Gjermeni: Qeveria, masa për shtimin e plazheve publike

12 Prill 2014, 15:36Sociale TEMA

Në prag të sezonit të ri turistik, Qeveria merr masa për shtimin e plazheve publike, të cilat do të jenë të shpërndara në mënyrë proporcionale me ato private në raportin 20 dhe 80%.

“Eshtë një ndryshim që ne e sjellim në radhë të parë, duke dashur që qytetarët të mos paguajnë kudo ku shkojnë për të bërë plazh, që plazhet private të mos uzurpojnë të gjithë hapësirat dhe të ketë një alternim të plazheve publike me ato private në masën 20 përqind. Të ketë një hapësirë nga deti 2.5 metër që të jetë hapësirë për të gjithë qytetarët dhe kjo jo e uzurpuar nga privatët”, tha ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Ministrja Gjermeni thotë se vendimi u është dërguar për zbatim të gjitha njësive vendore në zona bregdetare, shoqëruar nga kontrata tip që këto njësi duhet të lidhin me subjektet private për dhënien me qira të plazhit.

“Njësitë vendore kanë përgjegjësinë më të madhe për ta zbatuar dhe realizuar këtë vendim dhe masat e tjera në prag të sezonit turistik. Ne do ta monitorojmë procesin. Po, do të ketë dhe sanksione dhe gjoba”, tha Gjermeni.

Çdo vit qytetarët ankohen se hapësirat e plazheve pushtohen 100% nga privatët dhe nuk ka asnjë hapësirë publike ku të mund të bëjnë plazh me pajisjet e tyre. Masa të tjera të parashikuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave, janë më shumë kushteve në drejtim të higjenës dhe më shumë sipërfaqe të gjelbra apo pajisja me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve.(TCH)

9 komente në “Gjermeni: Qeveria, masa për shtimin e plazheve publike”

  1. Kristian says:

    I lumtë qeverisë Rama se bandat e Saliut i kan pas zenë të gjithë plazhet.

    Le vazhdoje me kete ritem qeveria Rama se po punon shumë mirë.

    1. JAM-SI-JU says:

      jam le e rrit ne plazh Durres.dhe duhet te paguaj vendin ku kam bere plazh qe kur kam lindur ??????DISA HOTELE KANE ZENE EDHE TROTUARET,REREN……SHPRESOJME QER ED DJALI TE VERI PIKAT MBI I.TEK HEKURRUDHA DUA PLAZH PUBLIK…….DUA TE KENAQEM KETE VIT.FALEMINDERIT

    2. - homeri- says:

      –po cfar i lumte mo — brigjet e detit , brigjet e lumenjeve , brigjet e liqeneve dhe malet jane te gjithe popullit , nuk ka asnje te drejt shteti tua jap privateve , vetem disa sherbime , kane te drejte te manaxhojne privatet dhe jo ne objekte te perhereshme….ekonomia e tregut kapitalist nuk do te thote te veproi si te doje ka disa gjera qe jane te pa prekshme te te gjithe popullit

    3. Sokrati says:

      20% me 80%.
      asgje ose thene shqip vetem propogande per kokpiset

  2. fieraku4u says:

    MIRË DO BËNI, SE SA VË BYTHËN NË RËRË TË VJEN TJETRI MENJËHER DHE TË KËRKON 500 LEKËSHIN.
    ËSHTË BËRË SHQIPËRIA PRONË PRIVATE KUDO.

  3. sit back and relaks says:

    A je ne terezi ti mi motra apo pranvera sjell crregullime mendore. pse 20 me 80 dhe jo 50 me 50. ne vendet e perendimit ka plazhe qe jane 100% publike dhe nuk lejohet kembe privati. C’pune ka privati me reren? Hotelet e turizmit te krijojne pishina per klientet nqs duan por rera eshte publike. E thote 20 me 80 sikur po i ben nder publikut qe po ju le 20% se mund edhe mos kishit fare. dhe per me teper edhe ia percakton publikut se ku do e nguli cadren, 2 – 3 metra nga bregu, aty ku te ze reumatizma nga rera e lagur. Apo tall byhten moj shoqe tall se nuk e ke provuar plazhin 2.5 metra nga bregu zotrote. Nuk ka ze ai popull po shkon si dele me koken poshte. lepe peqe gjithe jeten. ka frike te kerkoje ate qe i takon.

  4. Treviso says:

    E pershendes kete nisem nga ministrja Gjermeni. Cdo komune duhet te vendosi ne pika te caktuara rregulloren e percaktuar nga Qeveria per Plazhet private, qe dhe qytetari ta lexoje dhe te kerkoje ate qe i takon sipas ligjit. Plazh privat nuk ka, dhe nuk duhet te quhet privat. Teritor plazhi i marre me qera nga komuna, qe e administron sipa ligjeve te shtetit. Siperfaqja e teritorit te caktuar eshte llogaritur qe te kete nje siperfaqe te caktuar me ligj, per kalimin e çdo qytetari. Ligji duhet te sqaroje dhe lenjen e varkave ne vende te caktuara, brenda teritorit te marre me qera, per ato qe i administrojne varkat me qera. Plazhi lire nuk ka kufi teritori. Pershembull: Erdha une i pari dhe ze nje siperfaqe rere per te qene i lire nga te tjeret. Vendi i lire qe i takon qytetarit eshte vetem vendi ku ka vendosur çadren. Domethane siperfaqen qe zen çadra. Per disa mund te jete qesharake kto qe shkruaj, por ato qe kan 20 vjet qe kan ardhur nga malsite ne qytetin e Durresit, akoma nuk jane bere qytetare. Kerkojne hapsira siç i kan pasur ne malsi. Nuk i pergjithsoj.

  5. Plazhi Publik says:

    Na rrofshit qeveria qe na late 20 % te plazhit, u keputet ne mes, vetem amon kontrolloni se mos pa dashje bohet 25 %
    se sdum ti bojme keq pronareve biznesmen te plazhit

  6. greqofagos says:

    po kush po ndyn menderen ne plazhet shqiptare ku ujrat e zeza derdhen ne det dhe rera ka njemije e nje mikrobe akoma nuk kane privatizuar dhe detin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje