Si t’i dallojmë perimet me stimulantë

19 Prill 2014, 16:52Sociale TEMA

Jemi në muajin prill dhe tregu është i mbushur plot me fruta-perime.

Tregtarët thonë se të gjitha këto produkte prodhohen në vend.

Shpesh flitet për përdorim të hormoneve në këto produkte.

Por a është e vërtetë kjo dhe çfarë duhet të dijë më shumë qytetari për konsumin e tyre?

Vetëm për të nxjerrë në treg 10 ditë më herët produktet e tyre, fermerët përdorin stimulantët që përshpejtojnë rritjen dhe maturojnë më shpejt frutin, raporton Vizion Plus.

Stimulanti që përdoret më shpesh në sera është ethreli, një lloj gazi që transformon ngjyrën e perimes.

Specialistët e bujqësisë sqarojnë se ky medikament nuk është hormon, por rregullator i procesit të rritjes që përdoret në kushtet kur bimës i mungojnë temperatura dhe lagështia e nevojshme.

Për eksperten e fushës, Liri Miho, stimulantët duhet të përdoren në kohën dhe dozën e duhur pasi, sipas saj, nëse abuzohet përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Por specialistët në Ministrinë e Bujqësisë shpjegojnë se fermerët, kryesisht ata në Myzeqe, nuk mund të abuzojnë me këtë stimulant pasi përdorimi i tepërt do të thante bimët dhe kjo nuk është në interesin e tyre.

Ata sigurojnë konsumatorët se prodhimi vendas është i sigurt dhe i kontrolluar në çdo hallkë të tij, nga serat e deri në tregje. Megjithatë për ata që nuk kanë besim në konsumin e perimeve, mund të bëjnë dallimin e tyre me sy në treg.

Kur një perime është e deformuar apo mbi të vërehen njolla të verdha, tregon se tek bima është përdorur stimulant.

19 komente në “Si t’i dallojmë perimet me stimulantë”

  1. mitro says:

    Hajde shkence hajde!

    1. Neorealizmi says:

      Mos ka ardhur koha te ndalojme importin e ketyre lendeve(stimulanteve) derisa te ndergjegjesohemi se cilesia do te na beje te konkurueshem ne vend dhe Europe?

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Te jemi serioze per ato qe shkruajme.
    Nuk e di ku i blejne frutat dhe perimet,keta qe pranojne keto broçkulla!
    Domatia e serave pa ngrohje,ka dale ne treg ne mujin qershor,nuk e di se si eshte pjekur ne mars?!
    Po keshtu mund te themi per trangullin,apo marulen qe riten per 24 ore me stimulante.
    Qershija ne zonat e ngrohta malore,fillon te piqet ne 15 diteshin e dyte te qershorit.Tani fillon ne muajin maj!!!!
    Kumbulla tropojane mblidhet ne fund te shtatorit,tani shitet ne muajin korrik !!
    Po keshtu mund te rreshtohen me dhjetra fakte qe flasin per perdorimin masiv te stimulanteve,per “pjekjen’ e fruta -perimeve dhe shkaterimin e shendetit te femijve.
    Organet kopetente,futin karten ne bangomat dhe marrin rrogen!

  3. Billy says:

    Ua c’na the? Thame se c’do te ne tregoje…

  4. HORMONI says:

    Babai i mushkes eshte Gomari,
    E ka zbulu Zylo Shkencetari.

  5. Veterineri says:

    Kemi dy lloje mushkash :1.Baba kalin e nene gomaricen. 2.Baba gomarin e nene pelen.Artikull me koti,nuk kam lexuar ndonjehere.

    1. vezhgues says:

      Kur shkon ne treg shikon paterxhane qe tregtohet si sallam, duke u tregetuar e prere me feta, sepse nje paterxhane mund te mjaftoje per gjithe banoret e pallatit, atehere kjo eshte me stimulant te kontrolluar? Po si kryhet kontrolli kur ne shqiperi jane te gjithe te korruptuar dhe ligjet nuk funksionojne?Eshte me e arsyeshme qe te kete dyqane me produkte te stimuluara dhe dyqane me produkte bio,duke mos u tregetuar ne te njejten dyqan, se sa te mashtrohen qytetaret, dhe seicili bene zgjedhjen e tij simbas mundesise ekonomike dhe njohurive qe ai ka mbi produktet e stimuluara nga fshataret injorant qe nuk kane asnje klase shkolle.

  6. skenderi says:

    Sa e ka koken ministri i bujqesise a thua e ema ka perdorur stimulante,sepse ai vete del garant per fshataret qe medemek jane burra te mire,mua me duket si cope idioti derisa jep garanci per palo fermeret

  7. FRUTA / PERIME says:

    Pas leximit te ketij artikulli,
    Me ne fund edhe ne konsumatoret shqiptar,
    Mund ti dallojme plotesisht perimet dhe frutat me hormone.

  8. MEMEDHETARI says:

    Ne 19 radhe te shkrimit na flitet per cilesine e mire te podhimeve vendase…
    Vetem ne nje rrjesht na spjegohet “Si t`i dallojme perimet me stimulante”!!!
    Sa e kollajte qenka!!! ?

  9. al, paci says:

    ne funt te majit piqet domatja ne serat djellore, ato qe dalin para 20 majit sigurisht qe kan stimulus. po e verteta eshte qe si ato qe vijn nga importi e si ato qe prodhohen ne vent te gjitha kan stimulues dhe hormone

  10. ari says:

    hajte se rama me viagra ju bene domate,tranguj e sallate.te skuqura si komuniste i keni ju perimet bile pioneriballa palla ju mbeshtjell me shami.pse brwengoseni ju ndyresirat e rilindjes tahiri e rama 13 tin droge quan ne itali e nuk po ju bien perime.rama po e vazhdone rrugen e enverit dhe ramizit qe thonin bare hame e karrigen nuk e leshojme tash bare me lezet po ju japin.

  11. Joni says:

    Po ca eshte ky shkrim o amani sa per te mbushur rubriken apo si? Asnje gje e thene asnje gje shkencerisht e sqaruar dhe ne fund nje keshille idiote si te dallosh frutat e perimet me stimulant ahhaaa

  12. gezimi says:

    o ari paske fol si…..

  13. tomi says:

    pse nuk kane me shije perimet e vendit .ku iku shija dhe aroma

  14. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne radhe te pare medikamentet qe quhen stimulante jane perdorur heret ne teknollogjine e bujqesise .
    Sic po shihet PERENDIMI po mbytet nga zhvillimi ARTIFICIAL DEMOGRAFIK qe vjen nga eksodi LATIN ne U.S.A dhe ai AFRIKAN ne EUROPE .
    Por nuk jemi me ne vitet ’70 perpara 40 vjeteve por ne vitet ’14 .
    Lufta behet per te dale ne treg edhe 5 dite perpara .
    Domatja qe eshte me e kerkuara n etreg ka dekada qe i eshte neneshtruar INBRIDINGUT dhe eshte “DEGJENERUAR ” dhe nuk vjen me ne formen fillestare natyrore jo me ne glob por as edhe ne vendin tone .
    Krijimi i varieteteve Hibride nepermjet seleksionit dhe krijimi i farerave Elite dhe Super Elite ,padyshim qe do te kerkonte nderhyrjen ne Genin pergjegjes te Hershmerise .
    Nje nga arsyet qe Speci apo Trangulli te jap superprodhim eshte qe te krijohet ne Ambientet e mbyllura SUPERMACIA E DIOKSIDIT te Karbonit dhe kjo do te vlente edhe per Domaten e cila nuk do ti shpetonte perdorimit te ngjyruesve te Etanoleve te ndryshem te cilet jane MUTACIONUAR me kalimin e viteve dhe po perdoren gjeresisht nga fermeret por qe Mendimi i Specialisteve sot ne Shqiperi nuk i pergjigjet dot zhvillimit te teknollogjise Bujqesore .
    Thene me fjale te tjera sot Farerat importohen dhe jane tabu .
    Por keto farera jane Elite apo Super-Elite nga vendet ku fermeret apo specialistet tane i Importojne por qe pas nje viti ato fillojne qe te “DEGJENEROJNE ” duke u zberthyer dhe shfaqur Tiparet e “PRINDERVE “.
    Me pak fjale nuk na ngelet gje tjeter vecse ti degustojme ,dhe duke e mposhtur MOSSHIJEN e tyre m eperdorimin e EREZAVE te ndryshme ,por duke mos harruar se BREZAT qe do te vijne do te vuajne me shume nga DEMTIMI i pakthyeshemi Sistemit Imunitar ,ku me se shumti do te preken nga Moszevendesimi i Vitamines “D” e cila eshte veshtire qe te sintetizohet ,po nuk merret e gateshme .
    E njejta gje dote ndodhte me ushqimet me burime Shtazore .

  15. Gerd Muller says:

    shpjegim mr te sakte dhe konciz nuk kam lexuar ndonjeher.

  16. Ervini says:

    E deformuar dhe me njolla te verdha, thote ‘specialistja’. Po te marrim rastin e domates eshte e kunderta. Domatja bio qe piqet ne sezon shpesh mund te jete e deformuar, mund te jete edhe me ngjyre jo te njetrajtshme pasi skuqjafillon nga pjesa e lules dhe merr gradualisht drejt bishtit. Sa per krahasim une bleva para pak ditesh domate qe nga syri duken perfekt, sferike dhe me ngjyre te njetrajtshme te kuqe, por qe brenda ishin te forta gur, si domate jeshile per turshi, por te lyera me boje te kuqe!!!
    Duket qe kjo gjoja specialiste e ministrise justifikon abuzuesit e hormoneve, sidomos kur thote se gazi etilen eshte stimulant, kur dihet shume mire qe biologet e klasifikojne si hormon, pasi ne kushte normale prodhohet nga vete bima por ne sasi shume te vogla. Mjer ky milet cfare fut ne stomak, kur realisht nuk funksionon asnje strukture per mbrojtjen e konsumatort.

  17. ikandeja says:

    Artikull i shkruar nga nje injorant/e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje