Veliaj shpërndan vetë paratë e ish- të përndjekurve: Kërkoj ndjesë për detyrat që nuk i ka kryer shteti (VIDEO)

17 Prill 2014, 10:56Sociale TEMA

50 ish- të përndjekurit e parë kanë marrë sot këstin e parë të dëmshpërblimit nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në një ceremoni në ministri, Veliaj shpërndau vetë këstin e parë për ish- të përndjekurit, duke mbajtur premtimin e bërë rreth tre javë më parë në inaugurimin e Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.

“Kam qenë institues që ne të jemi ministri e punëve dhe jo e llafeve. Bashkë me kryeministrin premtuam që brenda muajit ne do ta zhbllokonim këtë situatë dhe ja ku jemi sot. Unë kërkoj ndjesë publikisht sepse jemi përfaqësues të shtetit shqiptar dhe pavarësisht se kush është në pushtet, shteti duhet të dijë të kërkojë ndjesë për detyrat që nuk i ka kryer. Sot do të doja të shpërndaja 54 urdhër-pagesat e para nga 560 dosjet që tashmë i kemi përgatitur dhe trasferuar paratë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se është siguruar personalisht që paratë janë transferuar në llogaritë bankare.

“Ju e dini fare mirë që partitë në pushtet e kanë përdorur politikisht këtë kauzë dhe gjithmonë kanë gjykuar se shteti është sot për sot. Ndërsa, unë besoj se shteti është për sot, por është edhe për nesër”, tha ai.

“I kam kërkuar ministrisë që fondin ta disbursojë të gjithë, 100%, brenda vitit. Ajo që më rezultoi gjatë 8 viteve të shkuara është se fondi që jepej as nuk shpenzohej për shkak të burokracive. Kështu, kam kërkuar që pavarsisht rrethanave, fondi të shpenzohet 100%, në mënyrë që vitin tjetër të shpenzojmë më shumë e të jemi më efiçentë”, përfundoi Veliaj.

19 komente në “Veliaj shpërndan vetë paratë e ish- të përndjekurve: Kërkoj ndjesë për detyrat që nuk i ka kryer shteti (VIDEO)”

  1. Emigranti says:

    Krenar per ty Z. Veliaj

    1. Gimi says:

      Pas 23 vitesh qe i tallen shyqyr po del nje njeri qe po i rrespekton. Hadhall

      1. Hasimi says:

        Shume per tu vlerezuar qe i dha kestet ne televizion dhe publikisht. Nuk i thua dot qe ja dha miqve te vet sepse i nxorri emrat nje per nje. Fantastik

        1. antiregjimi says:

          pordh me rigon z. Veliaj. Perse duhet te benit schow me keto pak koska qe po hidhni. Qeveria juaj po ben thjesht politike me koska. A nuk na thoni se pse po ata te perndjekur qe bene greve urie dhe dogjen veten me benzine, dolen prape te bejne proteste.
          Mjaft me demagogji dhe mjaft dole ne TV se na u bere me keq se saliu. Perr perr perr e ferr ferr ferr. Mashtrues !

    2. Hasan Dosti says:

      Bravo Veliaj, kjo do te thote te mbash premtimet!!

    3. Miri says:

      Askush me pare nuk ka qene me i drejte dhe me i hapur me kete shtrese.

    4. Miri says:

      Askush me pare nuk ka qene me i drejte dhe me i hapur me keta qytetare shqipetar.

  2. Jeta says:

    Bravo Veliaj. Ka cuar haken tek i zoti…

  3. neri says:

    bravo vertet Veliajt ,por , nuk ka ditur me zgjedhe per te pat ne krah gjate ceremonise. bobobobobo me ne krah spiunin e njerezve te tij te tmerrshmin Bedri Blloshmi, lugatin e lekut dhe me e forta vazhdon te marre akoma ma shume ne emer te mbeses ” se semure “. Dmth melcite ujkut ne qafe.

  4. Pirro says:

    Jeni nje minister talente munde te quaj une ,pasi suksesi po duket ne mnyre origjinale…Vazhduat ne zero dhe jeni ne nje rruge shum te mbare …Respekte miku jone Erion Veliaj suksese dhe metej pa harruar emigrantet !!!!

  5. Fredi says:

    .me ne fund pak streh per me te vuajturit….komplimenti Qeveris dhe Shtetit qe perfaqson

  6. ilir says:

    Brravo Veliaj! Sa me shume pune e sa me pak llafe! Nje merak kam, ata ordineret qe perfitojne padrejtesisht nga skemat e asistencave mi zhduk nga lista, qenerit qe nuk u ngopkan… por ke edhe detyren ti cosh per ndjekje penala ata te korruptuar qe i kane futur ne keto skema dhe ata qener qe kane maniluluar dokumentacion me qellim qe te perfitojne me te padrejte duke mare buken e varfanjakeve!

  7. buni says:

    Nuk e di po tek Z Erjon shikoj kryeministrin e jashtem.
    Urime per punen e mire dhe suksese ne politike Z Erjon.

  8. emigranti says:

    TE UROJ GJITHMON SUKSESE PER KTE PUN DHE ZELL QE KE.QOFT E BEKUAR AJO NENE QE TE KA RIT SE DJAL, SI TI NUK KAM PARE 20 VITE DEMOKRACI.
    SHUM URIMEEEEEEEE

  9. Populli says:

    Une kam babain qe ishte ne kete liste. Deri dije nuk eshte transferuar asnje lek ne llogarine e tij qe i eshte dhene ministrise se financave per dergesen e ketij kesti(eshte kesti i pare). Te shohim javen tjeter!

  10. Vizionari says:

    Mjaft tallet bythen me pronaret dhe te perndjekurit politike ! Komunista !

  11. fredi guri says:

    baba I ketij tipi ju futi ne burg I buri ju jep ca kacidhe ju lumte pranoini rrofte partia

  12. Jorgaq says:

    Ore i pa fytyre,nga qese e babait tend po i nxjer? Po si ore nuk del nje shqiptare i ndershem e t’ja plasi surratit ketij hipokriti te ndyre qe don ta beje veten shpetimtar i njerzimit. Je fytyra e urryer qe del ne ekran , je nje rrenacak i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje