Marrja e licencës për 1600 specialistët e diplomuar në fusha të ndryshme mjekësore për këtë vit do të jetë më e vështirë. Për të ushtruar profesionin e infermierit, mamisë, teknikë laboratori, teknikë imazhierie, logopedistë dhe fizoterapistë këtyre studentëve do t’ju duhet të shfaqin aftësitë maksimale në provimin e praktikës. Për të testuar këto aftësi Urdhri i Infermierit ka krijuar një laborator të posaçëm. Por pavarësisht këtij filtrimi tregu aktual i punës në vend nuk arrin të punësojë të gjithë profesionistët, raporton Vizion Plus.
Nëse në provim testojnë dijet rreth 1 600 të rinj, rreth 1 mijë prej tyre arrijnë të marrin provimin e shtetit. Dhe në fund vetëm gjysma punësohet në sektorin publik apo privat. Në fakt infermierët që diplomohen në Shqipëri e kanë shumë të lehtë të gjejnë punë nëse kërkojnë në tregun europian, kryesisht në Gjermani dhe Itali. Por sipas kreut të Urdhrit të Infermierit, studentët tanë duhet të jenë më të kualifikuar për të arritur standardet e këtyre vendeve. Pikërisht për këtë nevojitet një testim më i fortë për këtë profesion. Vitet e fundit janë punësuar mbi 250 infermierë dhe ndihmës infermierë nga Shqipëria në vendet e BE. Ndërkohë që 2000 të licencuar janë ende në pritje të punësimit si në treguan vendas dhe në atë të huaj.
njoh studenta qe kane paguar provimet e anatomise me para, ndaj testimet duhet te behen kompjuterike, si ne amerike,nuk i intereson se ku e ke mbaruar shkollen nese e kalon testimin teper te veshtire merr licencen,perndryshe merri 5 fakultete nuk i intereson njeriu
Atehere te gjithe duhet te diplomohen per infermier qe te hajne buke ne BE
Austria 100% nuk i pranon pa perseritur shkollen ne gjuhen e tyre
dhe mesimet e tyre .