Fondi i Sigurimeve Shendetesore miraton në mbledhjen e Këshillit Administrativ projektvendimin për financimin e paketave të plota të disa shërbimeve të nefrologjisë, të kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe implantin koklear.
Bëhet fjalë për 10 shërbime spitalore: Dializa, Transplanti i veshkave, Terapia e flakjes akute, Pacemaker definitive, Angiografi koronare, Angioplastikë koronare, Interventet valvolare, Intereventet kongenitale, Bypass koronar dhe Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, njëherësh kryetar i Këshillit Administrativ të Fondit, si dhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Astrit Beci, përgëzuan punonjësit e fondit dhe 15 profesorët e këtyre shërbimeve në QSUT, që konkretizuan me sukses kostifikimin e paketave për here të pare dhe në një kohë rekord.
Paketat e shërbimeve shëndetësore do të financohet nga fondi në masë të njëjtë si në institucionet shëndetësore publike, ashtu dhe për ato private.
Do të krijohet për herë të parë regjistri i përfituesve të paketave shëndetësore, i cili do të mbahet në fond dhe administrimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet universitare.
bravo! kjo eshte qeveria e popullit!