FAKSIMILET/ Brunilda, qё i duhej deomos e vdekur PD. Sa ishte gjallё, e pushonin nga puna

17 Prill 2014, 18:33Sociale TEMA
FAKSIMILET/ Brunilda, qё i duhej deomos e vdekur PD. Sa ishte gjallё, e

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Ilir Frashëri, në kohën që ka qenë në pushtet Partia Demokratike, ka paralajmëruar për pushim nga puna dhe ka marrë masa administrative ndaj shtetases Brunilda Meka, për të cilën Partia Demokratike thotë se vrau veten nga transferimi që i ka bërë drejtoresha e re në Korçë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, dëshmoi në Kuvend përmes shkresave zyrtare, se drejtori i kohës së Partisë Demokratike, Ilir Frashëri, ka nxjerrë në datën 19 gusht 2013, një urdhër administrativ për “Tërheqje vemendje” ndaj zonjës Brunilda Meko.

Në urdhër thuhet se masa jepet “për periudhën e audituar me detyrë inspektore afatshkurtër në DRSSH Korçë, për të meta dhe mangësi në kryerjen e detyrës, të konstatuara gjatë auditimit dhe të pasqyruara në raportin përfundimtar të auditimit”

“T’i jepet masë disiplinore “Tërheqje vemendje” sipas kapitullit V, “Shkeljet, masa disiplinore dhe procedimi ligjor”,” thuhet në shkresë.

Urdhri përmban dhe 6 zyrtare të tjera, të cilat kanë thuajse të njëjtin motiviacion.

Një ditë më pas, më 20 gusht, drejtori Ilir Frashëri i jep Brunilda Mekës zyrtarisht masën administrative për “Tërheqje vëmendje”.

Masa iu arkivua në dosjen e saj personale.

Si të mos mjaftonte kjo, më 29 tetor sërish drejtori i PD-së i ka dhënë zonjës Brunilda Meko “Vërejtje me paralajmërim” në datën 29 tetor 2013, për “moszbatim të dispozitave ligjore në përmbushje të detyrave funksionale”.

Vërejtet me paralajmërim, masat dhe urdhërat administrativë ndaj saj, duket se e kanë synuar pushimin nga puna, gjë që nuk është realizuar pasi drejtori i PD u zëvendësua.

Më pas drejtoresha e re, bazuar në këto masa, vetëm sa ka tentuar ta transferojë atë në një punë tjetër.

Shkresat provojnë hipokrizinë e Partisë Demokratike për rastin në fjalë, dhe shpërdorimin e një fatkeqësie personale të zonjës në fjalë, e cila duket se ka pasur probleme të vetat, që nuk lidhen me urdhrat administrativë ndaj saj.

E ndjera duket qartë që është një viktimë e Partisë Demokratike, por nuk i ka shkuar kurrë në mendje se do t’i shërbente asaj partie më shumë si e vdekur se sa si e gjallë.

Masa administrative për Brunildën nga PD

Vazhdimi i vërejtjes

Vërejtja për Brunildën

Masa administrative për Brunildën

15 komente në “FAKSIMILET/ Brunilda, qё i duhej deomos e vdekur PD. Sa ishte gjallё, e pushonin nga puna”

  1. riina says:

    Mjaft me kete lajme se eshte turp, lereni ate opozite te felliqur te beje cte doje.

    1. bledi says:

      Ja o shqipetare se ca jane keto te PD, ja sa te paturp e te pacipe qe jane qe ktej dalin e flasin per moral njerezor etj etj e ketej perdorin vdekjen e njerezve, ja cfare morali kane qe shfrytzojne deshperimin e ketij personi qe e shtyu deri ne vetvrasje per te perdorur kundra rames, ja cfare turpi eshte.

      1. greiss says:

        s’di cfare emri t’i vesh me ketyre shpikjeve te kesaj opozites, e cila ne vend qe te jete bashkepunuese per integrimin e vendit, vetem shpif e shpif gjena te paqena, ose me sakte gjera qe i ka bere vete per te hedhur balte tek qeveria se nuk mund ta suportoje marrjen e statusit te vendit kandidat.

      2. xhelo says:

        keta te pd jane ne ate fazen qe fillon tu ulerase ndergjegjia e kane halucinacione, gjerat qe i kane bere vete, u duket sikur i shohin tek te tjeret, ju lutem, kush me ndihmon me emrin e kesaj semundjes psikiatrike?

        1. haloefect says:

          Nje semundje psikiatrike e cila , sheh tek tjetri ,probleme qe realisht i disponon vete quhet”projeksion”. psh tek klepromanet ,me se shumti akuzojne per vjedhje ate qe ka me afer,ndonese vjedhjen mund ta kete bere pa ndergjegje. Nga vete fjala Projkesion do te thote qe projketon tek te tjetret ne menyre subokshiente ,shqetesimet subjektive.

      3. Leku Leter says:

        Ej ju jeni te verber se ska mundesi, ju lapanjozet e PS-se. Ore ai drejtori i PD-se mund te kete bo 100 kerkesa per ta heq, por e shkreta qe nuk jeton me e ka bindur dhe ka qendruar ne ate post ne mos gaboj. Pasi erdhi drejtoresha e PS-se ajo u transferua. Mos bie pak me kembet e veta Veliaj ketu apo nuk shikoni ju qorrat e PS-se….mjere ju

      4. mateo says:

        Jepjani Grigjes keto shkresa qe t’i mbyllet goja.

  2. lorena says:

    Kjo eshte makabre, akuzon mazhorancen per nje gje qe e ka bere vete. Eshte e turpshme, eshte imorale, eshte e ulet, c’njerezore, s’ka fjale ta pershkruajne perbaltjen qe ben kjo opozite sot.

  3. greqofagos says:

    edhe mazhoranca nuk eshte pa gje ,derri nje turi ka emrin e ka politika,hiq te njerkes dhe emero te vjerres ???????????/

  4. Tironc Tropojani says:

    Car do te na thote nga face book, kafsha berisha?

  5. "BALASHI" says:

    E kam thene me kohe se :”Se PD te hedh bemat e saj te perbindshme mbi te tjeret”. kjo ndodh se nuk e njeh turpin. Lulka nuk ka lene gje pa bere e tani na hiqet si engjell, kinse i vjen keq. Pa le shkoi te perkujtoje dhe 4 martiret e Shkodres me 11 prill, duke harruar ata te 21 janarit. Eshte teper i pafytyre. Ata te 4 i vrau vet PD.
    Ku di gje Luli. Ai ahere ishte bebe e bente çiçin rrugeve. I vrane per pushtet si ne 21 janar. turp i botes me ta e fytyren e tyre te bere sholle.
    Ne ate 4-she me vjen shume keq per Arben Brocin. Nje djale i mrekullueshem qe i doli balle-per balle Pjeter Tomes. Ai nuk ishte fare ne miting e proteste, por u thirr se “duhej te ishte atje ku eshte aksioni e jo ne tavolina vetem per diskutim”. E hoqen qafe se ai nuk ishte per kete lloj demokracie, por per ate te verteten. Ai e pa qe PD u uzurpua nga banda keqbersish, spiune, me pseudonime, komuniste te thekur…
    Vrasja u vertetua qe u be me arme me kaliber 9.3 mm qe nuk dispononte policia e kohes. Pra jo me 7.62 mm qe dispononte policia.

  6. alban says:

    Faleminderit që na e sqaruat problemin se vetëm ju jeni të besueshëm.

  7. eno says:

    Eshte turp i madh, lereni te prehet e qete e ndjera, vetem ne Shqiperi ndodhin keto fenomene, e lagu se lagu, per te dy palet si majtas dhe djathtas ti shoshitin gjera mire dhe jo te japin deklarata, cfare do te thote zonja grida a si e ka emrin per kete zonje qe iku nga kjo jete, apo ajo sot qe thoshte per tonet e droges,me ke na kujtojne ne keta, me dele, jo more zotrinje e zonja mos harroni se ky popull ta jep ne lule te ballit.

  8. toni says:

    Kete pseudo demokrate vazhdojne traditen e shpifur te shpifjes e mashtrimit, sa te ulet….

  9. TE PAGUAI SHTETI NJEREZ, QE VETEM SHAJNE E ULURASIN SI CAKENJTE NE PYLL, QE SHPIFIN E GENJEJNE SI FEMIJET ,PO EDHE KETA, KUR DUAN TE LUAJNE ME SHOKET, MA MER MENDJA SE VETEM NE SHQIPERI NDODH ME DEPUTETET PD. PO BEJNE 6 -7 MUAJ QE VETEM SHAJ E SHJAJ,SHPIF E SHPIF, MOS DISKUTO ASNJE LIGJ E NGREN BISHTIN SI DHITE , E KETO TE ZGJEBOSURA, E IKIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje