"Votim" për drejtuesit e arsimit

12 Prill 2014, 15:19Sociale TEMA

Edhe pse janë përzgjedhur me konkurs, të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore në vend janë vendosur në provë nga Ministria e Arsimit.

Në 63 qendra të vendit janë ngritur komisione ku mësuesit përmes një anketimi kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e deritanishme të drejtorive arsimore.

“Edhe pse janë të dalë pas një procesi konkursi, fjala ime ka qenë që unë do të jenë në një periudhë prove dhe unë do të ftoj sërish mësuesit për t’u bërë pjesë e vlerësimit të punës së tyre”, tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ministrja, gjatë vizitës së saj pranë shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku kryhej votimi tha se pas këtij anketimi do të dilet në përfundime të caktuara.

“Këta mësues po japin mendimin e tyre përmes votës së fshehtë për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes dhe organizimit të mëpastajshëm të gjithë punës së përbashkët”, tha Nikolla.

Sipas saj, anketime të tilla do të kryhen herë pas here, si një mënyrë për të rritur perfomancën e mësuesve në shkolla. (TCH)

31 komente në ““Votim” për drejtuesit e arsimit”

  1. edina says:

    beso dhe kontrollo!!!! me ne fund po krijohet precedenti i konkurseve, po krijohet kontrolli ne baze te rezultateve. shpresoj per me mire ?

    1. rilindasi says:

      Edhe ju i merrni te mireqena keto pallavra.
      Dihet fare mire si u bene ato konkurse sikurse fitoi ajo protagonistja e reklames se fushates e kush jeton ne shqiperi e di fare mire se si jane zgjedhur drejtoret e qyteteve te ndryshme te vendit

  2. Msusi says:

    Cdo 6 muaj nga nje “kafe” per byron politike.

  3. sabriu says:

    Megjithe konsideraten per zonjen ministre kjo puna e sotme ishte nje kotesi.

    Si mund tevotojne mesuesit per performancene drejtuesve te DAR kur nuk i lidh puna? Po nese votohej per drejtoret e shkollave te sapo e meruar, ndryshonte puna. Me keq do te ngaterohen punet e shkollave sepse eshte motra LSI ne mes qe trazon urat e zjarrit.

  4. andi says:

    votim fallco..votim per sy e faqe..ku shikohet performanca e drejtorise arsimore moj ti zonje ne kete forme?..po ti je akoma ne humnere..personalisht mendoj qe kjo ishte nje fasade dhe vetem kaq..ne asnje vend..drejtoret e dr arsimore skane bere asgje..shkollat jane peribret e faqe e zeze..njesoj si i kane lene ata hajdutet e meparshem..pjesa me e madhe e shkollave skane tualete..turp..shkolla me 800 e 1000 nxenes..mesuesit skane salle personeli..e tualetet per faqe te zeze..e plot e plot te tjera..performanca smatet me faktin ne ca ore e hap zyren..e ca ore e mbyll..duhet qe ministria e arsimit ti vere kushte dr arsimore ne rrethe qe te dalin e te punojne realisht me shkollat e jo te dalin per shopping sa te hapen zyrat

  5. Ciu ciu says:

    Ti i more nga 5000 euro per vend pune moj Lindita dhe tani i ve ne prove?? Sigurisht qe edhe ket prove do ta fitojtojne ashtu si te paren,por mjere kalamajte tane thuaj…..

  6. sit back and relaks says:

    Nuk do ishte me mire qe keta drejtoret e arsimit te ishin zgjedhur qe ne fillim me votim nga mesuesit. Tani qe jane neper poste drejtoresh cfare prisni qe te thone mesuesit per ate qe i ka mbajtur ne pune? Apo u pa qe u dhje muhabeti me ato konkurset VL dhe tani po duan ti fusin nje stuko me ket votimin pa lidhje. Nuk e tha kot kadri roshi, kujdes nga rrethimi i vogel se atij te madhit dime tia bejme dermanin.

  7. mira says:

    Bravo ministre, te pata paragjukuar por tani po te them je ne rregull. Me keto te dhena qe do te dalin bej analize e dil edhe me konkluzione. Po te jete nevoja hiqe edhe ndonje se nuk behet kjameti.

  8. Votim i kompromentuar për punën e deritansihme të Drejtorisë Arsimore Korçë

    -Eksponentë të rëndësishëm të DRA Korçë, rrotull kutive të votimit-

    Korçë, 14 prill 2014- Ditën e sotme në qytetin e Korçës, me gjasë edhe në gjithë Shqipërinë, u zhvillua një votim i përgjithshëm i mësuesve lidhur me punën e Drejtorisë Arsimore të qarkut Korçë. Në një fletë mësuesi duhet të jepte mendim rreth punës së deri tanishme të kësaj drejtorie, me alternativat:
    dobët
    mjaftueshëm
    mirë
    shumë mirë
    Është një nismë pozitive për të pyetur mësuesit lidhur me drejtuesit e tyre, por mënyra e votimit të bën të dyshosh se, rezultati ishte i paracaktuar.
    Së pari, mësuesit duhej të ishin lajmëruar ditë më parë për objektin e votimit dhe mënyrën se si do të votohej, pjesa më e madhe u njohën me këtë proces vetëm kur shkuan tek tavolina e komisionit,që kryesohej nga një drejtor shkolle.
    Së dyti, votimi u bë larg syve të mediave.
    Së treti, në ambientet e votimit nuk kishte dhomë të fshehtë
    Së katërti, gjatë votimit ishin të pranishëm në sallë dhe fare afër kutive, eksponentë të rëndësshëm të Drejtorisë Arsimore (të cilëve për arsye etike nuk dua t’ua përmend emrin). Nuk mund të them se ata ushtruan presion ndaj mësuesve, por vetë prania e tyre e kompromenton procesin.
    Votimi, tëe paktën, në ambientet e shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji” ku votonin mësuesit e shkollave të fshatit(edhe ndarja fshat – qytet ishte një paregusllsi dhe diskriminim i qartë) rreth e rrotull kutive të votimit kishte me dhjetëra , bile edhe me qindra njerëz.
    Kjo procedurë mendoj se është krejtësisht e parregullt dhe shkel e shko dhe rezultati i saj mendoj se nuk do të nxjerë mendimin real të mësuesve.
    Fotot që shoqërojnë tekstin janë marrë drejt për drejt nga procesi i votimit.
    Erget Cenolli

    1. Korcari says:

      Drejtorine Arsimore te Korces e ka mberthyer mire LSI. Edhe votimi me organizim “made in” LSI do te jete bere.

  9. Gerd Muller says:

    ministre arsimi kjo ,po me duket si mesuese ne fshatrat pukes ne vitet 70

    1. azom says:

      Sa per pamjen Gerd Muller, per hir te se vertetes, eshte si miss.
      Kurse sa per votimin per drejtuesit e DAR, bravo qe teston performancen e tyre nepermjet votimit te fshehte.

  10. lushnjari says:

    Sa votim fallco! Ne Lushnje drejtoresha eshte ekonomiste dhe nuk e ka idene e arsimit por idene e lekut dhe te LSI-se. Nuk u zgjodh me konkurs dhe jane mashtrime te gjitha se u zgjodh me konkurs. Ka vendosur drejtore shkollash me korespondence e part-time kur ka mesues me master dhe shume te pregatitur qe komuniteti i do. Arsimi po shkon drejt privatizimit sipas partive.

  11. dritan bardhi says:

    Po kaq e veshtire eshte qe te gjindet njeriu i duhur te drejroje punen,po juve a keni pune tjeter apo vetem te vendosni drejtues,nuk ma merr mendje se ky eshte prioriteti juaj, kjo gje nuk mund te vazhdoje pa fundesi,kur po bene nje vit ne qeverisje e vetem me heqjq venje njerezish keni mbetur duke u marre.nuk e kuptoj se cfare prisni nga drejtoret juve kur te gjitha udhzimet i merrin nga nga ju, librat i marrin nga ju,te gjitha financimet i marrin nga ju cfare tjeter do te shpikin ata,cfare performancet kerkohet nga ta,,cilat do te jene rrezultatet e nje drejtori etj.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Sot kam asistuar ne nje nga keto votime!
    Asnje mesues nuk e dinte,se do votonte per drejtuesit e arsimit, nga drejtoret e shkollave u lexua “letra” ku Ministria Nikolla,i “ftonte” mesuesit te votonin.
    Votimi nuk u zvillua i fshehte !

    Z.Ministre,mesuesit sot jane te paisur me Master,jane te kualifikuar,nxenesit aplikojne nepermjet internetit live,per shkollat e larta.
    Anulloj keto votime dhe beji nepermjet votimit elektronik,do marresh rezultate bindese.
    Ne te njejten kohe do japesh shembullin se si duhet te votohet ne Shqiperi.
    Sot votoet me nje cellular,mos i mblidh mesuesit si kopet e deleve !

  13. mali says:

    Me vjen keq qe zonja ministre ka rene ne gracken e nje “populizmi” injorant!!!!!! C’jana keto metoda komuniste si ne kohen e Enver Hoxhes, qe klasa punetore vendoste a punon mire inxhinjeri apo jo!!!!! Hiqni dore nga keto metoda enveriane dhe vereni arsimin mbi baza te vlersimit shkencor e profesional!!!!!! Nese vazhdohet keshtu, zonja ministre jep doreheqjen!!!!! Ose veri ato mesuese te votojne per ty.Jam i/e bindur qe nuk ke per te marr as cerekun e votave!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Tropojani says:

    O zonja Lindita, e kuptoj se po punoni me deshire dhe me ndergjegje, por nuk te le Iliri, moj shpirt. Ne Lushnje, siç shkruan dikush me lart, eshte caktuar drejtore e Arsimit nje ekonomiste, qe nuk mund t’i besohet as detyra e normistes te perimorja. Çfare skandali! Dhe pse eshte vene? Sepse eshte anetare e LESH e Lise! Lushnja ka arsimtare qe kane mbaruar me nota te shkelqyera, mirepo kryemesues vihet nje injorante! Dhe beso se do te behet arsimi! Keshtu ngjet kur para kalit vihet gomari.

  15. tamtam says:

    idiotesia e fundit e ministres.
    kjo skishte lidhje fare me asnje nga drejtuesit. ku e di mesuesi i fshatit se cfare ben drejtori ne zyren e tij.
    gjeni ndonje arsye tjeter ti therrisni mesuesit si qemoti ne kushtrim. Jepini fund trajtimit te punonjesve te shtetit si mercenare dhe mos beni gabimet e saliut e mshoket e tij shpellare

  16. Piqerasioti says:

    Mendoj qe koha relativisht e shkurter e emerimeve te DAR dh ZA, bene te pa mundur per te dal ne konkluzione per punen e kryer, aq me teper per tu vleresuar nga mesuesit, te cilet nuk kane kontakte me keto institucione. Mbyllja e procesit mesimor per vitin ne vazhdim, do te ishte momenti me i pershtateshem per vleresim, mbasi kjo periudhe ka evente te rendesishme drejtimi e organizimi ne shkolla,se puna matet me rezultate, te cilat lene gjurme ne cdo shkolle.Organizimi i procesit te testimit vlen per te deshiruar. Te hiqet dore nga formalizmat.

  17. hakiu says:

    Nje tjeter teater ne tearin e madh kombetar te arsimit Mir moj zonja ministre qe kerkon me dit se si punojne vartesit e tua .por a sme thua valle un votuesi i mjere do te vleresoja punen e dra se qytetit tim kur un nuk e di se si punon ajo se ne cfar ore del ne pune ,kur e hap e mbyll zyren e jo me te di se si po realizon ajo premtimet e dhena ne sallen e teatrit zgjedhor te vet drejtuesve Turp per nivelin e rilindjes ,turp.Vini dore sa nuk eshte vone .nuk jua dhame pushtetin per te na hedhur hi syve eper te na bere qesharake ne sy te nx e te femijeve tane.Nuk ju votuam per te na kthyer en kavie laboratori e prodhues votash sa here qe ju te keni nevoje Ne ju dhame besimin se besuam tek ju .por jo keshtu aman ,me slogane e lojra fjalesh .mjaft me me kesisoj lojrash pervishuni punes sa nuk eshte vone Z ministre kam nje pyetje per ju PO KRYEMINISTRI KUR DO TA BEJ VOTIMIN ME GJITHE POPULLIN PER PUNEN E MINISTRAVE

  18. bes says:

    Cfare eshte kjo minisre fshatare
    vishet si manikine, ngjan patate e zier
    performanca e saj ZERO dhe kerkon qe te marre ne provim
    po ke ata qe vuri vete

    O Rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeee hajde ne vete me keta te paafte

  19. juli says:

    Ec ne fshat mesuese fashati motra aq meriton Ty

  20. Delli USA says:

    Ky votim ne pergjithesi do kthehet ne votim politik,prandaj nuk ka asnje kuptim dhe asnje vlere,performancen e drejtorive te aresimit duhet ta vleresoj dikasteri,pra ministrija e aresimit e cila ka mare mandatin ne 23 Qershor per te drejtuar.Shmangni lejfenizmin,mos kini kompleksin e frikes,llogarija jepet njehere ne 4 vjet.

  21. shpetim says:

    vemendje

    PER KOMENTUSIN
    KENDVESHTRIMI TJETER.

    Jam plotesisht dakord me ju qe ky lloj votimi aktual eshte nje turp. Por edhe votimi me internet nuk eshte i sigurte, sidomos kur voton per ate qe te mban ose te heq nga puna.

  22. dukla says:

    Kurre nuk mundvte kete perzgjedhje te drejte kur ka komisione. Pse nuk e bejne si ne Amerike, vetem kompjuteri nuk te le te genjesh. Cdo testim behet online, atehere kemi demokraci

  23. shpetim says:

    dua te shtoj dhe dicka.

    Ky lloj vleresimi pune jo vetem se eshte populist dhe i deformuar, por besoj se nuk ekziston ky lloj votimi ne vende te tjera.
    Per te vleresuar punen e DAR, MERRNI EKSPERIENCE SI BEHET KJO PUNE NE VENDE QE E KANE ARSIMIN NE GJENDJE TE MIRE.

  24. dodoni says:

    Sa per te qeshur dhe qare njekohesisht.Edhe i vendosen me gjoja konkurs, edhe duan ti legalizojne me keto anketat farse.Une si qytetar ndihem i ofenduar ne intelegjencen time.Kaq per budallenj na marrin valle.Nuk mund ti hidhet hi syve kaq traseshist ketij populli.Politikaneve gjithmone u interesojne ushtaret, dhe ushtar i mire eshte ai qe dine me pak se injorantet jane qenia me lehtesisht e qeverisur. Ky eshte misioni i politikes ketu tek ne mesa shohim.Ndaj edhe vene ne krye te puneve me te paaftet.Mjere ky popull ne derexhen ku e ka katandisur politika.

  25. plaku says:

    Sot ka qene nje rremuje e papare. Sot mu duken mesuesit tamam ashtu si para 23 Qershorit, kur merreshin me urdhera dhe dergoheshin neper mitingje me lista. Ky votimi sotem ishte nje turp i madh per Ministren e aresimit dhe per ata qe kane ideuar kete votim. Nuk e kuptoj kete lloj metode, pasi me dukej njesoj si ne vitet para ’90. Tuuurp, shuuume turp.

  26. aurel says:

    Po çfarë “votimi”,na hapët barkun.
    Pse nuk votuan për drejtorët e nëndrejtorët e rinj të shkollave që janë vënë në këto 6 muaj.
    Pse të pyesin mësuesit se si është performanca e MOZA KUQIT,shkoni te Sami Frashëri dhe do ta merrni vesh me kë hajdute keni të bëni.Rivdekja jo Rilindja.

  27. xhim says:

    Kam shume respekt per Ju zj.Ministre dhe per forcen politike qe perfaqesoni por me duhet te them se ky test ishte nje formalizem dhe nje shfaqe demode. Mendoni ju qe mesuesit neper shkolla mund te gjykojne performancen e Drejtoreshes se DAR vetem me nje takim formal prezantimi te saje me ta? Ju lutem hiqni dore nga formalizmat pasi nuk duhet te vazhdojme te mendojme qe edhe Ju po i trajtoni qytetaret si budallenj.Do te isha dakord nese teste te tilla te behen per drejtuesit e shkollave nga mesuesit si dhe te vleresoheshin realisht kontributet e mesuesve specifikisht.
    Gjithsesi sinqerisht ju uroj suksese ne pune.

  28. Prova says:

    O Zot!!! Cfare ironie, cfare censure sa keq te vjen kur shikon Komedhi te shkruara nga vete armata qe ka ne dore te ardhmen e vendit te ashtuquajturit Pesues… Kur kjo race njerezore do ta kuptoje forcen e vet? Kur kjo armate do vazhdoje te ndjeje presionin e drejtuesve me te pafte qe mundet te kene provuar te ashtuquajtura Drejtori Rajonale Arsimore? Dil Zonja ministre dhe bej nje kartoline buqete me CV-te e te gjithe te zgjedhurve tend ne DAR, mos ki frike publiko Libreza notash, Diplomat (mos haroni te shkruani Dt. e fillimit dhe mbarimit te Studimeve duke dhene dhe arsyen e zgjatjes se afatit psh ngelur ne lenden e Analizes matematike ne vitin e pare e te tjera shembuj) Publiko CV=te e te gjithe Drejtorve te Kurikulave (programeve mesimore) IT, Drejtuesve te Zurave per mardheniet me publikun gjithshka qe ligji te detyron per trasparencen (mos harro dhe Teserat e partive nga me te spikaturat PS, PD, PR, dhe emebelsira LSI) dhe pastaj Ju drejto asaj armate qe do ta meritonte ne respekt Emrin, Rolin, Pergjegjesine, Perkushtimin, Angazhimin per ate detyre fisnike qe ka mision sa vete jeta ta transmetoje ne te gjithe brezat me Pasion Dashuri dhe Aftesi metodiko-profesionale qe te vlersonte dhe te kerkonte nga shpura jote po ate pergjegjesi dhe detyrim ti nenshtrohet vlersimit real, atij vlersimi qe sot faktikisht ka humbur cdo vlere dhe cdo parameter sasior dhe cilesor. Boll me me … Boll u talle Zonja Ministre ma farsa qe me shume se armaten Ju poshterojne Ju qe besoni se po Ju besojme duke votuar per kukkullat e degjeneruara qe i kurdisni me mijra Euro neper xhepa te felliqur… Dilni me kurajo para e publikisht jo me fjale fjale fjale se po Beni si Grida trokacka qe i rrjedh tubacioni pa arritur uji ne saraqineske….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje