Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka shprehur sërish shqetësimin, për bllokimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. “Bllokimi i këtij buxheti po mban peng realizimin e një sërë investimesh në rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe, duke cënuar drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës e duke mos kursyer as të vdekurit”, tha ai.
Apelin Bozdo e bëri në bllokun e banimit të kufizuar nga rruga “Muhamet Gjollesha” – “Myslym Shyri”- rruga e “Kavajës” me kufirin e njësisë bashkiake nr. 10, për rikualifikimin e së cilit, në buxhetin e Bashkisë është parashikuar një fond prej 117.044.470 lekësh. Në këtë bllok banimi nuk është investuar prej 20 vitesh, ndonëse ndodhet në zemër të Tiranës.
“Afati i punimeve është 12 muaj, çka do të thotë se në çastin që projekti na zhbllokohet, në një vit ne rikuperojmë nga ana urbane të gjithë bllokun dhe rikuperimi ka të bëjë jo vetëm me shtrimin e rrugëve por me gjithë rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, sipërfaqe të gjelbra, vendet e depozitimit të mbeturinave, ndriçimin, troturaret, parkimet, vendet e sigurta për kalimtarët, pra kemi të bëjmë me një projekt kompleks.Prej 4 muajsh, ky projekt por edhe të tjerë që kanë lidhje me çerdhet, kopshtet, shkollat, varrezat (problemin më të madh social që ka sot Tirana) janë të bllokuar. Janë bllokuar sepse konflikti politik, për fat të keq ka prekur interesat e qytetarëve të Tiranës, interesat e Tiranës”, deklaroi Bozdo.
Ai i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Rama ta nxjerrë Bashkinë nga konflikti politik dhe të mos bllokojë investimet për qytetarët.
Bozdo tha se “ne kemi paratë, mundësitë, kemi projektet të cilat nuk i kemi gjetur në kohën kur z. Rama ka lënë Bashkinë e Tiranës, i kemi të gjitha mundësitë që ta rikuperojmë këtë bllok e shumë blloqe të tjera, të ndërtojmë shumë shkolla, çerdhe e kopshte por z. Rama vetëm të japë mundësinë që projekt-buxheti të miratohet. Kjo është një thirrje qytetare që vjen nga zemra e qytetit të Tiranës”
Buxheti i zhbllokuar eshte po te shkoje ndonjehere ne zyri ai pseudokryetari i PD ne bashki.
PO dilni ndonjehere nga bashkia ju se e keni lene te shkrete fare ate zyren atje se tgjith po merreni me partine e keni harruar se lulken e keni dhe kryetar bashkie kshuqe dilni andej e punoni ndonje gje.
Po pse beni kot ju te bashkise se bashkia ka dhe buxhet te vetin se mbledh plot taksa neper biznese per tabela e per shume gjera te tjera gjelberim e ca jane kto kshuqe dhe sikur mos ti lejoj qeveria ju mund te punoni po asnje sherbim spo ofroni.
Po mo bozdo po, shifni punoni ate beni po lejini politikat se nuk i ha populli kto, se ngelet me ramen, projekt buxheti eshte miratu e eshte shpernda per te gjithe institucionet, po lereni baltosjen ndaj kryeministrit dhe benio ndonje gje konkrete.
Keto jane justifikime pasi ne Bashki u bene 3 vjet qe nuk eshte bere asnje pune e parate jane shperdoruar. Duhet te gjykohen se ku kane vajtur parate e vjelura keto 3 vjet pasi qytetarit te TR nuk i eshte kthyer asnje sherbim
Kete budallin Basha po e perdor si mish per top. Lulushi s’e ka mendjen te bashkia, se merret me avionet e droges dhe po pergatit nje proteste mbarepopullore aq te fuqishme sa do u haje m… te gjitheve. Meqenese Lulushi s’ka kohe punet e bashkise ia ka lene ketij bibilushi.
Vidhni ju sa me ska e kerkoni fajin tek qeveria..
PO cbete 3 vjet zotrote me lul dembelin?
Ku shkojne taksat qe vilni ne BAshki e qe i keni rritur?
Zgjidhjen mos e kerko tek z.Rama, por tek Paloka se ta zhbllokon me palle!
Keni te drejte kur ngrini problemin e bllokimit te buxhetit. Po ato probleme qe nuk kane nevoje per buxhet, perse nuk i zgjidhni? Te gjitha vendparkimet ne rruget e Tiranes jane te zena me makina qe shiten, cka krijon nje konfuzion te madh ne qarkullim.
Ky Bozdo e njef mire zanatin me qene vegel.
E filloj kete pune ne OJQ-ne e Rulit, kur Nano Fatosi ishte Kryeminister. Aty perdornin parate e donatorve Europiane, per te ndihmuar administraten publike.
Vazhdoje si Zv.Minister i Ekonomise me Rulin Minister fillimisht,por vazhdoje 8 vjet ne kete pozicion megjithese u ndrruan 6 here Ministrat.
Tani Zevendeson Bashen, por muhabetin me Rulin mire e ka prap.
Keshtu Bozdon mos e shifni si trap, se ka goxha eksperience me qene vegel.