Vdekja e Karelit/ Vasili: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt (VIDEO)

11 Prill 2014, 10:32Sociale TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon përfundim sa të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili theksoi se rëndësia që i kanë dhënë mediat e vendit fqinj kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmat që janë shfaqur këto kohë.

“Ne do të nënvizonim që në etapën që ndodhet situata, por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur, do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare, sepse në këtë mënyrë do të kishim një qasje e cila çonte në vend të gjithë drejtësinë dhe i shërbente atij qëndrimi pozitiv të verifikuar deri më tani, që ka bërë të dekurajohen të gjitha llojet e ekstremizmave kudo që ato shfaqen, shpeshherë fiktive dhe të pavend. Ndaj duke qenë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonim një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar”,  tha Vasili.

Ai ka vlerësuar edhe qëndrimin e mbajtur nga mediat dhe autoritet greke në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10-vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua ajo, kemi konstatuar që roli i mediave greke në këtë cështje ka qënë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen e kësisoj me evidentimin e të vërtetave të saj. Por vlerësoj edhe qëndrimin tepër të kujdesshëm, por edhe të shpejtë e të dy akseve qeveritare.  Sepse siç e dimë Qeveria greke ka hapur një cështje dhe ka bërë ndalimet e duhura dhe po e ndjek atë me prepares.Po kështu vlerësojmë edhe qëndrimin e ambasadorit grek dhe në të njëjtën gjatësi vale ka qënë edhe reagimi i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe Prokurorisë shqiptare, e cila ka nisur hetimet dhe konstatohet që vëmendja, përqëndrimi dhe intesiteti i vlerësimit të çështjes ka qënë pozitiv” , tha Vasili.

3 komente në “Vdekja e Karelit/ Vasili: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt (VIDEO)”

  1. kush e pjerdh kte idiot partiak per hetimet ,komplet idiot??

  2. futja kot says:

    greket kan nxjer nje gjysem justifikimi ;
    Gjoja ka vuajtur nga zemra, Ne nje kohe qe Shqiptari ishte i forte,dhe duket qe eshte djegur ne gjoks, kjo do te thote perpjekje per manipulim te fakteve.
    kjo duhnet te kundershtohet me force.

  3. Uo vasili ,oooooooo te shkerdhete shqiperia cju permban juve te LSI-se ne radhe te pare qe jeni nji nder kontribusit me te medhenj te shkaterrimit
    te Shqiperise dhe pastaj gjithe poltikaneve shqipptare .
    Ju doni ekzekutuar si qene rruges me cdo grek qe ndodhet ne shqiperi .
    Hipokrizia juaj or kurvat e njerezimit nuk i ha ky popull ,por ishalla ju turret e ju rrremben cfar keni ne shtepite tuaja edhe jeten tua marrin sepse ju jeni ata shkaktaret ,fajtoret direkt per se greku vret shqiptaret si te ishin nji qenie jo njerezore ne kte bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje