AKIP kundër ministrit Koka: Të gatshëm të rinisim betejën kundër importit të plehrave

23 Prill 2014, 11:23Sociale TEMA

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, përmes një deklarate për mediat, shpreh shqetësim për një qëndrim të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me rishikimin e ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve.

“Aleanca Kundër Importit të Plehrave mësoi së fundmi për deklaratën e Ministrit të Mjedisit z. Lefter Koka, i cili sugjeroi mundësinë e rishikimit të ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve të rrezikshme apo të parrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë me argumentimin se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë procesin për të shmangur dëmet në mjedis”, thuhet në deklaratë.

“Çdo diskutim mbi anulimin e ligjit që ndalon importin e plehrave vetëm pak muaj pasi ai ka hyrë në fuqi, është i pavend dhe bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, shprehur përmes mbledhjes së mbi 60 mijë firmave për referendum dhe votimit më 23 qershor 2013 të partisë që premtoi mbi njëqind herë ndalimin e importit të plehrave. Çdo tentativë nga qeveria shqiptare apo nga çdo anëtar i kabinetit qeverisës për të lejuar importin e plehrave do të kundërshtohet prerazi nga AKIP dhe nga të gjithë shqiptarët që mendojnë si ne.

AKIP është e gatshme të rinisë betejën për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri në çdo rast kur kuadri ligjor aktual që e ndalon, do të vihet në diskutim për anulim.

AKIP kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë plotësimin e kuadrit ligjor me aktet normative të nevojshme për zbatimin e ligjit që ndalon importin e plehrave dhe distancimin e menjëhershëm nga deklaratat e z. Koka”.

21 komente në “AKIP kundër ministrit Koka: Të gatshëm të rinisim betejën kundër importit të plehrave”

  1. ert says:

    Mafia nuk fle gjume asnjehere.

    1. Xani says:

      SKA ME PLERA O JO

      1. Elsa says:

        Rama anuloi menjehere importin e plehrave sapo erdhi ne pushtet nderkohe qe qeveria e shkuar luftoi qe t’i sillte plehrat ketu.

        1. Desara says:

          iSHTE NJE NDER 3 VKM E PARA TE QEVERISE RAMA AULIMI I INPORTIT TE PLERAVE NDAJ SKEMI PSE MERAKOSEMI

          1. yllka says:

            Ska asnje gje te re. Inport nuk do kete me sepse eshte marre vendim per kete dhe smund te behet asgje. Mos i nxirrni gjerat nga konteksti

            1. Andi says:

              Sjemi me ne kohen e Berishes o njerez. Kane ndryshuar gjerat dhe Ska asnje Plere ne shqiperi. Plreat iken me plerat me 23 qershor

              1. Naimi says:

                Mesa di une ishte nje premtim i mbajtur nga rama qe ditet e para te qeverisjes. Ndaj skam merak per asgje personalisht sepse kjo pune mori fund

                1. Rustemi says:

                  ER eshte shprehur njehere dhe qarte per importin e mbetjeve dhe cdo lajm tjeter eshte spekullim.
                  Mbyteni me komente te tipit qe import te plehrave te pakontrolluar nuk do te kete.
                  Qendrimi eshte i qarte.

                  1. Tomorri says:

                    Rama bllokoi importin e mbetjeve te pakotrolluara

            2. Niku says:

              Shqiperia eshte nje vend qe nuk trajton dot pleherat e veta sic duhet. Ambjentalistet e AKIP duhet ta kuptojne me mire se te tjeret se ky problem nuk zgjidhet vetem me kundershtimin e importit te plehrave.

              Shqiperia ka dy rruge per te qene e paster:

              1- Te lejoje kompani te specializuara per trajtimin e mbetjeve nen mbikqyrje te rrepte (kete ben Gjermania) te importojne plehra dhe per kete te trajtojne mbetjet tona pa pagese

              2- Shqiptaret te fillojne te paguajne nga 40 euro/ton per trajtimin e mbeturinave te tyre sic bejne te gjithe europianet e tjere.

              Perndryshe i bie te bejme ambientalistin si gjeli maje plehut

              1. Pi says:

                Ne menyre qe te trajtohen mbetjet tona, duhet te funksionoje nje mekanizem i integruar grumbullimi dhe ndarjeje te mbeturinave. Nje mekanizem i tille eshte i shtrenjte dhe i komplikuar dhe zorr se bie ne interesin e kompanive te vecanta. Ndaj, duhet te pergatitet nga qeveria, or nga nje bashkepunim i gjere i bashkive me njera-tjetren.
                Hapi i pare eshte te perpilohet nje plan i integruar i menaxhimit te mbetjeve.
                Hapi i dyte eshte te gjendet mekanizmi implementues i ketij sistemi.
                Vetem pasi te behen keto, mund te mendojme per hallken e fundit qe eshte trajtimi fizik i mbetjeve.
                Ndaj, perpara se te beheni te tere ekspert mbetjesh e te jepni shembuj nga bota (ku gjithsesi as ne bote problemi i mbetjeve nuk eshte as me i thjeshti dhe as 100% i menaxhuar), kerkoni nje here nje studim te integruar te ndjekur nga nje plan. Problemi i mbetjeve nuk zgjidhet dit nga “zgjidhje” te tilla impulsive dhe te demshme ne terma afatmesem dhe afatgjate.

              2. dalipi says:

                mire thua se ne aty aty me gjermanine jemi, keshtu na ka mesuar shoku Sali.

      2. ramastan dhe tritolistan. says:

        xani-vertet nuk duhet ku ka me plehera se nji miljone qelbesirat si ju.me plehra po beni plehera.ngjalen pleh meta e perbiu plehu kokepalare rama dhe u bene pleh ne katrore,po tu shtoshe edhe pleherat ruci,dokle,gjinushi,milo,fidela,braqe,balle behet kube plehera.

    2. Neorealizmi says:

      LSI-se i duhen para. Dhe jo pak por miliona ……euro!

  2. VETERANI says:

    Ky ministri koka me duket ministri me i kote i kesaj qeverie.Ky kujton se ne ham bar dhe ky esht i mencem.Po deshi rishikim vetem me referendum popullore 60mij firma nuk jan kot ta provoj po ka byth.

  3. selim myrtja says:

    Zoti Rama me duket se eshte shume naiv.Nuk po kupton se LSI-ja ka filluar lojen e piset. degjova mbreme Manjanin qe deklaroi se nuk do anulohen apo rishikohenkoncesionet errugeve.Kjo sdo shume mend se manjani i bie te rishikoj apo anuloj vetveten ,se konqesion et jane dhene ne kohen kur hxhinasto ishte minister ne qeverine berisha ,dhen manjani ishte zevendes.po kaq budallaj na konsideroni mor te uruar.sidomos ky manjani sikur ka lindur per z/minister dhe vetem te rruget.shtoi kesaj faktin se ai eshte dhe gjoja jurist.dhe nga peshkopia ,perfundimidergo korrupsionin ne xfactor. Kulla e barit nuk do te digjet.

  4. rilindja says:

    Jo ! plehrave te cdo lloji, materiale dhe njerezore.
    Revolte.

  5. henri says:

    Mendoj se futja e plehrave te te huajve do te ishte nje poshtersi e madhe dhe do te kete nje kosto ta madhe humbje votash ne 2017. Nuk mendoj se qeveria eshte kaq budallaqe.

  6. spitallsi says:

    Biznesmeni Leonard Koka, qe ka maredhenie shume te mira me Krryeministrin Rama, qe eshte vella i ministrit Lefter Koka (LSI) dhe kunat i deputetit opozitar Agron Duka, ka biseduar me perfaqesues te kazalezeve te Napolit ( takimi eshte bere ne nje vilete diskrete ne Monte di Procida)per problemin e importimit te plehrave ne Shqoperi nga Italia.
    E vetmja pengese nuk eshte as Lavdosh Feruni, as Kryeministri Rama as kllouni Sazan Guri por DCM-ja i Ambasades Amerikne nje ish parashutist me emrin Zhardine. Keto amerikanet budallenj kane frike se mos kazalezet eksportojne ne Shqiperi kraha plehrave edhe burime radiacioni me origjine: ish paisje diagnostikimi mjekesor etj. Amerikanet nuk cajne koken per shendetin e shqiptareve, por kane nje fobi te pajustifikuar nga kazalezet, nga burimet e radiacionit dhe nga “keku i verdhe” ( Jellow Cake). Hajt mo pune amerikanesh u genjen mendja se mund t’i prishin “business plans” te biznesmenit te shquar Leonard Koka. Naive te mjere keta amerikanet shikojne enderra ne diell! Jorge Conrado eshte i ri ne detyre dhe nuk ka takat t’i mbrehe qete me biznesmenin spitallas-durrsak Leonard K…oka!

  7. iliria shqiptare says:

    Te besh minister nji biznesmen eshte gjeja me e rrezikshme per cdo qeveri kudo ne bote.Me kuptimin e plote te fjales eshte edhe konflikt interesi.Shpresoj qe zoti Rama per nje funksionim me te mire te qeverise te mund ti shikoje disa gjera qe kane vend per permiresime..megjithe se dikush mund te kete merita personale ne nje drejtim te caktuar me theniet ose veprimet e tij mund te minoje besimin dhe shpresen e popullit qe me veshtiresi po ngjallet

  8. shpetim says:

    Ky Leonard Koka mos eshte kumbari i marrveshjes PS-LSI ?, e cila u emertua marrveshja e ngjalave?
    Ne se po, duhet te jete me rendesi kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje