Shumë vende perëndimore kanë njohur një rënie domethënëse të krimit gjatë dekadave të fundit. Por a ka ardhur kjo për shkak të heqjes së plumbit nga nafta?
Nga Dominic Casciani, BBC
Duke punuar në laboratorin e tij në vitin 1921, Thomas Midgley po krijonte një të ardhme të shndritshme për karburantet. Ai krijoi plumbin tetraetil- një përbërës që do bënte që makinat të punonin në mënyrë më efikase se kurrë më parë.
Por a na ka bërë plumbi në naftë më shumë dëm?
A ishte plumbi arsyeja për dekada të tëra krimi vetëm në rritje, që ndryshoi kah vetëm kur elementi helmues u hoq nga ambienti?
Për shumicën e shekullit të 20-të, krimi vetëm rritej, rritej, rritej. Çdoherë që një Sekretar i Brendshëm merrte detyrën në Britani, ose kudo, zyrtarët tregonin vetëm shifra në rritje dhe ngrinin duart se nuk mund të bënin asgjë për të ndalur krimin.
Më pas, rreth 20 vjet më parë, gjërat ndryshuan krah dhe të gjithë shifrat kanë njohur vetëm rënie.
Askush nuk di të thotë me saktësi se përse.
Por ka disa njerëz që mendojnë se arsyeja kryesore ishte heqja e plumbit nga nafta.
Plumbi mund të absorbohet nga kockat, dhëmbët dhe gjaku. Mund të shkaktojë dëme në veshka, pengon rritjen e trupit, shkakton dhimbje në bark, anemi dhe dëmton sistemin nervor. Më shumë se një shekull më mirë, një komision mbretëror rekomandonte se gratë nuk duhet të punojnë në industrinë e plumbit për shkak se u dëmtohen organet riprodhuese.
Në vitet ’70, studimet tregonin se fëmijët mund të helmoheshin edhe duke marrë sasi fare të vogla plumbi, që kishin mbetur në thonj nga boja e plumbit në shkolla dhe në shtëpi.
Nëse do të kuptosh shkaqet e krimit- dhe të jesh i ashpër me to- duhet ta nisësh me plumbin, thotë Dr. Bernard Gesch, një studiues i Oxford University, që ka studiuar efektet e dietës dhe faktorëve ambientalë tek krimi.
“Plumbi është një neurotoksinë shumë e fuqishme. Ka efekt në tru, duke modifikuar formimin e tij. Redukton materien gri në zonat përgjegjëse për çështje të tilla si kontrolli i impulseve dhe funksionet ekzekutive- dmth mendimin dhe planifikimin”.
Me fjalë të tjera, helmimi me plumb sjell edhe vendime të këqija. Kjo ka çuar teoricionet të besojnë se plumbi ka një efekt të vonuar, çka nuk ishte kuptuar deri më tani.
Në fillim të viteve ’90, ekonomisti dhe këshilltari Rick Nevin pyeste veten nëse ia vlente që SHBA po shpenzonte miliona për të hequr bojën e plumbit nga shtëpitë amerikane. Deri më atëherë dihej që plumbi dëmtonte trurin dhe largohej pas vitesh nga trupi.
Më pas Nevin nisi të mendojë. A mundet që grumbullimi i plumbit në tru të sjellë edhe modifikim të sjelljes, duke u bërë kriminel?
Ai përllogariti të dhënat për rritjen dhe rënien e krimit në zonat ku ishte hequr plumbi nga nafta dhe të dhënat ishin befasuese.
Kur sasia e plumbit në mjedis rritej, Nevin tregonte se kishte rritje të krimit. Kur sasia e plumbit në mjedis ra, krimi i dhunshëm ra poshtë.
*Marrë me shkurtime
Nuk ka ren kriminaliteti ne perendim na heqa e plumbit, po ka ren se eshte rritur ekonomija, kur nje njeri ka nje pun qe I sjell te ardhura per te mbajtur familjen dhe I ploteson cdo gje tjter qe I nevoitet nuk eshte I shtyr per te ber krim.
Kjo tregon se ne vendin tone sasia e plumbit ne mjedis,eshte me bollek.
Shwiptaret duhet te heqin dore nga mishi Ikuq dhe kafeina qe te qrtsohen.
Duke pire shume kafeine njeriu behet agresiv.
Caji kamomilit eshte ilaci me I mire per shqiptaret psikopate me temperament.
Krimi sa vjen e shtohet ne çdo vend te botes ketu po degjoj se qenka ne renie (perveç vendeve skandinave atje sipas shtypit ka renie ???)
Jepi Mero,shpeto Tahirin.Ja gjete sebepin.
hhhhhhhh cfar nuke degjon teke gazeta e plakut mere qe vetem zazetar nuke mund tithuash keti koke trapezi nje pler po me plot gojen mund tithuash atere fajn epaska tymi makinave dhe sala spaska pergjegjsi as edvini po jepjauni nga shtatqind euro cdo personi kure nuke punon dhe dymi kure punon dhe shife se aeka fajn tymi makinave apo ekonomia sekush do flej iqet dhe sdomendoj se site gte dale te vjedh apo te grabis njeri perta sigurue copen ebukes familjes kjo esht me bote dhe ne europ poju gazetaret eshitur si puna jote hedhe hi syve popullit te papun ene pik tehallit zoti mero loqja
Jo .Une mendoj se k a ardhur nga rritja e konsumit te cokollates