Qeveria shumë shpejt do të kalojë disa reforma të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në rritjen e nivelit të pagave, përmirësimin e sigurimeve shoqërore dhe përkrahjen e investitorëve. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj gjatë inaugurimit të një fabrike fasonerie në rrethin e Devollit, ku ishte i pranishëm gjithashtu edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Ministri Veliaj tha se kompani të tilla jo vetëm janë një hap pozitiv drejt reformës së pensioneve, por LSI dhe PS janë duke përgatitur kalimin e paketës fason, e cila do të mbështesë këto biznese që janë një prej elementëve më të rëndësishëm sa i takon punësimit dhe uljes së shifrës së familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
“Shqipëria sot është më e besueshme për investitorët. Bashkë me LSI po përgatisim paketën e posaçme për biznesin fason, ndërkohë që së shpejti do të ketë edhe një skemë më të shëndoshë pensionesh”, theksoi Veliaj.
Në këtë fabrikë fasonerie janë punësuar 540 gra dhe vajza dhe pritet të hapë edhe 250 vende të reja pune, ndërsa investimi është konsideruar nga Meta dhe Veliaj si një biznes social që duhet të inkurajohet dhe mbështetet. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se investime të tilla janë një kontribut i jashtëzakonshëm për komunitetin, ndërsa theksoi se ky aktivitet mbetet kryesori sa i takon punësimit dhe eksportimit në vend.
“Inkurajojmë këtë investim për të shtuar vendet e punës. Biznesi fason ka ndikim të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, theksoi Meta.
Kryetari i Kuvendit u njoh me kushtet e punës dhe me projektet e zhvillimit të këtij biznesi me impakt për të gjithë zonën përreth. Meta vlerësoi biznesin fason si aktivitetin kryesor punëdhënës sot në Shqipëri.
“Vijmë këtu për të inkurajuar këtë investim të shkëlqyer, shqiptar dhe grek njëkohësisht, për të shtuar vende të reja pune. Sikurse kemi biseduar dhe informuar, po punohet për të zgjeruar më tej këtë aktivitet dhe për të shtuar dhe 250 vende të reja puna, gjë që është një kontribut i jashtëzakonshëm për komunitetin e Devollit dhe të Korçës që e do aq shumë punën”, tha Meta. Sipas tij, shumë shpejt do të ketë nisma të reja për të mbështetur aktivitetin fason.
“Vijmë dhe në një moment, kur mbështetja për biznesin fason dhe për aktivitet e manifakturës po rritet gjithmonë dhe më shumë, dhe jam i sigurt që shumë shpejt do të ketë nisma të reja të cilat e mbështesin këtë aktivitet, si aktivitetin kryesor punëdhënës sot në Shqipëri, por jo vetëm kaq, por edhe një nga aktivitetet kryesore eksportuese dhe që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, tha Meta.
Premtime te mbajtura
Premtime qe mbahen cdo dite. Reforma qe mbeshtesin e bejne me te sigurt punetorin
Me vjen vertete mire qe kemi nje qeveri qe po ben ate qe ka premtuar ne fushate
Kam besim se gjerat do ecin per se mbari
Bravo Erion. Po ben nje pune fantastike per te mbeshettur popullin dhe shtresen punetore,.
ky eshte shteti qe duam
Hej, qekur keni ardh me pelqen qe jeni koherent dhe po beni fiks ato qe keni thene ne fushate,,
per kete jeni votuar e per kete ju nderojme
Veliaj po ben nje pune per tu adminuar. Gjithmone ne sherbim te popullit..
tamam te MAJTE
Bravo qeverise po tregon se di te mbaje premtimet e bera.
Reformat e propozuara nga qeveria mbrojne dhe sigurojne punetoret.
Bravo kjo nisme shume pozitive per qytetaret
Shume pozitive reforma e qeverise ne favor te qytetareve.
Primare per qeverine rritja e pagave kujdesi ndaj biznesit dhe mireqenia e qytetareve. Bravo po beni pune fantastike.
Meta do me la fytyren e vet, qe i shko mbrapa Velise.
C’do mo Erion qe shko me Meten, jo per ndonje gje, po pastro surratin e vet Meta me ty.
Meta eshte i vetmi politikan qe i jep nje tjeter hop cilesor rritjes se zhvillimit ekonomik. Bravo per inteligjencen
bravo Ilir Meta. Fale jush e majta do te arrije qe te realizoje gjithe premtimet e saj dhe te fitoje edhe nje mandat te dyte.You are the best