pikërisht në Pezë të Tiranës.

Në pritje gjithashtu janë edhe deputetët: Xhemal Qefalia, për një pronë në komunën e Dajtit, Dashamir Kamberi i PS, për një pronë në Tiranë, në njësinë nr.7.

Deputeti aleat i socialistëve, Mark Frroku ka depozituar kërkesën e tij për legalizim për pronën në Shënkoll të Lezhës. Nga LSI, në radhën e pritjes për legalizime janë deputeti i Durrësit, Bujar Derveni për një pronë të tij në Krujë, deputeti tjetër Robert Bitri për një pronë që e ka në Tiranë, në njësinë nr.8.

Tashmë i rreshtuar si deputet i LSI-së është edhe Gjovalin Kadeli, i cili ka dosjen e tij në pritje për legalizim për pronën e tij në Lezhë.

Ndërsa nga deputetët e PD-së janë në këtë listë deputetët Halim Kosova, për një pronë të tij në Tiranë, pikërisht në njësinë nr.5. Bëhet fjalë për ndërtesa të para viteve 1993.

Ish- ministri i Brendshëm, deputeti i PD-së, Flamur Noka është gjithashtu në këtë listë pritjeje për legalizim të pronës në Kamëz të Tiranës.

Edmond Spaho është deputeti tjetër i PD-së, që ka depozituar dosjen e tij në strukturat e ALUIZNI-t, për pronën e tij në Tiranë, në njësinë nr.9.

Deputeti i PD-së në qarkun e Kukësit, Besnik Dusha pret legalizimin e pronës së tij në Tiranë, në njësinë nr.2.

Një tjetër deputet, ai i LZHK-së, Dashamir Shehi është gjithashtu në pritje të marrjes së dokumentit të pronësisë për pronat e tij, në Tiranë.

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, rezulton të ketë depozituar 4 kërkesa për legalizime pronash në Vlorë.

Ndërkohë edhe deputeti republikan, Ylli Shehu ka depozituar kërkesën për pronën në qytetin e Durrësit.

19 komente në “Ja emrat e deputetëve që presin t’ju legalizohen pronat”

    1. Prec Ulaj says:

      Noka paska ndertuar ne pronat qe i ka lene babai ne Kamez.
      Me duket se aty po nderton vilat e Bllokut PD.
      Mes plehrave.

    2. Memo Kovaci says:

      Jane deluuuuutet profesionist. Deputeti cam me kater prona ne vlore

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, llogjikisht pronat e tij duhet t’i ketë në Çamëri të Greqisë (të paktën nga sa dëgjoj nga të thënat dhe përpjekjet e tij). Nga i gjeti pronat në Vlorë…??? Do të desha sqarim, kur i ka fituar dhe si i ka fituar…

  2. Erion says:

    vetem nga ky lajm del se cfare kemi cuar ne parlament dhe cfare mbajme ne krye te politikes! te ndertosh pa leje dmth nuk do t’ia dish per ligjet e shtetit. dhe keta jane ata qe “i bejne” ligjet e shtetit.
    o shqipe ca i bejme vetes??!!!

  3. Kritiku says:

    Kur keta qe e quajne veten politikane(nuk kane vertete dy klase shkolle) kane shkelur ligjet duke ndertuar pa leje dhe tani bejne kerkese qe te legalizohet nje veprim antiligjor, çfare do tiu kerkojme njerezve te thjeshte? Kur keta deputete me kartonat e tyre vendosin ligje, duhet ne rradhe te pare te jene vete shembull i respektimit te shtetit ligjor. Kemi te bejme me nje hipokrizi te madhe tipike shqiptare. Shkeljet e ligjit nga vetja nuk shikohen por kur i bejne te tjeret u vene nje lupe te madhe.
    Une jam i mendimit qe asnjerit te mos i legalizohet ndertimi pa leje! Eshte njesoj sikur te falen te gjithe shkelesit e ligjit qe ndodhen akoma neper burgje. Kemi te bejme me vendosje te shtetit ligjor kur ne nje kohe legalizohet antiligji?
    Nuk ka moral kur atij qe ka shkelur ligjin i falet denimi dhe atij qe kerkon qe te shkele ligjin ne te ardhme te denohet. Krimi i bere nuk duhet qe te shperblehet! Ndertimet pa leje duhet te shemben te gjitha pa dallim se kush i ka bere ato, deputet apo qytetar i thjeshte. Deputetet nuk jane njerez te veçante nga te tjeret. Nese dikush pretendon qe ka bere nje ndertim ne token e tij, perse nuk beri me perpara kerkesen per leje ndertimi? Zyrat e shtetit aty ishin dhe nuk u krijuan tani. Duhet te kishin ndjekur anen zyrtare per leje dhe jo nderto ne fillim dhe pastaj legalizo. Rrumpalla shqiptare ka hyre thelle ne mentalitetin e njerezve dhe eshte bere pjese e jetes se perditshme. Prandaj shumica nuk e kupton kur i kerkon qe te zbatoje ligjin ashtu sic eshte!

  4. Gjergj Simaku says:

    Po qe se mileti i versulet bankave a do kete legalizim per parate e grabitura dhe rilingja t’i regjistroje bankat e grabitura ne listen e pritjes per kompensim?

  5. qytetar says:

    Deputet me tok te xanun (zaptuar) vetem ne kete vend gjinden.

  6. arben says:

    PS po ben te njejtin gabim qe beri PD me pronat duke rendur per te dhene tapi por pa argumente ne shume raste. Ketu po marrin tapi shume te ardhur nga periferite e largeta, por qe kane pronat edhe andej nga kane ardhur! E pafalshme eshte kjo procedure me pronat shteterore ne mes te Tiranes, si psh tregu i fruta-perimeve tek rruga Metush LULI, prane pallatit 021, afer shkolles Ramazan jarani, e cila eshte toke shteterore, por qe eshte zene nga nje ndertim i paligjshem per perfitime te nje matrapazi dhe qe ka zene rrugen e hyrjes per ne pallat, ne kundershtim me ligjin e urbanistikes, i cili nuk lejon ndertime qe zene rrugen e hyrjes dhe vendqendrimin e pallatit. Pasi shfrytezoi antaresimin ne PD ky i ashtuquajturi pronar po shfrytezon tani strukturat e PS thjesht per te fituar pavaresisht se ky treg 2-3 m larg pallatit po ja nxin jeten banoreve, nje pjese e te cileve nuk guxojne te flasin. Ky treg duhet prishur menjehere, privatizimi nuk duhet bere sic po punohet per ta perfunduar sa me pare dhe toka e zene t’i kthehet komunititetit. pamja qe te ofron ky vend eshte nje turp per nje vend evropian perpara te cilit nuk duhet te mbyllen syte nga minibashkia nr.4 dhe Bashkia e Tiranes.

  7. Neorealizmi says:

    Duhet presioni popullor qe ligji i ri per zgjedhjet deputeti te zgjidhet vete dhe jo nga sigla e partise. Ne kete menyre populli mund te seleksionoje nje pjese te ketyre.

  8. Tomorri says:

    Kurre nuk do pranoja ne rol te politikanit ,te deputetit,te k/ministrit dhe te gjithe istancave te tjera qe te diskutoja dhe jo te pranoja legalizime pa leje.
    Pse?Kjo thike qe ngulet sote ne trungun shqipetar kurre nuk ka per tu shkulur por çdo brez do ta ndjeje thelle e me thelle.
    Prandaj legalizime ku nuk vertetohet me kadastra te para 45 nuk mund te kete ne se duame te bejme shqiperi dhe shtet.
    Eshte e vertete qe deputetet tane jane ligjvensa por ne kete rast jane te paret qe nuk duane me ndergjegje te zbatojne ligjet.Ne vitin 1959 kam ardhur ne Tirane dhe sote e kesaj dite kurre nuk pretendoj se ne Tirane kam taka dhe ato duhet te me kthehen,kurre dhe kurre.Po na del deputeti nga Kukesi,Lezha,Durresi,Cameria,Korça,shkodra e ku ta di une dhe duane te bejne legalizime te tokave ne Tirane,çjane more keto skandale po ku i çon mushka more keta idjot kur thone tani u be deti kos dhe hajde te marrim nga nje luge te gjithe,JO mor JO se vjen nje dite dhe haka do shkoje tek i zoti dhe kush mendon dryshje gabohet rende dhe duhet ti referohet historise se kombeve si kane ecur dhe si ecin.Te dallojme shitjet reale pronar i ligjshem klient ketu po jemi brenda ligjeve te shtetit dhe nderkombtare.

  9. maverik says:

    Kesaj i thone te legalizosh te paligjshmen, te denueshmen, ku ndertimi pa leje perben veper penale. Pra keta zoterinj qe kane konsumuar veper penale te legalizohen, kurse nje qe ben ndertim pa leje ne te tashmen denohet. pra ju qe e keni konsumuar te perfitoni. perfaqesuesit ligjvenes te cilet duhet te jene te paret per te dhene shembullin per respektimin e ligjit, jane te paret ata qe e shkelin. Krahas tyre ka dhe prokurore apo gjyqtare qe jane ne pritje te legalizimit, pra njerez qe u eshte besuar drrejtesia per te zbatuar ligjin, jane ata qe e shkelin ate.

  10. mire keta te majtet se ishin nga 8vjet ne opozite
    por edhe keta te pd-se sika mundesiqe nuk ja dha sala??????
    apo i mbajti peng edhe keta qe ti pedore si pecente,psh,si flamur derdimensali noka…………

  11. hasan dami says:

    Lexoni “Hena e Shqiperise” te Ben Blushit qe t’i kuptoni me mire gjerat…

  12. TAIPI says:

    Hahahaha si mund te mungonte dashi i Havase,se na bere merak se e kishit lene nga fundi,çami kerkon legalizimin e 4 pronave ne Vlore.
    Shqipni e mjera shqipni…

  13. Berti says:

    Gazeta Tema! Publikoni emrat e familjeve qe i nxorren nga shtepite dhe jane ne mes te kater rrugeve mbase K/Ministri kujtohet te bej diçka edhe per ta mbasi te legjitimoje hajdutet. Maskarenj qe, edhe karriget e parliamentit i keni privatizuar duke u tallur me ne. Uroj,ndonje njeri mirenjohes te vi aty ne Parlament e t’iu shperbleje per gjithe keto te mira me ndonje lllokum …..

  14. Titi says:

    Kur deputeti shkel ligjin pra nderton pa leje Ata nuk kane te drejte morale te qendrojne ne ate parlament por te gjithe duhet te largohen dhe te zevendesohen me te tjere Ndryshe Shqiperia nuk behet

  15. GJINOJA says:

    Dhe kërkojmë të hymë në Evropë. Evropa nuk pranon hajdutë.

  16. mitro says:

    Hajde ligjvenes hajde!TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje