“Reforma në pensione është me rëndësi për vendin. Ka disa probleme që karakterizojnë skemën aktuale të pensioneve. Deficiti shumë i lartë që e rrezikon skemën dhe numri shumë i ulët i kontribuuesve. Kjo mund të sjellë krizë ekonomike dhe krizë sociale. Skema e re për të cilën po punojmë është moderne, dhe do të garantojë pensione më të lartë në përputhje me nivelet e kontributit. Kemi angazhimin për të realizuar këtë reformë. Do të heqim çdo lloj kufizimi të pensionit maksimal, duke rritur masën e pensionit sipas kontributeve, kush do kontribuojë më shumë do marrë më shumë”.
Kështu u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj në mbledhjen e grupin ndërministror të punës për të diskutuar reformën e pensioneve. Veliaj tha se pas diskutimit, dokumenti i politikave për pensionet ku do të prezantohen dy opsione, që do t’i paraqiten Këshillit të Ministrave, për t’u diskutuar me pas në komisione parlamentare.
Ministri Veliaj ka shpjeguar edhe mënyrën e funksionimit të pensionit social, për ata persona që nuk kanë mundur të përfshihen në skemën e kontributeve sociale.
“Për ata që nuk kanë pasur mundësi të kontribuojnë fare do të diskutojmë për një pension social. Ky pension social nuk mund të zëvendësojë pensionin që rrjedh nga masa kontributeve, sa i përket masës apo moshës së daljes në pension. Pra nuk është i njëjtë me pensionin normal. Por synon që një person në moshën 70-vjeçare që e gjen veten jashtë skemës së pensionit, të mund të përfitojë nga skemat sociale. Por ky person duhet të vërtetojë mungesën e të ardhurave. Pra është i ngjashëm me skemën e ndihmës ekonomike që ne kemi sot”, theksoi Veliaj.
Lidhur me rritjen e moshës së daljes në pension, e cila është edhe pjesa më e diskutuar e reformës, ministri Veliaj tha se kjo nuk do të përfshijë ata që janë në prag pensioni.
“Diskutimet për rritjen e moshës së pensionit nuk do të përfshijnë ata që janë në prag të daljes në pension. Me liberalizimin e universiteteve dhe ndjekjen e studimeve është rritur edhe mosha e hyrjes në punë të një qytetari. Për këtë reformë do të diskutohet edhe me grupet e interesit. Kjo skemë do të prekë më shumë të rinjtë, në mënyrë që të kenë interes për rritjen e masës së përfitimit të pensionit, kur të dalin në pension”, u shpreh ministri Veliaj.
nje reforme fantastike kjo e qeverise e ndermarr nga ministri veliaj per ti dhene nej frymarrje dhe koncept tjeter sistemit te pensioneve ne shqiperi…bravo
po ska kuptim qe te vazhdohet me skemen e vjeter e cila e ka lene shuuuume prapa kete vend.
Pensionet nuk duhet te jene sipas parimit kush kontribuon me shume merr me shume —
Shteti ne pensione ju jep mbi bazen e viteve te punes jo mbi bazen e parave qe derdh
Se dikush mund te kete nje pune te thjeshte , por ai i shkreti ka punuar gjithmone dhe gjithmone i ka dhene detyrimet shtetit , ndaj ai meriton nje pension dinjitoz
Ndersa ata qe jane te pasur duhet te kontribuojne me shume , dhe ne pensione nuk marin shume –ate pjese te tyre e marin pensionistet e varfer
Keshtu vepron nje shtet social , jo sic thote ky beratsi
O i nderuar Zami, na e shpjego pak dhe neve or vella kete reformen se nuk morem vesh fare, mire qe na e nxorre ti perfundimin qe eshte fantastike po ne e tjeret nuk kemi pare ndonje detaj, po behet viti avash avash…
Erioni shume djale i mire duket po nuk po na thote gje, kjo dihej edhe para se ai te vinte ne pushtet…
tani ky sistem esht ebere shume eficent dhe rrit kontribuesit duke u bere atyre nje skemi shume terheqese qe kush kontribon me shum sot merr nje pension me te madh neser
ky sistem qe po prezanton ministrin veliaj eshte avangard dhe teper eficent dhe po e con shqiperine dhe kete sistem shuem produktiv duke e barazuar ate me te vendeve te zhvilluar sepse shqiperia po shkonte drejt gremines fiskale me kete sistem te vjeter e jo eficent
Bravo z.Veliaj. Jeni te jashtezakonshem ne menyren sesi po e menaxhoni ate ministri.
erion velija bashke me 99 smund ta perfaqesojne kurre ps dhe socialistet e thjeshte ! kesaj i thone punuan trimat e po hane b….at
“Do te heqim cdo lloj te kufizimit te pensionit maksimal”. Di me siguri, se ne Itali, Gjermani dhe Zvicer ka nje tavan per pensionin maksimal.Te Habit sidomis fakti se qeveria aktuale eshte nje qeveri e nje koalicjoni te majte dhe jo te djathte.
A i shef kjo qeveri ” e majte ” sistemet e pensioneve ne vendet e europes APO jo, APO i dine te gjithe ma mire vete si injorante qe jane.
Kudo ne bote dihet, se e majta eshte shume me socjale se e djathta.Sa per kurjozitet edhe vete ne Gjermani koalicjoni i madh i sotem ka vendosur qe te uli moshen e pensionit, e cila u ngrit sipas kerkeses se horrit Müntefering, ish ministrit socjalist ne qeverine e Schröderit.
Po te njejtat probleme ka edhe Italia tani, e cila para dy vitesh futi ne fuqi ligjin e “profesoreshes se djathte” Fornero, ligj i cili kritikohet tmeresisht nga te gjitha grupet politike te djathta dhe te majta ne Itali.
Po shyqyr qe po flet njeri, se me duket vetja si ufo, ketu te gjithe po lavderojne, po kam pershtypjen se nuk merr vesh njeri nga keta qe lavderojne
Tani fole drejt Plaku, bëre një kthesë 180 gradë nga komenti për Lazaratin…! Bravo!
Mira,
Filosofi grek Aristoteli ka thene : ” Une di, qe nuk di asgje.”
Une nuk pretendoj kurre, qe ta kem te verteten ne xhep. Une shkruaj gjithmone ate qe mendoj dhe nuk pretendoj se kam gjithmone te drejte.
Pershendetje
Zhgrapsjen e paramenduar te xhepave te qytetareve nga skemat piramidale te 97-es shqiptaret i kane te fresketa ne mendjet e tyre. Ne ate kohe krize u bene pak a shume premtime te ngjashme sipas motos: “Kush derdh sot me shume do te kete neser dyfishin”
Aq me perfituar me shume kur te me premtimet per interesa perfitimi skeme piramidale
Duhet bere shume kujdes me termin “REFORME”, se ai nuk nenkupton automatikisht permiresim te dukshem te nje sistemi ekzistues. Ka pasur mjaft raste kur te ashtuquajturat reforma kane perfunduar ne farsa te verteta.
Kur “perfaqesuesit e popullit” e shohin se arka e shtetit eshte ne pike te hallit dhe ka nevoje te shendoshet pak, ata fillojne dhe vrasin mendjen se ku mund te ndryshojne dicka, per te thithur sa me shume te ardhura. Eshte bere e modes qe per keto ndryshime te dilet me pretendimin e nevojshmerise se reformave, ndryshime keto qe me se shumti bien mbi kurrizin e taksapaguesve ose qytetareve qe e hane kollaj sapunin per djathe
Keshtu pra, kush do te lepije sot buzet nga kjo joshje, ne qafe paste veten, nese kur t’i vije mosha e pensionit (variabel) t’u lepije ripjellsave gishtin e mesit…
Projekti qe ju propozoni eshte I shkelqter Zt.Veliaj. Mesazhi qe ju I percillni sot te gjithe brezave ne Shqiperine tone te shumevuajtur tregone se SHQIPERIA PO PERPARONE dhe Jo me fjale por me VEPRA. PERGEZIME!
Me falni per injorance por nqs :
une qe paguaj nje shume x lekesh sot dhe marr nje pension y neser,
me draftin e ri une lejohem te paguaj x+z sot (dmth sa te dua apo mundem) dhe marr y+z neser (dmth me shume, meqe kam paguar shume kur punoja) ku eshte shpetimi i skemes te pensioneve sepse i bie qe une marr pas leket e mia qe do paguaj me shume sot apo jo?
Mos eshte ndonje skeme qe paguaj me shume sot se na duhen leke se deri sa te dalesh ne pension nuk i dihet sa qeveri dhe sa skema pensionesh nderrohen.
Po nuk ishin ripjellsit qe deklaruan se e gjeten arken e shtetit te lene batall?
Po pse, mos kujton ti se eshte kollaj te shlyen borxhet e marra nga bota?
Nuk zgjati shume dhe e nxorren menjehere koken hijenat kermengrenese. Tani do mundohen te bejne gjithcka per t’a mbushur thesin. Dhe kjo mundesohet vetem me “REFORMA”, rritje taksash, cmimesh, gjobash, etj., cfare do te thote se standarti i jeteses do te shkoje drejt nje perkeqesimi te vazhdueshem.
Kjo skeme duhet te jete bindese,pra nje person qe kontribuar mbi 35 vite,duhet te diferencohet te page nga ai qe ka kontribuar 35 vjet.Nje qytetar ka paguar deri ne 10 vite me shume sigurim,duhet te paguhet me pension me te mire se ai qe ka paguar 35 vite sigurim.
Kesaj i themi pordhe me rigon. Sa here qe qeverite nuk dine te administrojne dhe kane korrupsion ndodh qe te kemi kursime dhe shtrengim rripi. E para kush punon duhet te jete i siguruar, por ketu nje shumice e madhe punon ne te zeze te pa siguruar. Ne privat edhe ne qoftese ke rrogen e larte, ai ta paguan siguracionin per page minimale. Perfitimet jane vetem kur je ne pune shteti, e perseris shteti.
Gjithashtu duke rritur moshen e pensionit ndermjet 65 – 70 per meshkujt dhe 60 – 65 per femrat ka nje mori rast ose nuk e gezon fare se vdes shpejt ose e gezon shume pak. Pra i siguruari del rru e qeth dhe paret qe ka derdhur i kalojne ose shtetit ose kompanise private ku eshte i siguruar. Keshillat qe me u siguruar 2(dy) here, nje here ne shtet dhe njehere ne privat eshte kot. Sepse, nga ato qe e kane provuar dhe paskan kaq shume pare, atehere kete pjese te te hollave derdhe cdo muaj ne banke duke i futur ne nje banke edhe me interes nen emrin tend me te drejte hapje llogarie kur te mbushes moshen e pensionit dhe kur do qe te vdesesh ti kalojne familjes ose trashigimtareve te tu.
Pra keshillat e tjera jane me mbrapa skene qe paret tuaja ti hane ata qe nuk e meritojne.
Edhe ai qe mbush moshen e daljes ne pension dhe s’ka asnje vit pune te siguruar duhet te marrin nje pension jetim per nje jete te siguruar per ushqim, veshmbathje, uje, drita. Sepse kjo tregon se i punesuari ka qene ne te zeze, punedhenesin e tij nuk e ka siguruar pra shteti dhe qeveria nuk ka qene ne gjendje me e kap dhe me denuar sipas nje ligji te opercaktuar sakte dhe sakte.
Shembuj jane ne vendet vendet e zhvilluara me kapitalizem social demokrat dhe jo me kapitalizem te eger, primitiv dhe arrogant sic eshte ne Shqiperi qe kete lloj kapitalizmi na e serviri si teori GRAMOZ PASHKO dhe e zbatuan ne praktike SALI BERISHA dhe FATOS NANO. Kete lloj kapitalizmi po zbatojne te gjithe qeverite e ardhura me rradhe ne Shqiperi. Gjithashtu kete lloj kapitalizmi arrogant kane shtete te tilla si Nepal, Bangladesh dhe vendet Afrikane.
Idiotia e radhes..ne boten moderne,existon nje pension minimale per te gjithe,cfaredo te jeté kontributi i tyre.edhe ky pension minimal per te gjithe paguhet me te ardhurat nga rrogat:disa Kane pak edhe kontribuojne pak po bile neser Marrin minimumin,e kete sepse disa te tjetra kontribuojne ma shume per te gjithe,po Marrin ma pak. Ato qe duan nje pension ma te nalte kontribuojne vete ne nje fond pensional shtes. 3 ème pilier ne svicer apo retraite complémentaire ne France…
Po jo kjo idioti e radhes…
E kush nuk gjen pune ,le te vdese !?
Rrnofte kapitalizmi ne kulm alla albanistani,se per kete votuan te ‘majtet’shqiptare!
Se per solidaritet nuk Kane degjuar kur,ministrat e albanistanit!
Me fal … po me mua cfar do te besh 42 vjet pune dhe sig. shoq.i kam paguar per cdo muaj , ndersa pensionin e marr 14 000 leke ne muaj, a do te jetojme !!?
Gallate shqiptare! Ne krye te ministrise se punes shoku 99gay qe nuk i ka thene kush kurre puna mbare ne jete! Go rilindja!
Cili eshte pragu i pensionit? Kjo duhet te qartesohet: cila eshte mosha e te punesuarve te sotem qe perfshihen nga kjo reforme pensionesh.
Kjo gjendje shume e rende ka ardhe per arsye se eshte shkaterruar skema e pensioneve, qe eshte pergjegjesi e te gjitha qeverive keto 24 vjet.
Skema e pensioneve ideale duhej te funksiononte baze nje piramide gjeometrike, qe nenkupton baza e piramides 7 kontribues(jane ata qe paguajne siguracione) dhe maja perfiton 1 pensionist; pra raporti 7 me 1. Pra kjo skeme do siguronte qe te gjithe pensionistet do te perfitonin pensionin vetem nga kontribusit.
Kush eshte situata sot qe kjo skeme nuk funsionon nga papergjegjshmeria e te gjitha qeverevive ?
Raporti sot eshte 1,3 kontribues(qe duhet te ishin 7) dhe perfitues 1 pensionist. Po lind pytja kush i mbulon 5,7 kontribues te tjere ? Kete shume e cila eshte miliona dollare ne vit e mbulon shteti me paret e buxhetit qe mblidhen nga taksapagusit shqiptar.
Pse eshte ky raport i keq ?
1.papunsia
2.emigracioni kryesisht mosha e re per pune
3.nje pjese e mire te atyre qe punojne jane ne te zeze.
kjo situate duhet te ndryshoje medoemos